• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Statistikat, 70 % e investimeve të huaja nga vendet e BE

by A R
15/12/2017 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Investimet e huaja në vitin 2016-të zunë afro 50% të totalit të investimeve në ekonominë shqiptare. Prej 2014-s dhe deri në fund të vitit që shkoi, fluksi i parave nga jashtë, që kanë hyrë në ekonominë tonë është rritur vazhdimisht. Në 2014-ën kapitali i injektuar nga të huajt zinte vetëm 38%  të këtij portofoli në ekonomi.

Por pavarësisht kësaj, Instituti i Statistikave Shqiptare raporton se numri i ndërmarrjeve me kapital të huaj dhe të përbashkët është ulur. Nga viti 2015-të deri në 2016-ën, në Shqipëri ka 302 biznese të huaja më pak. Po ashtu në rënie është edhe numri i të punësuarve nga këta sipërmarrës. Në 2014-ën të huajt zinin 19% të tregut të punësimit në vendin tonë, ndërsa në fund të vitit që shkoi ata kanë 16% të të punësuarve shkruan KLAN.

70% e ndërmarrjeve të huaja dominohen nga shtetet e Bashkimit Europian, ku e para në listë është Italia dhe e dyta Greqia. Vitin që shkoi, edhe pse pati një rënie të sipërmarrësve që vijnë për të investuar në Shqipëri, u hapën 130 ndërmarrje të reja në fushën e industrisë, ndërsa janë tkurrur ato të ndërtimit, tregtisë, hotelerisë dhe informacionit./a.m.

Next Post
Veteranët e UÇK-së do marrin pensionet

Peticioni kosovar për Specialen, ka pas Thaçin e Haradinaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com