• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Stano: Ka një perspektivë evropiane, por Kosova s’mund të aplikojë për anëtarësim në BE

by Java News
10/09/2020 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Se Kosova nuk trajtohet si shtet sovran dhe i pavarur nga BE-ja dihej, por zyrtarë të Bashkimit Evropian gjithmonë e kanë relativizuar këtë duke përmendur “perspektivën evropiane” për të.

Deri më tani nuk është thënë në mënyrë aq të prerë se Kosova për BE-në nuk është shtet dhe nuk mund të aplikojë për anëtarësim në BE, siç e ka bërë dy ditët e shkuara në konferencë për shtyp Peter Stano, zëdhënës për çështjen e Politikës së Jashtme dhe Siguri, dhe zëdhënës i përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, i cili ka marrë përsipër edhe përgjigjet në pyetjet rreth punës së të dërguarit të posaçëm për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, shkruan KOHA Ditore.

Stano e ka thënë këtë duke u përgjigjur në pyetjen se a mund të aplikojë Kosova për anëtarësim në BE, pasi tash edhe ka dhënë zotime në dokumentet e nënshkruara në Washington, ku ka premtuar se nuk do të kërkojë anëtarësime në organizatat ndërkombëtare. Stano nuk ka dashur ta komentojë atë që ka ndodhur në Washington, duke thënë se u takon palëve e jo BE-së, por është kufizuar në sqarime lidhur me mundësinë që Kosova të aplikojë për anëtarësim në BE.

“Sa i përket pyetjes tuaj se a do të mund Kosova të aplikojë për anëtarësim në BE, kam frikë se më duhet tua rikujtoj faktin se janë ende pesë shtete anëtare të cilat nuk e kanë njohur. Kosova nuk është ende në gjendje të bëjë aplikimin formal për anëtarësim në BE”, ka thënë ky zëdhënës i BE-së, duke shtuar më pas se “Kosova, megjithatë, ka një perspektivë të qartë evropiane”. Ka thënë se BE-ja po punon me vite në mënyrë intensive me Kosovën, popullin dhe me përfaqësuesit e Kosovës, në mënyrë që t’u ndihmohet për të lëvizur drejt integrimeve evropiane dhe në një moment të jetë e mundur të aplikojë edhe për anëtarësim. Ai e ka quajtur dialogun dhe normalizimin e raporteve me Serbinë si një gjë që është e ndërlidhur me procesin e integrimeve në BE për të dyja palët, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, dhe se asnjëra nuk mund të hyjë në BE në fazën finale pa i normalizuar raportet… “/koha ditore

g.kosovari

Next Post
Apeli i OBSH-së në Shqipëri: Kujdes me hapjen e shkollave, fëmijët të bëjnë vaksinën kundër gripit

Apeli i OBSH-së në Shqipëri: Kujdes me hapjen e shkollave, fëmijët të bëjnë vaksinën kundër gripit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

April 9, 2026
VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In