• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Standardi i dyfishtë i qeverisë greke/ Qëndrimi në zgjedhje për kandidatin pro-turk dhe për historinë e Belerit në Shqipëri

by Java News
17/08/2023 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë kur kryeministri Greqisë Mitsotakis, është investuar personalisht në çështjen Bejleri, ka dalë në pah përdorimi një standardi të dyfishtë nga autoritete greke.

Kjo faktohet nga një episod ndodhur gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare në Greqi, të cilat përkuan me arrestimin nën dyshimin për shitblerje vote nga kandidati Fredi Beleri.

Ishte kryeministri Mitsotakis ai i cili akuzoi kreun e Syrizas Alexis Tsipras si mbështetës të kandidatit pro-turk në zonën e Rodopit.

Sipas Mitsotakis ai ishte paralajmëruar nga shërbimi inteligjent se kandidati mysliman i Tsiprasit, nuk duhet të lejohej të mbërrijë në parlament sepse ai mbështetej nga konsullata turke.

Ndërkohë për rastin e Fredi Belerit në Himarë, në territorin e Shqipërisë, në mbështetje të kandidatit, janë angazhuar e gjithë qeveria, deputetë dhe ambasada greke.

Rastin e kandidatit mysliman të mbështetur nga konsullata turke, kryeministri Greqisë e shikon si problematik.

Por vepron ndryshe kur vjen puna tek kandidati Beleri në Shqipëri ku askush nga pala greke përfshi ambasadën dhe konsullatat greke nuk pyesin, në të ofruarit mbështetje teksa ndaj tij duhet të flasë drejtësia.

Ky standard i dyfishtë i Greqisë, ku e gjithë Ambasada Greke në Tirane, përfshi ambasadoren vetë, lëviznin nga një qendër votimi në tjetrën, është i paprecedentë.

Dhe nëse ka një vend që duhet të mësojë nga niveli i tolerancës ndëretnike dhe ndër-fetare në Shqipëri, ky vend është Greqia. Çfarë do të ndodhte në Athinë nëse deputetë turq do të protestonin në mbrojtje të kandidatit mysliman të Rodopit?

Por në mes të Himarës një territor shqiptarë askush nuk pengoi tre kryebashkiake grek, i Athinës, Igumenicës dhe Korfuzit t’i bashkoheshin protestës për Fredi Belerin disa ditë më parë me akuza ndaj qeverisë shqiptare.

Ofensivës greke për Belerin, sollën reagimin e kryeministrit Rama i cili për protestën në Himarë u shpreh se “Nuk ka një rast tjetër, kur të zgjedhurit e një shteti demokratik organizojnë protestë në një shtet tjetër demokratik, kundër autoriteteve të këtij shteti”./tch

Next Post
VIDEO/ E veshur me të bardha, Meloni dhe familja e saj shijojnë “pushimet” shqiptare në bregdetin e Vlorës

VIDEO/ E veshur me të bardha, Meloni dhe familja e saj shijojnë “pushimet” shqiptare në bregdetin e Vlorës

Comments 1

  1. Lilo says:
    3 years ago

    Kjo tregon jo tolerancen tone, por impotencen shteterore. Dhe po ndodhe prej 30 vitesh per fat te keq!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In