• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Statistikat/ Popullsia e Shqipërisë po plaket

by Ardit Rada
18/12/2020 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Popullsia e Shqipërisë po shkon drejt procesit të plakjes si pasojë e uljes së lindshmërisë dhe rritjes së jetëgjatësisë dhe për më tepër emigracionit, i cili vijon të mbetet i gjallë si fenomen socialv e që përfshin një popullsi relativisht të re.

Ky është konkluzioni i raportit më të fundit të INSTAT “Diaspora e Shqipërisë në Shifra”.

Të dhënat e mbledhura dhe analizuara tregojnë se në vitin 2019, në popullsinë mesatare gjithsej të Shqipërisë, të rinjtë 0-14 vjeç zënë 17,0 %, popullsia në moshë pune 15-64 vjeç zë 68,5 % dhe popullsia mbi 65 vjeç përbën 14,4 % të popullsisë gjithsej. Piramida e popullsisë, e cila jep një paraqitje të strukturës moshore dhe gjinore të popullsisë, pasqyron trendin e zhvillimeve që kanë ndodhur për grup moshat në fjalë.

 

Tendenca drejt procesit të plakjes së popullsisë në të ardhmen, vihet re nga rritja e lehtë e përpjesës që zë popullsia 65 vjeç e lart, shoqëruar kjo me uljen e numrit të popullsisë në moshë të re (0-14 vjeç).

Të dhënat tregojnë se emigracioni përfshin një popullsi relativisht të re dhe në moshë pune dhe kjo evidentohet për të dy gjinitë. Ndryshe nga vite më parë ku emigracioni dominohej nga meshkuj të rinj të cilët emigronin së shumti për arsye punësimi, dekadën e fundit emigracioni shqiptar ka marrë një tjetër trajtë – vihet re tendenca e emigracionit familjar – bashkimet familjare. Janë edhe gratë ato që tashmë së bashku me fëmijët ndjekin bashkëshortin në vendin e destinacionit të emigrimit.

Arsyet e largimit nga Shqipëria, që janë evidentuar në 2019 kanë qenë arsyet ekonomike.

Arsyet e emigrimit

Sipas anketës së Forcës së Punës, 2019, arsyeja kryesore e largimit nga Shqipëria është “Mundësi punësimi” me 83,7 %.

Anketa e Migracionit në Shqipëri 2019 (HMS 2019) ishte një anketë pranë familjeve, e dedikuar për mbledhjen e të dhënave për migracionin.

Rezultatet e studimit janë përqendruar në karakteristikat kryesore demografike të Njësive Ekonomike Familjare (NJEF) dhe popullsisë, që kanë ndryshuar vendbanimin e tyre në krahasim me vendbanimin që kishin në vitin 2011 (Censi i fundit i Popullsisë dhe Banesave në Shqipëri, 2011).

Raporti sqaron se për këtë qëllim u mblodh informacion për rreth 20 mijë NJEF dhe rreth 72 mijë individë.  Nga të gjithë NJEF-të e identifikuara në CENSUS 2011, rreth 584 mijë NJEF ose 77,9 % nuk kanë asnjë anëtar që është larguar (emigruar) gjatë periudhës 2011-2019. 166 mijë NJEF ose 22,1 % kishin në 2019 të paktën një anëtar të larguar jashtë vendit. Nga të gjithë banorët rezident në CENSUS 2011, rreth 2,2 milion individë nuk kanë ndryshuar vendbanimin e tyre të zakonshëm në 2019, që prej 2011 (nuk kanë emigruar/imigruar jashtë vendit ose nuk kanë lëvizur brenda vendit).

Numri i individëve gjithsej të larguar nga Shqipëria, në 2019 rezulton 360.699 banorë, ose rreth 12,4 % e popullsisë gjithsej të vitit 2011.

Emigrimet më të mëdha ishin drejt Greqisë dhe Italisë. Për të gjitha destinacionet, fluksi i emigracionit ishte i shpërndarë në mënyrë të barabartë përgjatë gjithë periudhës 2011- 2019. 120.754 persona u larguan për në Itali dhe nuk ishin kthyer deri në vitin 2019; Greqia priti 92.159 emigrantë; 40.468 u larguan për në Gjermani.

Raporti nxjerr konkluzionin se se arsyet kryesore të largimit nga vendi ishin problemet financiare dhe kushtet e jetesës ndërsa për kthimin, arsyet familjare.

Raporti tregon se diaspora përllogaritet 1.684.135 individë jashtë territorit të Shqipërisë, ku 884.719 individë janë meshkuj dhe 799.416 janë femra. Gjatë vitit 2019 ka një shtim të diasporës me rreth 2,6 %. Meshkujt në diasporë kanë patur një rritje me rreth 2,6 % kurse femrat u rritën me 2,7 %.

