Pas lajmit për zhdukjen e statujës së Tina Turner, të cilës i kishin mbetur vetëm këpucët, mësohet se ajo është dëmtuar dhe për pasojë është hequr me qëllim nga Bashkia e Durrësit.
Statuja është rrëzuar ndërsa një vajzë po bënte foto dhe për pasojë është thyer.
Kanë qenë punonjësit e bashkisë më pas që e kanë transportuar statujën e dëmtuar.
Bashkia do të thirrasë specialistë të fushës për të parë nëse është i mundshëm riparimi i saj apo jo.
Sipas një denoncimi të publikuar nga JOQ një familje thotë se një vajzë e vogël duke bërë foto dhe statuja i ka rënë sipër.
“Përshëndetje, Duke i bere foto fëmijës i bie sipër statuja gjysme e thyer. Fëmija me dëmtime ne koke dhe gjithë trupin. TMERR”, thuhet në denoncim.
Megjithatë duket se fëmija ka qenë mbi statujën, e cila nuk ka rezistuar.