• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Statistikat e 2017 parashikojnë të ardhme të dyshimtë për Opozitën!

by Java News
05/08/2017 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arsen Zlatiçanin-Universiteti i Shkodrës

Rezultatet e zgjedhjeve të 25 qershorit krijuan një situatë tjetër politike në raport me situatën e katërvjeçarit  të kaluar, duke vendosur balanca të ndryshme nga ato që ishin deri më sot! Votuesit zgjodhën Partinë  Socialiste, zmadhuan LSI-në dhe dërrmuan opozitën. Në përgjithësi forcuan edhe më tepër partitë e  deritanishme në pushtet, në dëm të opozitës.  Aq e dëmtuar është opozita nga numrat e 25 qershorit, sa edhe  LSI po ndërton strategjinë e paraqitjes si parti opozitare, ngaqë pozicionimi i saj majtas (pro-pushtetit) do të  sillte një supermazhorancë që do të kalonte çdo limit në një sistem politik të profilit perëndimor.

Mjafton të  përmend faktin që partitë e Rilindjes-2015 (koalicionit qeveritar në zgjedhjet lokale të vitit 2015), kanë marrë  mbi 68% të votave, në raport me opozitën që është në nivelin 29%. Mazhoranca e vitit 2015 mund të kishte  101 deputetë (39 opozita) dhe vetëm marrëveshja Rama-Basha i krijoi mundësinë ta çonte në 43 deputetë  opozitën, ngaqë në zgjedhjet e 25 qershorit partitw pro-pushtetit nuk dolën në koalicion (ndryshe nga opozita  që doli e gjitha nën siglën e PD).

Këto shifra e bëjnë të pamundur për opozitën e deritanishme, të marrë mbi supe përgjegjësinë komplete të  opozitarizmit në  vijim. Partia  Socialiste e ka siguruar pushtetin e vetme dhe lufta tani fillon brenda kampit  opozitar që është në proces evolucioni. Faktor kryesor i këtyre ndryshimeve në raportet politike është LSI.  Prandaj, numrat e kësaj partie janë edhe faktori kryesor për të ardhmen e sistemit pluralist në Shqipëri.

225 901 vota, (14.28% në total), me produkt 19 deputetë, janë një tregues që identifikon fuqinë numerike të  LSI-së. Por kjo nuk paraqet gjithçka. Paraqet totalin dhe forcën në nivel republike, por jo edhe specifikat e saj, në bazë të të cilave mund të krijohet një përshtypje për stabilitetin e numrave të LSI-së. Gjithçka paraqitet  vetëm me një sistem prej 5363 numrash(numrat e LSI-së për çdo qendër votimi) dhe raporti i këtij sistemi  numrash me  5508 numrat (numrat e LSI-së për çdo qendër votimi nga zgjedhjet e vitit 2013), për të krijuar një  imazh të plotë mbi fuqinë numerike dhe stabilitetin e kësaj fuqie!

Numrat nga zgjedhjet e 25 qershorit, por edhe numrat e të kaluarës, tregojnë (të paktën aparencialisht) që  elektorati i LSI-së është pragmatist, siç është edhe vetë partia! Depërtimi i saj në elektorat është i fuqishëm, por  nuk ka qëndrueshmëri dhe stabilitet! Jo vetëm që rritja në nivel kombëtar nuk ka uniformitet nëpër njësitë  administrative të vendit, por edhe brenda një njësie administrative ka luhatje tepër të forta nëpër qendrat  e  votimeve të kësaj njësie.

Një ilustrim i për këtë fenomen paraqitet në dy tabelat e mëposhtme:

Nga tabelat vërehet se çfarë luhatjeje dhe çfarë kaotizmi statististikor ka mbështetja për LSI nëpër QV të  njësive administrative. P.sh nga  tabela.1 vërehet popullariteti shumë i ndryshëm nëpër QV të ndryshme edhe  pse votuesit jetojnë gjeografikisht afër. Gjithashtu kolona e vitit 2013 tregon që popullariteti i LSI-së nuk është  aspak stabël. Lëvizjet në mbështeje nuk i përshtaten asnjë lloj racionaliteti (p.sh në QV-194 me afro 300-vota  të vlefshme, LSI ka rënie nga 8.26% në  6.64%, kurse  në QV-207, me afro 160 vota të vlefshme, LSI e 6-fishon  rezultatin( nga 6.36%  në  38.36%)). Kurse nga tabela.2  vërehet që në qytetin e Elbasanit, në lagjen “Skënderbej”, LSI ka rënie ekstreme popullariteti, ndërsa njëkohësisht në lagjen “Partizani” ka një rritje të  lehtë. QV-të e paraqitura në tabelën.2 paraqesin numra të mëdhenj votuesish, gjë që e rrit kaosin statistikor.

