Për të katërtën herë në 5 edicionet e fundit, Superkupa e Europës, që do të zhvillohet në gusht në Takin, do të jetë një derbi spanjoll, madje një derbi i Madridit. Në Estoni Reali do të ndeshet me Atletikon.
Agjensitë e udhëtimeve këto vitet e fundit kanë pasur shumë punë. Nga vitit 2000, Spanja ka fituar 30 trofe kontinentalë në nivel klubesh. Skuadrat spanjolle në 5 vitet e fundit kanë fituar 14 nga 15 trofetë e mundshëm, duke përfshirë këtu Championsin, Europa League dhe Superkupën e Europës.
Vetëm Mançester Junajtid i Mourinjos e prish dominimin total të Spanjës, teksa fitoi Europa League në vitin 2017, kur mundi Ajaksin. Në Champions, 4 trofe ka marrë Reali i Madridit dhe një Barcelona. Superkupat janë tre të madrilenëve dhe një e katalanasve. Në Europa League ka një “tripletë” të Seviljes dhe një trofe të Atletikos së Madridit.
ma.me