Nga Mero Baze
Ka një përpjekje për ta kriminalizuar betejën publike të Veliajt me prokurorin Olsi Dado, si një betejë personale. Dhe në të vërtetë, ka disa teprime të Veliajt në betejën me të. Përshembull, ai i mëshon shumë faktit se si është bërë Dado prokuror më 2008, me ndihmën e Ina Ramës apo me çfarë notash ka dalë në shkollë.
Këto janë fakte të rëndësishme për integritetin e një prokurori, por nuk janë aq të lidhura drejtëpërdrejt me betejën mes tyre. Ato thjesht nxjerrin në pah defektet e rënda të sistemit dhe banalitetin e Reformës në Drejtësi, e cila ka futur në sistem prokurorë të papërshtatshëm.
Beteja e Erion Veliajt me Olsi Dadon ka kuptim për mënyrën se si Dado është sjellë në këtë proces, për mungesat e tij të rënda profesionale, konfliktin e interesit dhe gjuhën tërësisht të papranueshme dhe jo profesionale gjatë hetimit, që i ngjan më shumë një linçuesi sesa një prokurori.
E kuptoj që në kushtet e një burgosjeje të padrejtë, Veliaj nuk ka luksin të falë defektet e jetës apo profesionalizmit të Dados, por çështja kryesore është: A po sillet Dado si prokuror ndaj Veliajt, apo si linçues?
Në fakt, po sillet si linçues.
Ditën e parë, kur u publikua video e seancës gjyqësore paraprake, ku Dado flet nga vendi dhe thotë: “Me mua do matet ky? E di ky ku e çoj unë” dhe më pas shton “ndyrësirë”, të gjithë avokatët e Dados në opinionin publik – që në fakt janë urrejtësit politikë të Veliajt – u përqendruan te fakti se nuk dëgjohet mirë fjala “ndyrësirë”.
Dhe në fakt, nuk dëgjohet qartë, por kjo nuk do të thotë që ai nuk e ka thënë. Le të dalë nën betim para gjykatës Altin Dumani dhe gjykatësi Bani e të betohen që ai nuk e ka thënë, që me këtë rast të shikojmë edhe integritetin e tyre. Ajo fjalë nuk është më e rëndë sesa pjesa e parë e fjalës së tij që dëgjohet qartë, kur thotë: “E di çfarë i bëj unë këtij”, apo më pas, kur ai dhe Dumani e quajnë Veliajn “patologjik”.
E gjithë ajo sjellje në gjyq tregon se kemi të bëjmë me një grup prokurorësh nervozë që nuk sillen si profesionistë, por me urrejtje.
Nëse mbledhim më pas dhe dhjetëra detaje nga hetimet – presionin mbi të thirrurit për të dëshmuar dhe në disa raste disa perversitete me fotografi personale të personave të thirrur – situata duket edhe më e rëndë. Por për këto ka nevojë për një hetim apo një dëshmi para një komisioni hetimor.
Do të mjaftonte rithirrja e aktorit Gazmend Paja të enjten për të kuptuar sa cinike është sjellja e tyre. Gazmend Paja është thirrur dy ditë më parë dhe është pyetur pse ka shkëmbyer një apartament te Kodra e Diellit Nr. 1 me një tjetër te Kodra e Diellit Nr. 2. Nuk ka pasur ndonjë gjë tjetër për të sqaruar.
Një nga këto portalet që SPAK ka angazhuar për linçimin e viktimave të tyre u ankua se nuk e kapi fotografia Gazmend Pajën duke dalë nga SPAK, dhe e thirrën prapë dje që ta fotografonte ai, se pyetje shtesë nuk kishin. Dhe ai pastaj u tall duke thënë se kishte ngatërruar telefonin me prokurorin.
Ky është linçim jo vetëm i personit nën hetim, por i gjithkujt që atyre nuk u jep dëshmi që shkon në favor të objektivit të tyre.
Ajo që është më e dukshme dhe që dëshmon se ndaj Veliajt po përdoret një standard persekutimi, është mënyra se si po përpiqen ta mbajnë të izoluar jashtë standardeve me të cilat janë trajtuar të tjerë të akuzuar me të njëjtën masë sigurie.
Për hir të së vërtetës, edhe Berisha u mor në arrest shtëpiak gjatë periudhës së hetimit, por asnjë aktivitet nuk iu ndalua. Përveçse çdo natë mblidhte 30 veta poshtë ballkonit dhe u këndonte nga lart, ai kishte aktivitet të rregullt politik, në atë që mund të konsiderohej si vendburgimi i tij. I shkonin shqiptarë dhe të huaj, gazetarë dhe kryesia e partisë, dhe sillej si një lider në pandemi: i izoluar, por jo në burg.
E njëjta gjë ndodhi me Fredi Belerin. Çdokush që kishte dëshirë nga çdo cep i Greqisë, shkonte dhe e takonte. Deputetë, diplomatë apo gazetarë grekë ishin përditë në qelinë e tij. Nuk kishte ndonjë regjim special burgimi.
Ky regjim special po aplikohet vetëm për Erion Veliajn dhe Ilir Metën, ndaj të cilëve, me sa duket, prokurorët janë të përfshirë emocionalisht në çështje, pasi duan të jenë të “balancuar politikisht” në shkeljen e ligjit “për të dy palët”.
Qëllimi është i qartë: Meqë prokurorët e humbën betejën për të qenë të ftohtë dhe profesionistë ndaj tij, tani duan që edhe ai ta humbasë qetësinë dhe të shkojë në ekstrem duke i sharë ata, në mënyrë që të barazohen në tejkalimin e së drejtës.
Vetëm se loja është në kushte të pabarabarta.
Atij po përpiqen t’i nxijnë jetën në qeli, ku është i pafuqishëm, ndërsa këta e kanë humbur betejën e tyre profesionale në liri të plotë dhe me gjithë pushtetin që kanë në dorë. Kjo tregon se nuk janë përmbajtur si prokurorë, por kanë kaluar në linçues.
Dhe kjo pastaj e bën të pavlerë gjyqin ndaj “tejkalimeve” të Veliajt, pasi ato vërtet mund t’u shtojnë inatin prokurorëve, por ata nuk paguhen si hakmarrës, por si ruajtës të ligjit.
Altin Dado dhe Olsi Dumani, dy nga prokurorët e vënë në shërbim të plotë të Sali Berishes.
Kreut të SPAK, i kujtoj pa asnjë rezervë, të ketë prioritet të prioriteteve katër vrasjet shtetërore të 21 Janarit dhe 26 të vrarëve “aksidentalë” medemek të Gërdecit, për të cilën, Fatmir Mehdiu, po tall bythën me ju, duke ju nxjerrë gjuhën, sa ju këthen kurrizin, duke mërmëritur “do më hajë mutin SPAK me Dumanin”. Keni bërë vehten të tallen të tjerët me drejtësinë e re, të ëndërruar nga ky popull.
Pa çuar para drejtësisë, Sali Berishen me gjithë çka prapa,,për 21 janarin dhe Gërdecin, mallkimi i këtijë populli do t’ju zërë o Altin Dumani me tufën tënde të prokurorëve të pa përgjegjshëm.