• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Statusi OEA, Denaj: Ofron një akses të menjëhershëm në të gjithat pikat doganore

by Ardit Rada
21/12/2020 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

MFE vijon informimin e biznesit mbi statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, zhvilloi aktivitetin me temë: “Informimi i Sektorit Eksportues të Produkteve Bujqësore mbi Statusin e Operatorëve Ekonomik të Autorizuar (OEA) për Biznesin”, me qëllim njohjen mbi rëndësinë e këtij statusi, si dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vendin tonë.

Vendet anëtare të Marrëveshjes CEFTA kanë negociuar Protokollin Shtesë 5, i cili synon krijimin e sinergjive midis vendeve të rajonit për lehtësimin e tregtisë.

“Çfarë ka në thelb ky protokoll? Në fakt është pjesë e një protokolli të vendeve të Ballkanit Perëndimor, brenda vendeve të CEFT-ës dhe Moldavisë, e cila vjen në këtë protokoll me faktin që 144 operatorë në Moldavi kanë këtë status. Çfarë ju mundëson? Një akses të menjëhershëm në të gjithat pikat doganore me anë të një licencë për të gjitha kompanitë që eksportojnë në çfarëdolloj fushe si fason, agro-industri, bujqësi, ku ekziston nevoja për të qarkulluar përtej një vendi, që mund të jetë vendi më i afërt, por edhe në vende të tjera ku kjo marrëveshje brenda BE-së njihet”, ka shpjeguar Denaj.

Sipas ministres, CEFTA është një organ që ndihmon vendet e Ballkanit Perëndimor për t’u integruar në kontekstin ekonomik në Evropë dhe të gjitha protokollet janë aty për të na e bërë këtë rrugëtim të lehtë në momentin që do të ndodhë formalisht.

“Kjo ndihmon në mënyrë absolute në zhvillimin ekonomik, ndihmon reputacionin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe përtej përmirësimeve të dukshme që kanë ndodhur këto vite sepse kemi shumë procese që janë automatizuar si “Dogana pa letra” dhe shumë të tjera online. Ky element që vjen brenda këtij kuadrit rajonal dhe atij evropian e ndihmon eksportuesin për të shkuar më shpejt në destinacion”, theksoi Denaj.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar maksimalisht të japë ndihmesën e saj në krijimin e një mjedisi sa më të favorshëm për biznesin në Shqipëri, si dhe t’i japë një hov sipërmarrjes shqiptare në këtë kuadër, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Besart Kadia, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Genti Gazheli, si dhe përfaqësues të biznesit, të cilët vlerësuan këtë iniciative dhe marrëdhënien me administratën doganore./a.p

Next Post
Shqipëria në 24 orët e fundit: 422 raste të reja, 631 të shëruar dhe 10 viktima nga Covid

Shqipëria në 24 orët e fundit: 422 raste të reja, 631 të shëruar dhe 10 viktima nga Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO lë në qeli Erion Veliajn, prokurori Olsi Dado tregon veprimet e reja hetimore

EMRAT/ GJKKO vijon masat e sigurisë për 8 të hetuar për mashtrim kompjuterik

September 11, 2026
Farudin Hoxha, jetimi që ndërtoi veten dhe Shqipërinë energjetike…

Farudin Hoxha, jetimi që ndërtoi veten dhe Shqipërinë energjetike…

September 11, 2026
Apeli rrëzon dënimin, lirohen nga akuzat Agim Çeku dhe 9 të dënuarit e tjerë në rastin “Veteranët”

Apeli rrëzon dënimin, lirohen nga akuzat Agim Çeku dhe 9 të dënuarit e tjerë në rastin “Veteranët”

September 11, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

“Dorëheqja? Mbase vjen momenti ta shpjegoj”/ Rama flet për protestat: Një “ushtri” profilesh false nxit narrativa

September 11, 2026
Grup pune për verifikimin e shkaqeve të zjarrit në pallatin në Tiranë, Sula: Kontrolle nëse sistemet e sigurisë kanë qenë funksionale ose jo

Inspektorët me kamera inteligjente, Sula: Kontrollet do të përcaktohen nga sistemi i ri, qytetarët të denoncojnë

September 11, 2026
E rëndë në Patos, elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë

E rëndë në Patos, elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë

September 11, 2026
Rama: Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë!

“Kam qenë rebel, por jo i bullizuar”, rrëfimi i Ramës: Në jetë më kanë dhunuar vetëm dy herë, më lanë për të vdekur

September 11, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

A ka OSBE/ODIHR në Amerikë?

September 11, 2026
Arrestohet murgu, përvetësoi miliona nga manastiri: U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale

Arrestohet murgu, përvetësoi miliona nga manastiri: U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale

September 11, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Copa pushtetesh, secili për vete, Zoti për të gjithë!

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com