• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Statistikat, ulen të ardhurat e emigrantëve

by Java News
11/09/2019 08:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emigrantët kanë sjellë në shtëpitë e tyre 335 milionë euro në 6 muajt e parë të këtij viti, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja ka qenë shumë e dobët me vetëm 1.2%, por gjithsesi ka vijuar tendenca zgjeruese që po konstatohet sërish që prej vitit 2016.

Remitancat kanë qenë një burim i rëndësishëm i hyrjes së valutës që pas viteve ‘90, duke financuar kryesisht konsumin e familjeve të varfra, pas 2008-s ato hynë në një cikël rënës, duke reflektuar dobësimin e lidhjeve me familjet në Shqipëri, që normalisht fillon e ndodh pas një periudhë 10-15-vjeçare (emigrantët krijojnë familjet e tyre dhe dërgojnë më pak para tek të afërmit në Shqipëri). Kriza e shteteve fqinjë, sidomos në Greqi, ishte një tjetër faktor që ndikoi në këtë tendencë.

Pasi arritën nivelin e tyre më të ulët në 2013-n, prurjet e emigrantëve janë rigjallëruar sërish vitet e fundit, duke reflektuar rikthimin e ciklit të emigracionit. Në vitin 2015 u shënua një rekord i kërkesave për azil në BE, me mbi 66 mijë persona, për t’u përgjysmuar më pas në vitet në vijim.

Në total, nga 2013-2017 ka pasur mbi 140 mijë aplikime për azilant në vendet e BE-së, sipas të dhënave që janë bërë publike nga Eurostat.

Një pjesë e madhe e tyre arritën të qëndronin, duke filluar gradualisht punë dhe duke dërguar para në shtëpi. Vlerësohet se ata duan një periudhë rreth 2-vjeçare për t’u integruar dhe për të filluar një punë dhe më pas fillojnë e ndihmojnë të afërmit.

Sipas një raporti të fundit të Bankës së Shqipërisë, remitancat janë burim të ardhurash për rreth 26% të familjeve shqiptare. Dërgesat nga jashtë përbëjnë 90% të të ardhurave familjare të marrësve.

Pra në total, nga rreth 770 mijë familje që janë në Shqipëri, rreth 200 mijë prej tyre e sigurojnë mbijetesën përmes të ardhurave që marrin nga të afërmit e tyre që jetojnë e punojnë jashtë, shkruan ‘monitor’.

Remitancat përbëjnë fluksin më të madh hyrës në ekonominë shqiptare, duke lënë pas Investimet e Huaja Direkte dhe eksportet. Ato kanë qenë fluksi financiar më i qëndrueshëm dhe më i sigurt në ekonominë shqiptare, në vite, thotë banka. Ato kontribuojnë pozitivisht në arsimim, shëndetësi, investime, si dhe në uljen e varfërisë. Remitancat nxisin përfshirjen financiare të popullatës, e cila ndikon në rritjen e mirëqenies, reduktimin e pabarazisë në vend dhe fuqizon rritjen ekonomike, thotë Banka në raport. /l.m

Next Post
Kompania greke që ndërtoi rrugën Tiranë-Elbasan u la furnitorëve shqiptarë borxhe

Kompania greke që ndërtoi rrugën Tiranë-Elbasan u la furnitorëve shqiptarë borxhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

November 10, 2026
72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

November 10, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

November 10, 2026
Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

November 10, 2026
E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

November 10, 2026
Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

November 10, 2026
Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

November 10, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

November 10, 2026
Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In