• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Statuja e Lirisë, udhërrëfyesja me pishtar që nuk shpërndan më ndriçim

by Bajram Peçi
21/03/2025 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Falë mirësisë së pakufishme dhe kujdesit për zhvillimin e demokracisë që dhuruan Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europa përjetoi pas Luftës së Dytë Botërore, siguri e paqe, të cilën tani qytetarët e saj e shohin të lëkundur. Ende Amerika nuk ka dalë nga NATO, por europianët, ata që përbëjnë thelbin e saj, francezë e gjermanë, ndjehen të tradhtuar.

“Amerikanëve që kanë zgjedhur të qëndrojnë në anën e tiranëve dhe të shkelin liritë themelore, u themi: na ktheni statujën”, u është drejtuar politikani francez, Raphael Glucksmann, gjatë një takimi të lëvizjes së tij të qendrës së majtë. Gjetje më përbuzëse, pas kësaj, nuk besoj se do ta hasim më!

Nuk ka gjasa që statuja të kthehet! Do ta mbajnë se u përket brezave të para mbi 100 vjetëve, por vlen të bëhet e njohur kërkesa, ekuivalente me poshtërimin që i bëhet “mbretërimit” të tashëm, këtij brezi që po lejon që qytetërimi ynë të vihet në lojë përmes alencës dhe të bërit një palë, SHBA-Rusi.

Statujën nuk do ta kthejnë, por ajo që do i kujtohet amerikës, kësaj bije të Europës, siç e ka quajtur Kadare, është se ky simbol universal i lirisë u konceptua si një emblemë e miqësisë midis popullit të Francës dhe SHBA-së, si një shenjë e dëshirës së tyre të ndërsjelltë për liri.

Skulptori francez, Frédéric Auguste Bartholdi, e parashikoi monumentin si një vepër arti që do të mishëronte shpirtin e lirisë. Ju kushtua heqjes në SHBA të skllavërisë në 1865-ën. Shteti i Francës e përkrahu dhe populli francez, që e financoi, ja dhuroi 140 vjet më parë popullit të lirë të përtej Atllantikut. Amerikanëve do ju tingëllojë një kohë të gjatë në vesh kërkesa e pazakontë, madje fyese, që francezëve t’u kthehet Statuja e Lirisë. Vizionet e fantazive të Trump, që e sheh Putin dhe Rusinë si aleat dhe Europën si një organizim të krijuar për të shfrytëzuar SHBA-në, nuk kanë asgjë të përbashkët me realitetin dhe nuk është vetëm Raphael Glucksmann që mendon kështu, por shumica e europianëve.

Kur Morgan krijoi United States Steel, që shkelte ligjin antitrust, mbolli pakënaqësi të përgjithshme, ndaj një nga gazetat më me ndikim në ShBA i kujtonte se ”…Morgan ka pohuar gjithnjë se Amerika ishte shumë e mirë për të. Nëse një ditë do mërzitet me të, të mos ngurrojë të na e kthejë”. Presidenti Teodor Ruzvelt e nxiti dhe urdhëroi gjykatën të nisë një proces që përfundoi me shkatërrimin e kartelit monopol. Pas kësaj, ai i la botës demokratike si trashëgimi thënjen që i shkon kaq për shtat situatës që po kalojmë: “Nga të gjitha format e tiranisë, më vulgarja është ajo e bazuar tek pasuria, tirania e plutokratëve”.

Ata janë kthyer. Njëri prej tyre po konkuron në sasi pasurie Mansa Musa-in, sundimtarin e para mbi 700 vjetëve të Afrikës Perëndimore dhe tre të tjerë ndjekin hap pas hapi të parin. Ruli i pamëshirshëm i sistemit demokratik amerikan të barazimit ata i fyente. Klika e oborrit Trump, shoqëruar nga manierat e çmendura për famë, luks të oligarkisë, nuk sheh te qendrimi heroik i ukrainasve përballë agresionit, pashpresën e popullit për t’i dhënë fund luftës, vdekjeve e mjerimit, por udhëhiqet nga ideja e tregtarit (thuajse fëminore): të ndihmoj pasi të marr në pronësi mineralet e juaja të rrella e të çmuara si dhe sistemin energjitik të termocentraleve bërthamore! Ka për këtë, pothuajse prej një muaji, gati një kontratë që flitet se do të nënshkruhet mes palëve këto ditë!?

