Komisioni Europian i dha këtë të premte dritën jeshile statusit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë. Por Gjeorgjisë, një tjetër ish-republikë sovjetike, i kërkohet të plotësojë disa kushte përpara se t’i jepet i njëjti status.
“Moldavia është në rrugë të mbarë pro reformave kundër korrupsionit dhe atyre europiane”, tha Ursula von der Leyen.
“Gjeorgjia duhet të bashkohet politikisht për të hartuar një rrugë të qartë drejt reformës strukturore dhe BE-së”, shtoi ajo.
/a.r











