• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Standardizimi i guidave, për turizëm të qëndrueshëm në Shqipëri

by A R
11/12/2015 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projekti Risi Albania, i mbështetur nga Ambasada e Zvicrës në Tiranë, MZHETTS,  Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Shoqata Kombëtare e Guidave Turistike në Shqipëri (NATGA), zhvilluan sot në Tiranë konferencën e II-të Kombëtare e Guidave Turistike me temë “Standardizimi i guidave turistike për një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri”.

Diskutimet e konferencës u përqendruan në certifikimin dhe standardizmin e guidave turistike, proces që për herë të parë do të ketë një bazë ligjore.

I pranishëm në këtë aktivitet, Zv.Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Ervin Mete, theksoi rëndësinë e certifikimit të guidave turistike. “Kemi nevojë për profesionalizëm sa i përket informacionit që jepet, mënyrën se si ai përçohet, etikës në trajtimin e këtij informacioni por dhe etikës dhe kujdesit në mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit e trashëgimisë kulturore apo historike”.

Ndërsa Drejtoresha e Përgjithshme e Turizmit Sonia Popa tha se “në këtë situatë pozitive për zhvillimin e turizmit, bëhet imperative nevoja për të konsoliduar figurën e udhërrëfyesit turistik, duke e shndërruar atë nga një shoqërues të thjeshtë apo lider grupi, në një udhërrëfyes profesional, i cili jep informacione objektive për vendin, ofron njohuri të gjera, i shton vizitës/udhëtimit elementin e emocionit dhe të eksperiencës së drejtpërdrejtë, shërben si një urë kulturore midis turistit dhe vendit tonë”.

ATSH

 

Next Post

Tsipras mirëpret forcën europiane për kufijtë detarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com