Ëndrra amerikane ka patur dhe vazhdon të ketë heroin e saj, një djalosh që e nis nga asgjëja, njeriun që përballon çdo vështirësi dhe në fund, milionerin. Frymëmarrjen e ëndrrës këtij heroi fillimisht ja përcjell Statuja e Lirisë. Kur skulptori Bartholdi, me ndihmën e historianit francez, Edouard René de Laboulaye, e projektoi statujën neoklasike, ka marrë frymëzim nga perëndeshat e lashta romake, për të përkujtuar njëqindvjetorin e SHBA, me admirimin e tij për demokracinë amerikane. E ndërtuar për të simbolizuar aleancën midis kombeve francez dhe amerikan dhe vlerat e përbashkëta të lirisë, qëllimi kryesor i statujës ishte të nderonte Shtetet e Bashkuara, të ishte një simbol i miqësisë dhe vullnetit të mirë midis Francës dhe Amerikës. Kur u montua statuja, Presidenti Cleveland deklaroi se statuja do përhapi “rrymën e dritës, do të shpojë errësirën e injorancës dhe shtypjen e njeriut, derisa liria të ndriçojë botën”.

Sa më shumë larg Europës nga ana politike, nga ana ekonomike, nga ana shpirtërore, aq më shumë Amerikë do tërhiqesh nga e kundërta, nga regjimet totalitare, me të cilat Europa ka qenë e ngopur deri në grykë!? 80 vjet pas WWII, u duk se kjo botë e menduar si e zhdukur prej kohësh i kish bindur shtetet e mëdha se sa të panevojshme ishin gjithë luftrat e vuajtjet që i janë shkaktuar njerëzimit, popujve, sidomos atyre pa mbrojtje, të dobtëve.

Ndryshe nga Amerika e Biden, Amerika e Trump nuk dëshiron të sakrifikojë as grimcën më të vogël të dollarit, të qetësisë, të interesave, të sigurisë së tyre. Europa, tashmë pa aleatin e saj të madh, si ngelet përpos se t’i kthehet armatosjes me ritme të shpejta. Së pari, se nuk do ta braktisi Ukrainën dhe së dyti, sepse kudo sundon bindja që ariu rus nuk do ngelet atje ku dëshiron dhe që Trump jep pëlqimin.

Kushtetuta e SHBA-së e ka Presidentin njëfarësoj mbreti me qëndrim të përkohshëm në fron, veçanërisht kur Kongresi dydhomësh, Senati, Shtëpia e Përfaqësuesve si dhe Gjykata Supreme, kontrollohen nga Presidenti. Në këto katër vjet Statuja e Lirisë me shumë mundësi do jetë e ndodhur në vëndin e gabuar. Soditja e Statujës së Lirisë me pamjen e Marianës nuk do reshtë së treguari rrugën drejt të vërtetës, ndonëse pishtari i të vërtetës shpesh i djeg duart atij që e mban.

Paqja, nuk paska qënë një telefonatë larg! Propaganda prag-zgjedhore e Trump e quante të kryer arritjen e paqes, pa përmendur se kundrejt çfarë çmimi do arrihej ajo. Natën e 21 marsit, dmth sot, 200 dronë të Rusisë goditën Odesën ndërsa po sot Zelenski, termocentarlet bërthamore, pronë e ukrinasave, tha se nuk ka autoritet t’ja japi Amerikës. Fjala, sipas tij ka qenë vetëm për atë të Zaporozhias, që ndodhet nën pushtimin rus.

Paqja qënka shumë larg dhe biznesi me Rusinë për prona ukrainase shumë poshtërues! E vetmja arritje e dukshme deri tani është bojkoti masiv për të shitur atë që po e quajnë “Nazi-mobile”.

Next Post
“PS sot, si PD në ’90″/ Rama: Nuk diskutohet fitorja aritmetike më 11 maj! T’i japim Brukselit një mesazh të qartë

"PS sot, si PD në '90"/ Rama: Nuk diskutohet fitorja aritmetike më 11 maj! T'i japim Brukselit një mesazh të qartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

March 7, 2026
“Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin e organizuar”, kreu i SPAK ndan mesazhin e fortë

“Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin e organizuar”, kreu i SPAK ndan mesazhin e fortë

March 7, 2026
Revista italiane e udhëtimeve: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026

Revista italiane e udhëtimeve: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026

March 7, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

March 7, 2026
Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

March 7, 2026
Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

March 7, 2026
PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

March 7, 2026
Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

March 7, 2026
“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

March 7, 2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar (EMRI)

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar (EMRI)

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In