• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Statistika tronditëse, për 3 vjet 10 mijë tentativa për vrasje në Kosovë

by Java News
30/10/2018 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duart e kosovarëve po vazhdojnë të përgjaken dita-ditës. Përveç lëndimeve të rënda që po i shkaktojnë njëri-tjetrit, shumë prej tyre po përfundojnë , si vrasës. Institucionet e drejtësisë nuk po i shohin si zgjidhje, e dënimet kanë filluar t’i caktojnë vetë ata. Vetëm në tri vitet e fundit janë raportuar rreth 10 mijë raste të tentimvrasjeve në tërë Kosovën. Prej gjithë këtyre rasteve, 82 kanë përfunduar me vrasje, shifër kjo që në 10 vitet e fundit arrin në 500 raste të tilla, shkruan Gazeta Express.

Gjithçka nisi para pesë vitesh. Në 2013’ën, Gjakova u trondit nga vrasja që ndodhi në familjen Ahmeti në Smolicë të kësaj komune. 29-vjeçari Ali Ahmeti, u vra me tre plumba nga axha i tij, Abaz Ahmeti. Historia e njëjtë kësaj familje iu përsërit edhe këtë vit. Në këtë familje ndodhi një tjetër vrasje. Madje, më profesionalja që besohet se është kryer ndonjëherë në Kosovë.

Familjari i tyre, Haxhi Ahmeti u vra në derën e shtëpisë së tij, nga persona ende të paidentifikuar. Haxhiu kishte pak kohë që ishte kthyer nga Gjermania për disa ditë pushimi në Kosovë. Por, pushimi për të përfundoi më herët këtë vit. I njëjti ndërroi jetë pas një shpërthimi me eksploziv, i cili iu montua në derën e shtëpisë.

Vrasja në familjen Ahmeti është e fundit që ndodhi këtë vit, por jo e vetmja. Duart e kosovarëve po vazhdojnë të përgjaken dita-ditës. Përveç lëndimeve të rënda që po i shkaktojnë njëri-tjetrit, shumë prej tyre po përfundojnë , si vrasës.

Tani, as institucionet e drejtësisë nuk po i shohin si zgjidhje, e dënimet kanë filluar t’i caktojnë vetë ata. Vetëm këtë vit, nga qytetarët e vendit janë kryer 28 vrasje, ndërsa janë regjistruar më shumë se dy mijë tentim vrasje. Ndërsa, për tri vitet e fundit, numri i vrasjeve arrin në më shumë se 80.

Ndërkohë, që edhe numri i rasteve të lëndimeve të lehta dhe të rënda trupore që janë shkaktuar nga armët e ftohta mbetet shumë i lartë. Për tri vitet e fundit, janë raportuar rreth 10 mijë raste të tilla.

Gjithë kjo sipas statistikave lidhur me lëndimet e lehta trupore, lëndimet e lënda dhe vrasjet. Në Policinë e Kosovës kanë treguar për Express se vetëm në 10 vitet e fundit në vend kanë ndodhur rreth 500 vrasje, e janë shkrepur me qindra plumba.

E edhe pse pothuajse çdo muaj në vend ndodhin dy e më shumë raste, në polici deklarojnë se në krahasim me vitet e kaluara ka rënie të numrit të vrasjeve.

Ndërsa, për moshën e personave dhe motivet e rasteve thonë se janë të ndryshme, gjersa deklarojnë se këto bëhen te ditura tek organet e drejtësisë.

Sipas sociologëve, arsyet kryesore të vrasjeve janë e drejta zakonore, apo gjakmarrja dhe numri i madh i armeve në duart e qytetarëve.

Shqetësuese sipas tyre është se ky fenomen pas vitit 1999 është në rritje.

Sociologu Ferdi Kamberi ka thënë për Gazetën Express se ky fenomen pas vitit 1999 është në rritje, ani pse një gjë e tillë sanksionohet me Kodin Penal të Kosovës.

“Vetëm gjatë vitit 2017 në Kosovë ka pasur rreth 24 vrasje të moshave të ndryshme, gjë që është tejet shqetësuese për një shoqëri të re si ajo e Kosovës. Edhe pse parimisht një gjë e tillë sanksionohet me Kodin Penal të Kosovës”, ka thënë Kamberi.

Prezencën e një numri të lartë të armëve në duar e qytetarëve, Kamberi po e sheh si një nga faktorët kyç që shtynë drejt rritjes së numrit të vrasjeve.

Ndryshe, vetëm gjatë periudhës janar-nëntor të vitit të kaluar, Policia ka konfiskuar mbi 150 armë të llojeve të ndryshme. Ndërsa sipas të dhënave të përgjithshme pothuajse çdo vit Policia e Kosovës konfiskon nga 1200-1500 armë të llojeve të ndryshme./Gazeta Express

Next Post
Autostrada Tiranë-Durrës, kreu i ARRSH: Gati projekti, ja kur do të nisë rehabilitimi

Rruga Tiranë-Durrës me koncesion?! Qeveria pranon se ka marrë ofertë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

NATO gati t’u përgjigjet sulmeve hibride ruse, SHBA-të i kërkojnë Evropës të mbrojë veten

NATO gati t’u përgjigjet sulmeve hibride ruse, SHBA-të i kërkojnë Evropës të mbrojë veten

September 24, 2026
“SPAK godet figura të tjera për të arritur tek Agasi”, ish-ministri: Vendim me pasion politik, cilësoje tradhëti …

“SPAK godet figura të tjera për të arritur tek Agasi”, ish-ministri: Vendim me pasion politik, cilësoje tradhëti …

September 24, 2026
Qytetet më të mira në botë për vitin 2026, çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

Qytetet më të mira në botë për vitin 2026, çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

September 24, 2026
Nuk do ta njihni! Nicolas Cage surprizon me transformimin e tij në John Madden

Nuk do ta njihni! Nicolas Cage surprizon me transformimin e tij në John Madden

September 24, 2026
Franca: Ligji i BE-së “Made in Europe” nuk duhet ta përfshijë Mbretërinë e Bashkuar

Franca: Ligji i BE-së “Made in Europe” nuk duhet ta përfshijë Mbretërinë e Bashkuar

September 24, 2026
Elbasani voton pro bashkimit me Cërrikun e Belshin, tensione dhe përplasje në Këshillin Bashkiak

Elbasani voton pro bashkimit me Cërrikun e Belshin, tensione dhe përplasje në Këshillin Bashkiak

September 24, 2026
Administrata Trump ashpërson rregullat e vizave: Në shënjestër rrjetet e “turizmit të lindjeve” në SHBA

Administrata Trump ashpërson rregullat e vizave: Në shënjestër rrjetet e “turizmit të lindjeve” në SHBA

September 24, 2026
Aksident në Jonufër të Vlorës, përplasen dy automjete, plagosen dy persona

Aksident në Jonufër të Vlorës, përplasen dy automjete, plagosen dy persona

September 24, 2026
Çmimet rekord të naftës tronditin kandidatët republikanë në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Çmimet rekord të naftës tronditin kandidatët republikanë në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

September 24, 2026
Paralajmërimi danez, “Rusia do të sulmojë brenda pak muajsh”

Paralajmërimi danez, “Rusia do të sulmojë brenda pak muajsh”

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com