Statuti i ri/ Roli “i ri ” i kryetarit të PD, Basha s’ka detyrim të japë dorëheqje nëse humb zgjedhjet

Basha

Teksa u mblodh Kuvendi Kombëtar i PD-së zyrtare, zbardhen disa nga vendimet do të merren sot nga demokratët.

Gazetari Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb statutin e PD-së, ku reflektohen disa ndryshime. Mes këtyre pikave që përcakton statuti, në nenin 45, flitet për rolin e kryetarit të PD-së, ndërkohë që nuk ka asnjë pikë që e detyron atë që të japë dorëheqje nëse humb zgjedhjet.

Gazetari Osman Stafa në një raportim live për News24 nga pallati i sporteve ‘Asllan Rusi’ pohoi se grupi tjetër, ai i Berishës, ka kërkuar dhe lakuar shpesh herë që kryetari i partisë e ka detyrim që të japë dorëheqje nëse humb zgjedhjet.

Në këtë nen vërehen disa ndryshime siç janë fakti se kush e drejton partinë kur nuk ka kryetar, ndërsa tashmë rolin e kryetarit mund ta bëjë dhe nënkryetari. Teksa më herët me propozim të sekretarit të Përgjithshëm, kur mungonte autorizimi nga kryetari, Këshilli Kombëtar zgjidhte njërin nga nënkryetarët, tashmë është hequr kjo hallkë dhe kompetencat i kanë kaluar Kryesisë së partisë. Po ashtu, në statut janë hequr ish-presidentët, ish-kryeministrat, të cilët nuk do të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së, por vetëm anëtarë të Kuvendit.

STATUTI I RI

  • foto galeri

STATUTI I VJETER

  • foto galeri

Next Post

Comments 1

  1. Anonymous says:

    Sido qe te jete shkruar ne statut Basha duhet re dorehiqet pas gjithe zullumeve qe kane ndodhur. Nuk e ka me tagrin dhe besimin te udheheqe opoziten. Te lutem largohu mendo per njecfigure te re me integritet
    Y

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com