• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Starmer në Tiranë: Bashkëpunim për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake

by A R
15/05/2025 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Britanik, Keir Starmer, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, e vuri theksin te bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve. Starmer tha se Britania dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake, pro pa dhënë më shumë detaje.

“Kam kënaqësinë që të shprehem për thellimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik që do thellojë bashkëpunimin ën fushat e mbrojtjes dhe sigurisë, do maksimizojë potencialin që ne kemi për investime, veçanërisht në sektorin e mbrojtjes. Mund të shprehem edhe për deklaratën e përbashkët për bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes, dhe do punojmë sëbashku për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake”, u shpreh ai.

Si kryeministri i parë britanik që zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri, Starmer e konsideroi këtë “privilegj” dhe tregues të “lidhjes së ngushtë” mes dy vendeve. Ai theksoi se në takimin dypalësh me Ramën, u diskutua lidhur me bashkëpunimin për të frenuar emigrimin e paligjshëm, për të cilin Starmer tha se ka qenë i suksesshëm.

“Është privilegj për mua që jam kryeministri i parë i MB që vij këtu për një takim dypalësh. Kjo është diçka madhore sepse përfaqëson lidhjen e ngushtë mes dy vendeve. Urime për fitoren zgjedhore dhe është vërtetë gjë e madhe që jam këtu në Shqipëri për ta hapur atë që unë e shoh si kapitullin radhës në marrëdhëniet e forta mes dy vendeve. Kjo është mundësi për mua për të parë nga afër sesi po punojnë sëbashku dy vendet tona për dy sfidat më të mëdha. Isha në Portin e Durrësit për të parë sesi po goditet migrimi i paligjshëm ndërkombëtar. Kufijtë e sigurt të vendit tonë janë jetike për planin tonë të ndryshimit. Task Forca jonë e përbashkët ka ecur përpara dhe ka funksionuar për të të luftuar emigracionin e paligjshëm”, deklaroi kryeministri britanik.

Për mbajtjen e Samitit të premten (15 maj) në Tiranë, Starmer tha se përçon mesazhin se Europa është e bashkuar. Sipas kryeministrit britanik,  “ky është një moment ku shtete europiane duhet të bëjnë qëndresë ndaj agresionit rus në kontinent”.

“Shqipëria është një aleat i fortë i NATO-s. Është mbrojtja e Ukrainës e cila do të vazhdojë të bëhet dhe ne do vazhdojmë të udhëheqim. Ju jam mirënjohës për këtë partneritet të fortë që keni treguar në këtë betejë tonën, duke treguar lidership në të gjithë botën, pra ju nesër do të prisni të gjithë udhëheqësit që do të vijën për komunitetit politik europian dhe duke bërë këtë ne po përçojmë një mesazh të qartë që Europa është e bashkuar, jemi të fortë jashtë nesh, jemi të sigurt brenda në shtëpitë  tona, po vendosim paratë aty ku duhet dhe po thellojmë partneritetet tona”, theksoi ai.

Next Post
I arrestuar për vjedhje, 46-vjeçari gjendet i vdekur në bllokun e sigurisë në Tiranë

Përfundon numërimi në burgun 302 në Tiranë, shumica e votave për PS dhe Ermonela Felaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Miza pa kokë

March 24, 2026
“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In