Përllogaritjet e diasporës tregojnë se ajo përfshin një popullsi relativisht të re. Grupmosha (0-14 vjeç) është rreth 19 %; pjesën kryesore e zë grupmosha (15-64 vjeç), me rreth 76 % dhe ajo mbi 65 vjeç, afërsisht 5 %.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara për vitin 2019, numri i emigrantëve shqiptarë në botë është rreth 1,2 milionë. Italia dhe Greqia kanë përqindjen më të madhe të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit (rreth 75 përqind). Ato ndiqen nga SHBA, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Belgjika, etj.

Raporti nënvizon se shtetësia është një karakteristikë e ndryshueshme – njerëzit mund të fitojnë shtetësinë e vendit të huaj të qëndrimit të tyre. Gjatë vitit 2018, 24.2 mijë shqiptarë kanë fituar shtetësinë greke; në Itali 21.8 mijë shqiptarë kanë fituar shtetësinë italiane. Së bashku me një numër të panjohur të shqiptarëve të paregjistruar, popullsia e shqiptarëve jashtë vendit do të ishte më e madhe. Nga ana tjetër, popullsia me shtetësi shqiptare jashtë vendit përfshin një brez të dytë të fëmijëve të lindur jashtë Shqipërisë, të cilët nuk duhet të konsiderohen emigrantë.

Referuar të dhënave të censeve të vendeve europiane destinacion të emigrantëve shqiptar, tregojnë se rreth 39,0% e shtetasve shqiptar janë të punësuar, 10,1% të papunë dhe pjesa tjetër inaktivë.

Duke marrë në konsideratë aspektin gjinor, janë meshkuj ata që karakterizohen me një normë më të lartë punësimi sesa femrat. Sipas fotografisë së Censit 2011, në vendet europiane destinacion të shqiptarëve, 51,6 % e shtetasve shqiptar meshkuj figurojnë të punësuar, kundrejt 24,9% të femrave shqiptare.Vihet re një hendek gjinor relativisht i konsiderueshëm në shkallën e punësimit, me shkallë më të lartë punësimi për meshkujt se sa për femra. Një përqindje e lartë e shqiptarëve meshkuj të punësuar janë në Mbretërinë e Bashkuar, ndjekur nga Norvegjia dhe Danimarka. Përsa i përket shtetasve të punësuara femra ato janë në përqindje më të lartë në Poloni./a.p

Next Post
Luli, Likja, Saliu dhe disa poza “patriotësh” që shqetësohen për Kosovën

Luli, Likja, Saliu dhe disa poza “patriotësh” që shqetësohen për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I vihet tritol lokalit në Tiranë, autori i maskuar vendosi lëndën plasëse, policia në kërkim të tij

Lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës dhe në një garazh në Shkallnur

September 3, 2026
Tragjike! Humb jetën në moshën 29-vjeçare ish-banori i “Big Brother VIP”

Tragjike! Humb jetën në moshën 29-vjeçare ish-banori i “Big Brother VIP”

September 3, 2026
Sulm me armë zjarri në Minneapolis të SHBA-ve, dy të vdekur, plagosen tre efektivë policie

Sulm me armë zjarri në Minneapolis të SHBA-ve, dy të vdekur, plagosen tre efektivë policie

September 3, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Grenell dhe ngërçi politik në Kosovë

September 3, 2026
Berisha drejt SHBA-së, Shehi: U bë mirë për të, por nuk ndryshon situatën politike të PD-së

Berisha drejt SHBA-së, Shehi: U bë mirë për të, por nuk ndryshon situatën politike të PD-së

September 3, 2026
Hormuzi në flakë! Sulmohen 2 cisterna dhe vriten marinarët, Riadi: Irani të ndalë përshkallëzimin

Hormuzi në flakë! Sulmohen 2 cisterna dhe vriten marinarët, Riadi: Irani të ndalë përshkallëzimin

September 3, 2026
Moti për sot, kthjellime dhe reshje lokale shiu në zonat malore

Moti për sot, kthjellime dhe reshje lokale shiu në zonat malore

September 3, 2026
Gjykata bllokon urdhrin e Trumpit për kufizuar marrjen e shtetësisë nga lindja në SHBA -

Gjykata bllokon urdhrin e Trumpit për kufizuar marrjen e shtetësisë nga lindja në SHBA –

September 3, 2026
Kongresmeni amerikan Joe Wilson: Regjimi i Vuçiçit ka përgjuar qytetarët serbë -

Kongresmeni amerikan Joe Wilson: Regjimi i Vuçiçit ka përgjuar qytetarët serbë –

September 3, 2026
Prodhuesi gjerman i armëve fshihet nga agjentët rusë: Planifikonin të më helmonin me “Novichok” -

Prodhuesi gjerman i armëve fshihet nga agjentët rusë: Planifikonin të më helmonin me Novichok –

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com