• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Banalitetet në televizione duhen ndalur urgjentisht

by Artur Ajazi
18/01/2023 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Pas përmbysjes së sistemit komunist, dukej sikur ishin “ngurrosur” të gjitha, dhe gjithçka nisi të shpërthejë. Nisën flokët e gjata tek meshkujt, fustanet e shkurtër  dhe zhvashja tek femrat, nisën ekstravagancat e tjera, edhe pse ishte “modë” që kishte vite që kishte ikur nga vendet e tjera të Europës. Ishim lëshuar “nga zinxhiri”, dhe dukej sikur na falej ajo që bënim. Në qytete dhe fshatra, nisën të mos kërkonin punë, por në ato fillime u morën masivisht me firmat famëkeqe piramidale. Fusnin 200, dhe brënda 3 muajsh merrnin 900, shisnin shtëpitë, bagëtinë, trojet dhe tokat e bukës, dhe paratë i futën në firmat piramidale. Parazitizmi i zuri vendin punës, ashtu siç transformime të tilla paradoksale, ndodhën edhe në media. U ngritën radio dhe televizione, gazeta dhe revista, që nisën të promovonin banalitete. Humorin e bukur të estradave tona, e zuri fjalori dhe materialet e hartuara nga mediokrit, ku refereni batutës ishin fjalët banale.

Zhveshja e vajzave dhe banaliteti i prezantuesve dhe të ftuarve, zinin vendin kryesor në emisione humori, me tema sociale dhe ato të ditës. Emisionet nisën të trajtonin jo hallet dhe problemet e ditës që kishin shqiptarët, por format dhe mënyrat, se si ti, të bëhesh sa më shumë i pasur, sa më seksi, sa më i famshëm, pa punuar, por duke shfrytëzuar “resurse” të tjera të sistemit të ri. Droga, prostitucioni, krimi dhe autorët e krimeve, nisën të promovohen, pa e ditur sa dëme të mëdha po u shkaktonin brezave të rinj. Në shkolla po futej me pahir, mentaliteti i të paturit makinë luksoze pa punuar fare, se mund të bëheshe i pasur edhe pse nuk mund të kishe 1 ditë punë. Shkatërrimi dhe degjenerimi, po bëheshin me dashje pa dashje, promotori jetës së një brezi që po shkatërrohej. Gomonet, ikjet me viza dhe pasaporta fallco, futja në rrjetet e trafikut drogës, marrja e ndonjë vajze dhe nxjerrja e saj në semaforët e qytete të Europës, u bë i vetmi motiv për të rinjtë që iknin jashtë në mënyrë të paligjshme. Pas saj, erdhën krimet.

Vrasjet qysh nga 1992 deri sot, janë 100 fishuar, kurse gjakmarrjet dhe saga e hakmarrjeve, nuk mungon  në asnjë moment. Por sikur të mos mjaftonin këto, edhe sot pas 32 vitesh, në mediat tona, kryesisht ato  vizive, banaliteti dhe degjenerimi vazhdon hapur fare, ditën me diell, në sytë dhe veshët e AMA-s. Një strukturë e cila as kontrollon dhe as monitoron asnjë prej ekraneve tona lakuriqe. Fjalori banal, xhestikulacionet dhe veprimet  nga më banalet nga prezantueset dhe të ftuarit e tyre, mbushin sot emisionet e turpshme, që do ti kishte zili çdo kompani filmike që realizon produksione pornografike në botë. Vajza dhe djem të pashkolluar ose të “shkolluar” me diploma fallco, kanë mbushur sot televizionet tona, duke marrë  paradoksalisht “ok”-in, për “skenaret e tyre” (që do ti quaja paçavure) edhe nga pronarët e atyre mediave. Si mund të transmetosh një emision me të ftuar gjoja  “emra të njohur”, të mbushur me fjalë dhe biseda  banale, ku kryefjala e çdo komunikimi është  fjalori banal që po shokon gjithë shqiptarët.

A e meritojnë të jenë “VIP”-a në një emision pa nivel emra “aktorësh” “këngëtarësh” apo “politikanësh”, ku suksesin e tyre e kanë vetëm tek ndonjë telenovelë lakuriqe ?  Atyre u mungon formimi  shkollor dhe intelektual, ata kanë fjalor të vakët  dhe nivel të pamjaftueshëm për ti etiketuar “VIP”-a. Ne duhet ti themi sot “NDAL” banalitetit në televizionet tona, ne duhet ti themi sot “NDAL” atyre që vazhdojnë të abuzojnë me hapësirën mediatike, por fillimisht duke akuzuar për mungesë të zbatimit të ligjit, strukturën më parazite, që meriton përçmim  popullor, AMA-n.

Next Post
Primaret e PD në Dibër/ Ish-kryebashkiaku që u emërua nga Berisha jep dorëheqjen pas përsëritjes së votimit

Primaret e PD në Dibër/ Ish-kryebashkiaku që u emërua nga Berisha jep dorëheqjen pas përsëritjes së votimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Në protestë janë kryer shtatë vepra penale”, analisti: Pjesëmarrja është zbehur, kauzat dhe kërkesat ua mori PD-ja

“Në protestë janë kryer shtatë vepra penale”, analisti: Pjesëmarrja është zbehur, kauzat dhe kërkesat ua mori PD-ja

July 7, 2026
Lamallari-Policisë së Shtetit: Uniforma që mbani kërkon vetëpërmbajtje, ne mbështesim punën tuaj!

Lamallari-Policisë së Shtetit: Uniforma që mbani kërkon vetëpërmbajtje, ne mbështesim punën tuaj!

July 7, 2026
Erdogan pas takimit me Trump: Do të ndërmarrim hapa për paqen në Gaza dhe Ukrainë!

Erdogan pas takimit me Trump: Do të ndërmarrim hapa për paqen në Gaza dhe Ukrainë!

July 7, 2026
“Negociatat s’duhet të pengohen”, Rama: Dialogu është rruga për të trajtuar shqetësimet e qytetarëve

Rama: Policisë së Shtetit i shtohen motoçikleta të financuara nga pasuritë e konfiskuara të krimit të organizuar

July 7, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kur “dashnorët” e natyrës përdoren kundër natyrës

July 7, 2026
“Në botën e çudirave…”, këshilltari socialist sulmon Koçekun: Patronazhistët të çuan në Kuvend, mos i përbuz!

“Në botën e çudirave…”, këshilltari socialist sulmon Koçekun: Patronazhistët të çuan në Kuvend, mos i përbuz!

July 7, 2026
Trump nuk i ndahet Melonit: E dua shumë, por ja gabimi që bëri!

Trump nuk i ndahet Melonit: E dua shumë, por ja gabimi që bëri!

July 7, 2026
Mes medianës dhe mesatares, ka hapësirë për revolucion politik

Rutina e “Kilometrit të fundit”

July 7, 2026
Ankimoi vendimin pas ekstradimit nga Dubai/ Aleks Pepaj kërkon lirinë në Apelin e Posaçëm, akuzohet si pjesë e grupit të Jetmir Pepës

Ankimoi vendimin pas ekstradimit nga Dubai/ Aleks Pepaj kërkon lirinë në Apelin e Posaçëm, akuzohet si pjesë e grupit të Jetmir Pepës

July 7, 2026
SMS-të që mund t’ju boshatisin llogarinë/ AKSK paralajmëron shqiptarët për valën e re të mashtrimeve online

SMS-të që mund t’ju boshatisin llogarinë/ AKSK paralajmëron shqiptarët për valën e re të mashtrimeve online

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In