INSTAT ka publikuar ditën e sotme të dhënat për kriminalitetin në vendin tonën për 3 mujorin e dytë të vitit 207, duke i krahasuar me të njëjtën periudhën të një viti më parë. Sipas INSTAT, në tremujorin e dytë 2017 janë kryer 8.393 vepra penale, rreth 6,1 % më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.
Gjatë tremujorit të dytë 2017 janë regjistruar 8.855 autorë të veprave penale, të cilët janë 8,3 % më pak, krahasuar me tremujorin e dytë 2016. Ndaj totalit të veprave penale, pjesën më të madhe e zënë “Krimet kundër autoritetit të shtetit” me 39,6 %, “Krimet kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike” me 38,2 % dhe “Krimet kundër personit” me 20,1 %. /ma.me