• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Statusi i investitorit strategjik, rrëzohet propozimi i Jorida Tabakut, synohej refuzimi i…

by A R
18/01/2023 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Propozimi i deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku për refuzimin e të gjitha kërkesave për marrjen e statusit “investitor strategjik” prej 1 janarit u rrëzua në Komisionin për Ekonominë dhe Financat. Nisma e Tabakut u mirëprit pjesërisht nga socialisti Erion Braçe i cili shprehu rezerva për monitorimin e procesit pas marrjes së statusit të investitorit strategjik.

Nën argumentin se nëpërmjet ligjit të miratuar në vitin 2015 janë kryer abuzime dhe favorizime duke i shkaktuar dëm shtetit, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku kërkoi që gjitha kërkesat prej 1 janarit të këtij viti për marrjen e statusit të investitorit strategjik të refuzohen.

“Ligji i investimeve strategjike është keqpërdorur, ashtu siç kisha dyshime që në vitin 21015. Shtyrja e afateve të këtij ligji ka shërbyer për qëllime korruptive”, deklaroi Jorida Tabaku.

Këto akuza Tabaku i argumentoi edhe me fushat se ku janë përqendruar deri më tani investimet strategjike.

“Kemi arritur të marrim një informacion se deri sot janë dhënë 36 statuse të investitorit strategjike dhe 27 prej tyre janë dhënë vetëm në fushën e turizmit. këtu ka ndodhur edhe abuzimi i madh me pronat”, u shpreh Tabaku.

Por argumentat nuk ishin bindëse për kryetarin e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave. Eduart Shalsi foli me shifrat e turizmit të këtij viti.

“Nëse nuk do të ishte për investimet strategjike nuk do të kishim mbi 6 milionë turistë gjatë sezonit veror”, tha Shalsi.

Nisma e Tabakut u mirëprit pjesërisht nga socialisti Erion Braçe i cili shprehu rezerva për monitorimin e procesit pas marrjes së statusit të investitorit strategjik.

“Ka katër përfitues nga Investimet Strategjike në sektorin bujqësor. Të gjitha në Divjakë. Vetëm njëri ka mbjellë shegë, të tjerat nuk ekzistojnë. Unë nuk mund të pres”, deklaroi Braçe.

Rreth 7 vite më parë Parlamenti i Shqipërisë miratoi një projektligj të projektuar për të tërhequr investime të mëdha duke u dhënë sipërmarrësve të interesuar statusin e “investitorit strategjik”, me shumë lehtësi ligjore dhe infrastrukturore.

/a.r

Next Post
Banalitetet në televizione duhen ndalur urgjentisht

Banalitetet në televizione duhen ndalur urgjentisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Patëm një bisedë produktive”, Donald Trump telefonon Vladimir Putinin pak orë nga takimi me Zelenskyn

“Patëm një bisedë produktive”, Donald Trump telefonon Vladimir Putinin pak orë nga takimi me Zelenskyn

December 28, 2025
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

December 28, 2025
Nuk u zgjodh Avokate e Popullit, Adriana Kalaja njofton ankimimin e vendimit në Gjykatën Kushtetuese

Nuk u zgjodh Avokate e Popullit, Adriana Kalaja njofton ankimimin e vendimit në Gjykatën Kushtetuese

December 28, 2025
Rikthimi i lobimit shqiptar dhe pse u bë i nevojshëm

Rikthimi i lobimit shqiptar dhe pse u bë i nevojshëm

December 28, 2025
e-Albania jashtë funksionit prej më shumë se një jave, qytetarët dhe bizneset në vështirësi

e-Albania jashtë funksionit prej më shumë se një jave, qytetarët dhe bizneset në vështirësi

December 28, 2025
Qeveria miraton amnisti në fundvit/ 300 të burgosur përfitojnë lirinë, 900 të tjerë ulje dënimi

Qeveria miraton amnisti në fundvit/ 300 të burgosur përfitojnë lirinë, 900 të tjerë ulje dënimi

December 28, 2025
E zuri korrenti gjatë punës në anijen Kyebele, humb jetën 24- vjeçari në Durrës

Shkaktoi aksident me vdekje në aksin rrugor ‘Qafë Thanë–Librazhd’, arrestohet 31-vjeçari

December 28, 2025
Çmim reference për mallrat në doganë, ekspertët: Rriten kostot për qytetarët

Çmim reference për mallrat në doganë, ekspertët: Rriten kostot për qytetarët

December 28, 2025
Votimi deri në orën 17:00, shkon në 38% pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Votimi deri në orën 17:00, shkon në 38% pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare në Kosovë

December 28, 2025
Takimi Trump-Zelensky/ Presidenti ukrainas mbërrin në Florida, ja çfarë pritet të diskutohet mes liderëve

Takimi Trump-Zelensky/ Presidenti ukrainas mbërrin në Florida, ja çfarë pritet të diskutohet mes liderëve

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com