• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Statuti/ PD-ja formatohet sipas idesë së Bashës, përjashtohen 25 figura por rikthehet Topalli

by Java News
29/04/2018 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike votoi sot unanimisht paketën me ndryshimet në statut. 7500 delegatët ngritën kartonët duke i dhënë jetë “kushtetutës” së re të demokratëve.

 

Ndër ndryshimet kryesore në statut është ai i përfshirjes së Jozefina Topallit në Këshillin Kombëtar, ndryshimi i rregullave për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe kryetar bashkie, apo dhe ajo për fuqizimin e kompetencave të Bashës i të cilit i parashikon statuti shkarkimin e kryetarëve të degëve në rast shkelje.

 

Gjithashtu, një tjetër pikë është ajo për përjashtimin nga kryesia të krerëve të departamenteve, çka bën që automatikisht dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha të mos jetë pjesë e kryesisë. Ikin edhe krerët kryetarët dhe nënkryetarët e Komisioneve të Përhershme Parlamentare që i përkasin PD.

 

Në total, nga Kryesia e PD përjashtohen automatikisht 25 figura të kësaj partie. Të gjithë të përjashtuarit, për t’u bërë sërish anëtarë të Kryesisë, duhet të kandidojnë dhe të zgjidhjen me votim të fshehtë nga Këshilli Kombëtar. Por, me votim nga Këshilli Kombëtar, mund të zgjidhjen vetëm 15 anëtarë.

 

Me propozimin e që bëri Basha sot, Këshillit Kombëtar i PD do ketë një kryetar. Një ide kjo e kritikëve të Bashës, Edvin Kulluri dhe Edit’h Harxhi.

 

Statuti i vjetër i PD

Neni 39

Kryesia e Partisë

Kryesia e Partisë përbëhet nga:

Kryetari i Partisë;

Nënkryetarët e Partisë,

Sekretari i Përgjithshëm, Drejtuesit e Departamenteve dhe Sekretarët Funksionalë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar.

Kryesia e Grupit Parlamentar, ku përfshihen Kryetari, Nënkryetari, Sekretari dhe Zëdhënësi.

Kryetari apo Nënkryetari i Kuvendit që i përket Grupit Parlamentar të PD

Kryetarët apo Nënkryetarët e Komisioneve të Përhershme Parlamentare që i përkasin Grupit Parlamentar të PD-së;

Kryetarët e organizatave partnere.

 

Statuti i ri i votuar sot

Neni 52

Kryesia e PDSH

Kryesia e PDSH përbëhet nga:

  1. a) Kryetari i Partisë;
  2. b) Nënkryetarët e Partisë;
  3. c) Sekretari i Përgjithshëm, dhe Sekretarët Funksionalë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar;
  4. d) Kryetarët e organizatave partnere;
  5. e) 15 (pesëmbëdhjetë) anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Këshilli Kombëtar, nëpërmjet një numri kandidaturash të paktën sa dyfishi i numrit të vendeve vakante.
  6. f) Zëdhënësi i Partisë, si dhe Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare që emërohen nga Kryetari i PDSH.

 

Krerët e departamenteve që largohen nga Kryesia e PD

  1. Jamarbër Malltezi, ambienti, pyjet dhe turizmi
  2. Florion Mima, ekonomia dhe tregu
  3. Sherefedin Shehu, financat publike, tregu bankar financiar dhe jo bankar
  4. Jemin Gjana, kontributet historike
  5. Tritan Shehu, shëndetësia
  6. Enkelejd Alibeaj, siguria, rendi publik, lufta kundër krimit
  7. Suzana Guxholli, energjia dhe burimet natyrore
  8. Ervin Minarolli, infrastruktura dhe transporti
  9. Enkelejda Sallaku, bujqësia, zhvillimi rural, peshkimi dhe agroindustria

10.Endri Hasa, shoqëria e informacionit

11.Avenir Peka, siguria kombëtare

12.Kastriot Sulka, punësimi dhe çështjet sociale

13.Bardh Spahia, emigracioni dhe diaspora

14.Lealba Pelinku, antikorrupsioni, aksesi publik në shërbime dhe transparenca në qeverisje

15.Enri Çeno, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore

16.Ardian Turku, pushteti vendor dhe administrimi i territorit

17.Luciano Boçi, Arsimi, shkenca dhe inovacioni

18.Arben Skenderi, kultura, rinia dhe sporti

19.Laura Vorpsi, integrimi Europian

20.Kreshnik Çollaku, politika e jashtme

  1. Gent Malko, pronat

 

Krerët dhe nënkryetarët e komisioneve që largohen nga Kryesia

  1. Flamur Noka, zëvendëskryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare
  2. Genc Pollo, kryetar i Komisionit të Integrimit Evropian.
  3. Jorida Tabaku, zëvendëskryetare e Komisionit të Ekonomisë
  4. Albana Vokshi, kryetare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. (Tema)
Next Post
Arsenal humb në minutat shtesë, Manchester United e shpëton Fellaini (Video)

Arsenal humb në minutat shtesë, Manchester United e shpëton Fellaini (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In