• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Standartet e çerdheve, Këshilli i Ministrave miraton vendimin

by A R
22/07/2016 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave miratoi këtë javë projektvendimin “Për  miratimin e standardeveve të projektimit të çerdheve”.

Ky dokument ligjor, i propozuar dhe hartuar nga Ministria e Zhvillimit Urban do të shërbejë si referencë për të gjithë ata, që janë të përfshirë në procesin e planifikimit, programimit, projektimit/dizajnit dhe ndërtimit të ndërtesave/hapësirave të reja të çerdheve apo në rehabilitimin e ndërtesave ekzistuese. Këto standarde janë parashikuar si për çerdhet e sektorit publik, ashtu edhe për çerdhet e sektorit privat.

Ky projekt-vendim synon t’i japë zgjidhje problematikave të krijuara nga mungesa e standardeve të miratuara për projektimin e çerdheve. Në situatën, kur ndërtimet e çerdheve janë bërë të pa bazuara në standarte projektimi, jemi ndeshur në mungesën e cilësisë dhe sigurisë në shërbimin e ofruar për përdoruesit e çerdheve.

Dokumenti, i cili hartohet për herë të parë në Shqipëri përcakton dhe përshkruan hapësirat e nevojshme sipas llojit, madhësisë dhe specifikimeve në përputhje me standardet europiane për çerdhet në zonat urbane dhe ato rurale të Shqipërisë.

Standardet përfshijnë të dhënat rreth të gjitha llojeve të hapësirave të çerdhes: hapësirave edukative mësimore, hapësirave administrative dhe hapësirave të jashtme për aktivitete, si: hapësirat për lojë dhe parkim. Këto standarde mund të përdoren për qëllime të ndryshme dhe për nivele të ndryshme, duke përfshirë:

  • Projektimin e çerdheve të reja;
  • Projektimin e çerdheve në objekte me përdorim miks;
  • Projektimin e zgjerimeve të çerdheve ekzistuese;
  • Vlerësimin dhe përmirësimin e hapësirave të çerdheve ekzistuese;
  • Studimin e orendive dhe pajisjeve të çerdheve, si dhe furnizimin me to;
  • Bazën referuese për studime rreth shfrytëzimit dhe efikasitetit të ndërtesave.

Qëllimi i këtij projektvendimi është përmirësimi i kuadrit ligjor ekzistues, që përcakton normat e zbatueshme në projektimin e çerdheve.

Ai synon të rrisë nivelin e sigurisë në projektimin e çerdheve, në mbrojtje të jetës e shëndetit të personave si dhe vendosjen e rregullave në projektimin e çerdheve, në funksion të rritjes së cilësisë së produktit të marrë në fushën e ndërtimit, dhe si rrjedhojë rritjes dhe përmirësimit  të cilësisë së jetës, sigurisë dhe shëndetit të përdoruesve.

Projektvendimi nxirret në bazë e për zbatim të nenit 18 të Ligjit Nr.8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar . Ai zbërthen kërkesat themelore të tij dhe konkretisht nenin 4 të këtij ligji, i cili parashikon: “Punimet e ndërtimit, të përkufizuara në nenin 3, duhet të projektohen e të zbatohen në tërësi ose në pjesë të veçanta, në përputhje me kërkesat urbanistike, kushtet teknike të projektimit, kushtet teknike të zbatimit, si dhe me destinacionin e tyre, duke patur parasysh edhe anën ekonomike të tyre. Ato duhet të plotësojnë kërkesat që kanë të bëjnë me:

  1. rezistencën dhe qëndrueshmërinë mekanike;
  2. sigurinë nga zjarri;
  3. higjenën, shëndetin dhe mjedisin;
  4. sigurinë në përdorim;
  5. mbrojtjen nga zhurmat;
  6. kursimin e energjisë dhe ruajtjen e ngrohtësisë.”.

Hartimi dhe miratimi i këtij projektvendimi është në përmbushje të programit politik të Qeverisë për rritjen e standardeve në zhvillimin urban.

Ai vlerësohet si pjesë e planit të punës së Qeverisë për 300 ditorin e dytë,  në realizim të projektit të Ministrisë së Zhvillimit Urban: Përmirësimi i kuadrit ligjor në fuqi, në fushën e urbanizimit./a.m.

 

 

 

Next Post

Pasojat/ Kriza turke dobëson NATO-n

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në ligjin për administratën prekin drejtpërdrejt zyrtarët e kabineteve të ministrave, zbardhen rregullat e reja

Ndryshimet në ligjin për administratën prekin drejtpërdrejt zyrtarët e kabineteve të ministrave, zbardhen rregullat e reja

July 27, 2026
Alarm për ekonominë iraniane, eksportet e naftës ‘rrëzohen’ pas bllokadës së Hormuzit

Pas sinjaleve për ulje të tensioneve SHBA-Iran, çmimi i naftës bie me 9 %

July 27, 2026
Trump paralajmëron sërish Iranin: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet

Trump paralajmëron sërish Iranin: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet

July 27, 2026
Kërkesa e PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt nga Kuvendi, mblidhet nesër Sekretariati i Etikës

Kërkesa e PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt nga Kuvendi, mblidhet nesër Sekretariati i Etikës

July 27, 2026
Rrëmbeu kopjen e marrëveshjes me SHBA-në dhe iku me vrap, reagon Shehaj: E mora për ta lexuar! Peleshi nuk tha që…

Rrëmbeu kopjen e marrëveshjes me SHBA-në dhe iku me vrap, reagon Shehaj: E mora për ta lexuar! Peleshi nuk tha që…

July 27, 2026
Marrëveshja për hua nga SHBA, Balla: Në shtator fillojmë lëvrimet e para

Marrëveshja për hua nga SHBA, Balla: Në shtator fillojmë lëvrimet e para

July 27, 2026
Sulm me thikë në Paris, plagosen tre gra, një polic jashtë shërbimit neutralizon autorin

Sulm me thikë në Paris, plagosen tre gra, një polic jashtë shërbimit neutralizon autorin

July 27, 2026
FOTOLAJM / Protestuesit, breshëri vezësh ndaj makinës së Taulant Ballës

FOTOLAJM / Protestuesit, breshëri vezësh ndaj makinës së Taulant Ballës

July 27, 2026
Lirohen gjashtë protestuesit e shoqëruar pas protestës para Kuvendit

Lirohen gjashtë protestuesit e shoqëruar pas protestës para Kuvendit

July 27, 2026
Mazhoranca miraton me 74 vota marrëveshjen me SHBA për modernizimin e ushtrisë

Mazhoranca miraton me 74 vota marrëveshjen me SHBA për modernizimin e ushtrisë

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In