• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Starton të dielën te Turbina Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit

by Java News
20/09/2018 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skena e Re arTurbina do të hapë dyert për të mirëpritur artistët dhe publikun për Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit, ngjarja më e rëndësishme teatrore e vitit! Ky festival organizohet me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, ku nga data 23-30 Shtator 14 trupa teatrore nga të gjitha trevat shqiptare do të servirin një mozaik kulturor nga të gjitha trevat shqiptare, ku do ku flitet gjuha shqipe.

Nga sot, të gjithë dashamirësit e teatrit do të mund të rezervojnë biletat e tyre pa asnjë kosto, pasi ato janë falas.

Festivali i teatrit rikthehet pas 6 vitesh mungesë. Por tashmë këtë herë festivali do të ketë jo vetëm vepra shqiptare, por dhe të autorëve të huaj. Ky festival do të nisë rrugëtimin e tij një javor me komedinë shqiptare “TAG”.

TAG” është një realizim tërësisht shqiptar, i prodhuar nga Bashkim Hoxha në bashkëpunim me Andia Xhungën si regjisore, Genc Shkodranin si skenograf, Berina Kokonën si kostumografe dhe Agim Krajkën dhe Sajmir Cilin si realizues të muzikës. Kjo komedi trajton temën e rrjeteve sociale, përkatësisht interaktivitetin në rrjetin social Facebook.

E pa dyshim që pjesë e rëndësishme e komedisë janë edhe aktorët dhe rolet në të cilat ata do të shfaqen:

– Olta Daku – Meri, banakierja e fshatit

– Gert Ferra – Gerti, pronari i lokalit të fshatit

– Indrit Cobani – Toni, “çun tirone”

– Adelina Muça – Lena, mjelësja e lopëve njëkohësisht edhe “ylli i fshatit”

– Naun Shundi – Lomi, postieri i fshatit, momentalisht i papunë pasi nuk ka më postë

– Mehdi Malka – Lima, stallieri në pension

– Ardian Cerga – Lame, refugjati i sapokthyer nga Italia

– Erjona Kakeli – Anabela, adhuruesja e leximit, ëndrra e së cilës është të largohet nga fshati

– Besmir Bitraku – Miklovani, veterineri i apasionuar

– Genti Deçka – Decke, djali i bariut

Si dhe Rajmonda Bulku në një rol surprizë.

Por kjo nuk do të jetë shfaqja e vetme, pasi edhe 13 shfaqje të tjera nga trupa të gjithë trojeve shqiptare do të jenë pjesë e këtij festivali të rëndësishëm kulturor.

ma.me

Next Post
Ambasada shqiptare në Londër, njoftim të rëndësishëm për emigrantët

Ambasada shqiptare në Londër, njoftim të rëndësishëm për emigrantët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In