• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Statuti i PD-së dhe parimi ‘një simpatizant, një votë’

by Eduard Zaloshnja
24/04/2018 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në fund të kësaj jave, PD-ja do të zhvillojë kuvendin e saj, ku do të diskutohen dhe miratohen ndryshimet më të fundit, në statutin e partisë. Synimi i deklaruar i këtyre ndryshimeve është që, ta bëjnë Partinë Demokratike më demokratike. Por sa më demokratike do të bëhet ajo?

 

Një nga ndryshimet më të spikatura në statutin e PD-së, do të jetë shtrirja e parimit “një anëtar, një votë” përtej zgjedhjes së kryetarit të partisë. Tani e tutje, përveç kryetarit të partisë, do të përzgjidhen me këtë parim, edhe kandidatët për deputetë që do të përfaqësojnë në çdo qark siglën e PD-së.

Sidoqoftë, përvoja e zbatimit, deri më sot, të parimit “një anëtar një votë”, si tek PD-ja, edhe tek PS-ja e LSI-ja, ka treguar se garat kanë qenë pothuajse fiktive. Rama ka fituar “bindshëm” ndaj Lakrorit, Meta “bindshëm” ndaj Ramës (Luanit), Basha “bindshëm” ndaj Selamit.

Në fakt, përzgjedhja e kandidatëve për deputetë me parimin “një anëtar një votë”, do të shënonte një hap progresiv (në krahasim me hartimin e listës nga kryetari), por nuk do të ishte domethënëse nga pikëpamja e përfaqësimit demokratik. Sepse anëtarësitë e partive në Shqipëri, përbëhen nga klube njerëzish, që partinë e shohin thjesht si trampolinë për një vend pune në administratë.

Një hap vërtet progresiv në statutin e PD-së, do të ishte zgjedhja e kryetarit të partisë dhe e kandidatëve për deputetë, sipas parimit “një simpatizant një votë”. Dhe në rastin e PD-së, sipas këtij parimi, mund të marrin pjesë në përzgjedhje rreth 700 mijë votues të djathtë. Një kryetar i zgjedhur në këtë mënyrë, mund të thotë me plot gojë se, përfaqëson demokratikisht elektoratin e partisë së tij. Dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për kandidatët për deputetë.

I përmbledhur në paragrafin e mësipërm, ky ndryshim statusor, duket më se i arsyeshëm dhe i thjeshtë për t’u realizuar. Sidoqoftë, zbatimi i tij në praktikë nuk është edhe aq i lehtë. Pyetja e parë që lind, kur një parti adopton parimin “një simpatizant, një votë”, është se, kush do të ketë të drejtë të votojë sipas këtij parimi. Anëtari i partisë mund të identifikohet lehtë me kartën e anëtarësisë. Po simpatizanti, si do të identifikohet?  Po simpatizantë të partive të tjera, si do të pengohen për të votuar në zgjedhjet e brendshme të një partie?

Në vende të zhvilluara demokratike, kjo gjë realizohet përmes regjistrave zyrtarë të simpatizantëve. Dikush që është regjistruar si simpatizant i një partie, nuk mund të marrë pjesë në zgjedhjet e brendshme të një partie tjetër; ai mund të marrë pjesë vetëm në zgjedhjet e partisë së tij.

Dhe ky argument na sjell te vështirësia më e madhe e zbatimit të parimit “një simpatizant një votë”. Që të funksionojë ky parim, duhet që të gjitha partitë kryesore të një vendi, të zhvillojnë zgjedhje të brendshme primare. Në këtë mënyrë, simpatizantët e secilës parti janë të interesuar të votojnë brenda partisë së tyre. Dhe duke u regjistruar si të tillë, nuk mund të votojnë në zgjedhjet e brendshme të një partie tjetër.

Në qoftë se vetëm njëra parti e zbaton parimin “një simpatizant, një votë”, simpatizantët e partive të tjera mund të dynden në zgjedhjet e saj të brendshme, thjesht për të bërë diversion. Në këtë mënyrë, kohezioni i partisë mund të dëmtohet.

Dhe pyetja në Shqipëri është, nëse tri partitë kryesore parlamentare janë gati ta zbatojnë parimin “një simpatizant, një votë”. A do të pranonte Basha, të garonte për postin e kryetarit në elektoratin e djathtë (që përbëhej nga rreth 700 mijë votues, kur ai mori drejtimin e partisë me parimin “një anëtar, një votë”)? A do ta pranonin Rama dhe Kryemadhi dhënien e së drejtës për hartimin e listës së deputetëve, simpatizantëve përkatës të partive të tyre (posti i kryetarit ndoshta nuk do t”u vihej në rrezik sot, me parimin “një simpatizant, një votë”).

Nëse tre drejtuesit e partive kryesore parlamentare bien dakord për zhvillimin e zgjedhjeve brenda partisë, sipas parimit “një simpatizant, një votë”, mund të caktohet me ligj një datë e përbashkët për zhvillimin e zgjedhjeve primare, para atyre parlamentare. Nga këto zgjedhje, do të dilte kryetari i partisë, që do ta udhëhiqte atë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, si dhe kandidatët e secilës parti për deputetë. Në këtë rast, kuptohet që një simpatizant i cili zgjedh të plotësojë fletëvotimet e njërës parti, nuk ka të drejtë të kërkojë fletëvotime të partive të tjera.

Por, a nuk ekziston, në këtë rast, rreziku i evidentimit të simpative politike të zgjedhësve? Në fakt, operativët e partive kryesore në terren, e kanë bërë me kohë këtë evidentim. Para çdo palë zgjedhjeje, ata shëtisin me bllok në dorë nëpër lagje, duke trokitur në dyert e familjeve që i kanë evidentuar si simpatizantë të partisë së tyre…

Por për partitë e reja që mund të lindin, a mos krijon vështirësi sistemi i zgjedhjeve primare? Ato mund të rriten, duke marrë përkrahjen e atyre zgjedhësve që s’janë simpatizantë të asnjërës prej partive ekzistuese. Në fakt, një parti e re mund të bëhet pjesë e sistemit të zgjedhjeve primare (sipas parimit “një simpatizant, një votë”), vetëm nëse arrijnë të krijojnë një masë të caktuar simpatizantësh të saj. Përndryshe, ato mund t’i bëjnë zgjedhjet e brendshme në apartamentet që marrin me qira për zyrat e tyre…AFP.al

Next Post
Facebook e pranon: Rrjeti ka edhe impakte negative

Fenomeni i profileve false në Facebook, vajza i kërkon ndihmë policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In