• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Statistikat dënojnë Mihajlovicin: Më keq se Inzaghi

by Java News
28/09/2015 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Statistikat dënojnë Mihajlovicin: Më keq se Inzaghi

Siguritë e këtij Milani janë shumë të pakta dhe loja e paraqitur lë shumë për të dëshiruar. Por ccfarë e dënon më shumë Sinisa Mihajlovic, pas gjashtë javëve të para të kampionatit, janë numrat. Statistikat thonë gjithmonë gjithçka në futboll dhe vihet re se serbi ka grumbulluar më pak pikë se Inzaghi. Vitin e kaluar, ish-trajneri i Milan kishte marrë 11 pikë, kundër 9 pikëve që ka marrë Mihajlovic sivjet. I njëjti numër golash të pësuar (9), por më pak gola të shënuar: 13 me Inzaghi dhe 8 me Mihajlovic.

Pasiguritë janë të shumta. Mbrojtja ka treguar problemet e zakonshme. Kanë ndryshuar lojtarët, por asgjë nuk është përmirësuar. Duelet një kundër një me kundërshtarët janë thuajse gjithmonë të humbur. Sulmuesi rivalë janë gjithmonë të rrezikshëm, aq shumë sa Zapata dhe shokët e tij shkaktojnë faulle në zona të rrezikshme të fushës, siç ndodhi ndaj Genao.

Përveç shifrave, që dënojnë trajnerin serb, ka edhe disa fakte të tjera që shqetësojnë tifozët. Mungon grinta dhe loja e bukur. Milan i dhuron gjithmonë një pjesë loje kundërshtarëve dhe në këtë mënyrë e ka të pamundur arritjen e objektivit. Mihajlovic po gabon edhe vetë. Skuadra nuk ka akoma një fantazist, një numër 10. Janë provuar Suso, Honda, Bonaventuta dhe Balotelli, në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes ndaj Genao, por asnjë prej tyre nuk ka bindur.

Trembin edhe bashkëveprimet në sulm. Kundër Genoa e nisi ndeshjen nga stoli Carlos Bacca, që ndoshta u aktivizua shumë vonë për të qenë vendimtar. Kolumbiani luajti gjysmë ore në pjesën e dytë. Shumë pak për një futbollist të blerë 30 milionë euro, shumë i aftë para portës kundërshtare, siç ka treguar me dy Europa League të fituara radhazi me Sevilla.

Next Post

Skandali i Volkswagenit dhe emri i Gjermanisë në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com