• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Statuti i PD, Ristani: Kongresi nuk synon të bëjë ndryshime thelbësore! Basha, kolltugofag i ngjitur pas pushtetit! Po e kthen partinë në një ndërmarrje personale

by Java News
14/07/2021 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arben Ristani ish-deputet i Partisë Demokratike, thotë se Kuvendi Kombëtar i PD-së nuk është një Kuvend i jashtëzakonshëm dhe se nuk synon që të bëjë ndryshime të qenësishme dhe thelbësore në parti. Ristani, i ftuar në Report Tv, thotë se ky është një kongres ku kryetari i partisë synon që të mbyllë proceset politike, dhe që të realizojë synimet e tij që janë kthimi i PD në një ndërmarrje private të kryetarit. Po ashtu Ristani nënvizon se statuti i propozuar nga kryetari blindon rregullin e mosmbajtjes së përgjegjësisë së PD-së për zgjedhjet.

Përgjigja gjendet tek qëllimet për të cilat po mblidhet ky Kuvend i jashtëzakonshëm. Nuk është një kongres i jashtëzakonshëm. Nuk synon që të bëjë ndryshime të qenësishme në PD. Është një kongres që pasi u zgjodh kryetari i partisë synon që të mbyllë proces politike, shpejt e shpejt dhe të realizojë synime e tij që është kthimi i PD në një ndërmarrje private të kryetarit të PD. Ky është qëllimi dhe në funksion të këtij qëllimi janë pikërisht dhe këto që ndodhin. Një statut i cili blindon rregullin e mosmbajtjes së përgjegjësisë për humbjet e PD.’- tha Ristani.

Ristani ironizoi Bashën, duke e krahasuar me një fabul të Fan Noli, ku sipas tij luftëtarit duhet që t’i presësh dorën apo kokën që të shkëputet nga anija, ndërkohë që shton se kjo ngjan më kolltugofagët tanë, së ngjiten pas pushtetit e nuk shkëputen.

‘PD ka ndërruar disa kryetarë, do të ndërrojë të tjerë. Pavarësisht e kryetari jonë i ngjan asaj fabulës së Nolit, ku luftëtari kapet pas anijes dhe duhet ti prisje duart apo kokën, që të shkëputej nga anija, dhe Noli thoshte se kjo i ngjan kolltukofagëve. Kjo është fabula e Nolit, por këto kolltukofagët tanë kështu ngjiten pas pushtetit dhe nuk shkëputen. Për herë të parë ndodhemi për herë të tretë në opozitë. Arma jonë e vetme është vetëm fjala. Detyra jonë është ta themi.’- tha më tej Ristani.

Duke u ndalur tek propozime tek ndryshimet statutore në PD, Ristani tha se propozimet e Bashës nuk do të zjellin asnjë ndryshim, ndërkohë që propozimet e Fatbardh Kadillit, ndryshonin në thelb funksionimin e partisë.

‘Ky duhet të jetë një kongres ndryshimi. Axhenda e kongresit është njohja e anëtarëve të kongresit, me ndryshimet statutore dhe rizgjedhjen e Këshillit Kombëtar. Një nga kryetari i partisë, një nga Harxhi dhe një nga Kadilli. Marrim rastin e kryetarit, i cili do të zgjerojë kryesinë, të shtojë kryesinë edhe me disa figura politike që gabimisht ishin jashtë kryesisë. A është ky një ndryshim thelbësor? Ky zgjerim nuk sjellë ndonjë gjë të re, nuk meriton një kongres të jashtëzakonshëm për të bërë këtë lloj vendimi. Po përgatitet një kongres i jashtëzakonshëm dhe duhet t’u themi demokratëve një gjë të madhe. Pra demokratët që thirren në Kuvend duhet të jenë të përgatitur. Ka propozime alternative. Propozimet e Kadillit janë propozime që ndryshojnë në thelb funksionimin e partisë. Ka propozime sesi menaxhohet PD, ka ndryshime që kanë të bëjnë me mënyrën sesi përdoren financat. Ka ndryshime thelbësore.’-tha Ristani./m.j

Next Post
Çfarë po ndodh në Shqipëri?

Deri në fund të shtatorit, goditje dhe arrestime të nivelit të lartë! Të korruptuarit s'kanë shpëtim

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    5 years ago

    Mose e lejoni klyshin e bindur te plakut,te shkatrroje me tej te quajturen pd,dilni mbi plakun barbare e lyli pushtin

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

March 25, 2026
Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

March 25, 2026
Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

March 25, 2026
“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

March 25, 2026
Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

March 25, 2026
KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

March 25, 2026
Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

March 25, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In