• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Steelwings” i bashkohen nismës për mbjelljen e pemëve në Tiranë

by A R
07/04/2019 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thirrjes së Bashkisë së Tiranës, se kushdo që zotëron një mjet të dhurojë pemë, i janë përgjigjur jo vetëm bizneset, por edhe qytetarë të ndryshëm, të ndërgjegjësuar për mbrojtjen e mjedisit. Nismës iu bashkua edhe grupi i motoristëve “Steelwings”, të cilët për çdo motor të tyre, kanë dhuruar një pemë në Tiranë, duke pasuruar kodrinat e Parkut të Liqenit Artificial.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi anëtarët e këtij grupimi të apasionuar pas motorëve për përgjegjësinë sociale të treguar ndaj komunitetit dhe qytetit. “Jam shumë i lumtur që na janë bashkuar edhe miqtë tanë nga “Steelwings”. Janë çuna jashtëzakonisht me pasion, që kanë një klub motoristësh dhe i janë përgjigjur thirrjes sonë se kush ka një motor ose një makinë, duhet patjetër të mbjellë një pemë, që të kompensojë karburantin që harxhon. Më vjen mirë që “Steelwings”-at e kanë marrë seriozisht dhe për çdo motor të tyre, kanë dhuruar një pemë në Tiranë”, theksoi Veliaj.

Duke ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë edhe këto ditë të prillit, Veliaj tha se çdo arsye për të mbjellë edhe një pemë më shumë në kryeqytet është e mirëpritur. “Nëse dikush e mbjell për ditëlindjen e fëmijëve, për të përkujtuar prindin e vet, apo për të kompensuar atë që harxhon me motor ose makinë, të gjitha arsyet janë të mirëpritura për të bërë një Tiranë model. Sot nuk është cool ai që bën si i fortë, po ai që forcën e vet e tregon me shembuj, duke lënë një gjurmë, duke i lënë një pajë Tiranës sonë”, deklaroi ai.

Krahas nismës për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra, shumë shpejt Bashkia e Tiranës do të ndërmarrë edhe një nismë tjetër, që lidhet me rritjen e sigurisë së përdoruesve të rrugëve në kryeqytet. “Duam të nisim një fushatë për ndërgjegjësimin e përdoruesve të motorëve, sidomos ata që shpërndajnë ushqime, për të respektuar rregullat e trafikut, për të siguruar fillimisht jetën e tyre, dhe pastaj për të thyer rekordet e çuarjes së ushqimit në destinacion. Një qytet ku të gjithë punojnë më shumë për sigurinë në rrugë qoftë të atyre që janë mbi mjete apo të atyre që janë këmbësorë është një qytet miqësor për të gjithë”, tha Veliaj, ndërsa partneriteti pritet që të thellohet edhe më tej me caktimin e ditëve të veçanta pa automjete.

Në emër të grupimit të “Steelwings”, Eno Xinxo e cilësoi të jashtëzakonshme punën e bërë nga Bashkia e Tiranës për oksigjenimin e Tiranës. “Gjej rastin t’ju falenderoj si qytetar për gjithë këtë punë të jashtëzakonshme që keni bërë për oksigjenimin e Tiranës. Unë jam një nga ata që e shijoj pafundësisht këtë pjesë, çdo mëngjes dhe ishte shumë kënaqësi për mua dhe për gjithë çunat tanë që të jepnim një kontribut. Një kontribut sado modest, por që në vetvete tregon diçka”, deklaroi Eno Xinxo.

Ndërkaq, qytetarë të ndryshëm vijojnë që për çdo ceremoni, për çdo përkujtim të dhurojnë një pemë ose një stol, duke lënë gjurmën e vet në qytet.

/a.rada

Next Post
E rëndë në Korçë, një person hidhet nga kati i tretë

E rëndë në Korçë, një person hidhet nga kati i tretë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush do e fitonte një Big Brother mes Selin dhe Gjestit? Ja si përgjigjet Gimbo

Kush do e fitonte një Big Brother mes Selin dhe Gjestit? Ja si përgjigjet Gimbo

March 22, 2026
Sulmi ndaj bazës anglo-amerikane në Diego Garcia, Teherani mohon përgjegjësinë

Sulmi ndaj bazës anglo-amerikane në Diego Garcia, Teherani mohon përgjegjësinë

March 22, 2026
Kancelari gjerman i kërkon Kurtit përparime të tjera në dialogun e Kosovës me Serbinë: Para jush qëndrojnë detyra sfiduese

Kancelari gjerman i kërkon Kurtit përparime të tjera në dialogun e Kosovës me Serbinë: Para jush qëndrojnë detyra sfiduese

March 22, 2026
Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

March 22, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

March 22, 2026
Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

March 22, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

March 22, 2026
Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

March 22, 2026
Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

March 22, 2026
Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In