Me qëllim, tek tabela.1 dhe tabela.2 zgjodha një zonë rurale dhe një zonë urbane, për të nxjerrë në pah që  fenomeni i lartpërmëndur është i përhapur, nëpër fshatra dhe qytete. Për të treguar që ky fenomen nuk është i  rrallë por masiv, do të duheshin dhjetëra tabela e faqe të konsumohen për këtë qëllim. Për të përmbledhur  dhe shkurtuar shpjegimin, përmes grafikut në vijim kemi një përshkrim në përgjithësi për fenomenin.

Sa më i madh dispersioni (kolona e kuqe), aq më tepër rezultate të ndryshme kemi për LSI nëpër QV të një  njësie administrative. Këto rezultate për njësinë administrative, po të krahasohen edhe me rezultatet e vitit  2013, në shumë raste dalin krejtësisht të ndryshme, gjë që sjell edhe një situatë e cila nuk të lejon të nxjerrësh  asnjë konkluzion racional mbi elektoratin e LSI për njësinë administrative që shqyrtohet. Rastet e paraqitura  në  tabelat 1 dhe 2 janë tipike, por ka edhe mjaft të tjera, siç janë njësitë administrative që paraqiten majtas në  grafik. P.sh njësia administrative Bërdicë me elektorat për LSI 16.23% dhe me dispersion (të madh) 9.96% paraqitet në tabelën e mëposhtme.

Nga ana tjetër për njësitë administrative më djathtas në grafik kemi situata më normale, me rezultate të  përafërta nëpër QV-të e njësisë. P.sh qyteti i Gjirokastrës (apo i Librazhdit) jep një mbështetje uniforme për LSI  në të gjitha QV.  Tabela e mëposhtme paraqet rastin e njësisë administrative Librazhd, ku LSI ka elektorat prej  7.72% dhe dispersion(të  vogël) 1.27%.

Është e vërtetë që anormalitetet dhe rezultatet iracionale, nuk kanë të bëjnë vetëm me LSI. Aty ku LSI humbet, përfiton dikush tjetër e aty ku LSI fiton, humbet dikush tjetër. Kështu që edhe për ndonjë parti tjetër do të  ketë  mungesë stabiliteti statistikor. Prandaj analiza nuk është veç për LSI-në, por nëpërmjet saj, shpjegohet më së  miri fenomeni i kaosit statistikor.

Siç shihet nga grafiku numri i njësive administrative me problem (dispersion të madh), është jo i vogël (më  shumë se gjysma e njësive administrative të Shqipërisë). Mund të jenë shumë faktorë që ndikojnë në këto  rezultate, si p.sh ndikimi tepër lokal i “të fortit të fshatit” apo “të fortit të lagjes”, ose mentaliteti i përparuar  dhe emancipimi i zonave rurale, ose programi i partive lexohet me kujdes nga qytetarët dhe përpunohet  ndryshe nga zonat e caktuara pa aspak jehonë përreth, ose … etj,etj.

Gjithsesi këto numra krijojnë një lloj pasigurie në parashikimin e të ardhmes politike të vendit, sidomos përsa i  takon opozitës së re, duke qenë se nga këto numra varet gjithçka.

Tani, duke iu referuar shifrave nga kjo që sapo kaloi, nuk do të çudiste një rezultat spektakolar për opozitën e  re apo edhe një humbje e thellë në zgjedhjet e ardhshme. Këto gjëra do i dinë më mirë menaxhuesit në terren  E vetmja gjë që do të bënte çudi do të ishte ndërprerja e kaosit dhe e mosstabilitetit, që është kthyer në diçka  krejtësisht të zakonshme në vitet e fundit. Marre nga Res Publica.

Next Post
Dëmtohet që ndeshjen e parë Mbappe

Dëmtohet që ndeshjen e parë Mbappe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

March 5, 2026
“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

March 5, 2026
Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

March 5, 2026
“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

March 5, 2026
Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

March 5, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

March 5, 2026
Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

March 5, 2026
EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

March 5, 2026
Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

March 5, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Mars 2026

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In