• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Standardet e SPAK-GJKKO: Agim Ismailaj e Ilir Beqaj grup kriminal, 21 Janari dhe Bajrat jo!

by Adriatik Doçi
02/02/2026 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi 

SPAK dhe GJKKO po operojnë dhe vendosin gradualisht standarde të dyfishta në drejtësi, duke ngjallur kësisoj fantazmat e drejtësisë së gjingjonëve dhe tikllallëve që palosi kosa e Vetingut. Rrjedhja në media e dosjes hetimore të SPAK mbi vjedhjen e dosjeve në kompjuterat e të paktën tre prokurorëve të posaçëm, ka ekspozuar një abuzim gati të pabesueshëm të SPAK me konsiderimin e grupit kriminal që hakeroi materialet hetimore.

Me qëllim për të mos referuar çështjen për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës, SPAK (Altin Dumani dhe Bledar Maksuti) ka nisur ‘gjuetinë’ për gjetjen e një personazhi për plotësimin e grupit prej tre anëtarësh, meqenëse kishin indentifikaur vetëm dy të implikuar, Arnold Rrokajn dhe Zambak Gjonin, numër ky i pamjaftueshëm për të formuar grupin në kuptimin e ligjit.

Kanë verifikuar personat me të cilët Zambak Gjoni ka ndarë dosjet në WhatsApp. Ish drejtori i Burgjeve, Agim Ismailin ka shprehur interes dhe kuriozitet nëse Zambak Gjoni kishte ndonjë dosje edhe për Ulsi Manjën, pa e ditur dhe pa pyetur se si Gjoni i kishte siguruar dosjet. Kaq ka mjaftuar për t’a kualifikuar Agim Ismailin grup kriminal, duke shpikur dhe zbatuar një vepër të re penale, atë të ‘kuriozitetit kriminal’, e cila nuk ekziston në Kodin Penal.

Agim Ismailaj ndoshta duhet të ishte marrë i pandehur për aferat e konstatuara nga KLSH në krye të Burgjeve dhe AKU, por shpallja arbitrare e tij grup kriminal vetëm se ka demostruar kuriozitet, dëmëton rëndë besimin e publikut tek SPAK. Prokurori Bledar Maksuti, i cili tha para Gjykatës Kushtetuese se gazetarët merrnin leje në SPAK kur publikon një lajm rreth një dosje hetimore, ka kriminalizuar kuriozitetin si një tipar i rëndësishëm dhe i natyrshëm i njeriut.

Në dhjetor të vitit 2024, gjyqtarja e GJKKO, Flojera Davidhi, një muaj pasi kishte liruar Sali Berishën nga arresti shtëpiak, shpalli Ilir Beqajn grup të strukturuar kriminal. Zonja Davidi shpalli grupin kriminal me anëtarë Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj, ndërsa ‘harroi’ Ogerta Manastirliun, e cila kishte zbatuar koncensionin e sterilizimit, madje duke rinegociuar kontratën në favor të privatit.

Në fund të vitit të kaluar, gjyqtarët e Apelit të GJKKO, Dhimitër Lara dhe Saida Dollani shpallën ish prokurorin Aurel Zarka kryetar grupi kriminal, duke rënduar pozitat e tij në fazë gjykimi si dhe duke ‘korrektuar’ hetimet e SPAK-ut, gjyqtarin paraprak që kishte kaluar dosjen për gjykim dhe GJKKO-në e shkallës së parë, e cila kishte marrë vendim themeli për këtë dosje.

Nëse Bledar Maksuti shpiku një vepër të re penale që nuk ekziston në Kodin Penal, Dhimitër Lara dhe Saida Dollani kanë asgjesuar nenin 425 të Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon qartë se gjykata e apelit mund të përkeqësojë pozitën e të pandehurit vetëm nëse apelues është prokuroria.

Ndërkaq, në shkurt të vitit 2023, SPAK shpalli moskompentencën për kallëzimet që kishin bërë Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste për 21 Janarin, duke e referuar çështjen për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës. Prokurorja e Posaçme Manjola Kajana vlerësoi se elementët në vrasjet e katër protestuesve në bulevard nuk janë kompetencë e kësaj prokurorie për t’a hetuar si dosje.

Elementët që nuk i pa zonja Kajana të implikimit të Sali Berishës si vrasësi profesionit në dosjen e 21 Janarit, çuditërisht i konstatoi Gjykata e Strasburgut, e cila shpalli 21 Janarin krim shtetëror. Me dy vendime gjykatash në favor të hetimit të 21 Janarit si grup kriminal, vendimi i Strasburgut dhe vendimi i Gjykatës së Lartë, SPAK sot po sëkëlldiset për të shpallur grupin kriminal të 21 Janarit.

Në korrik të vitit 2020, GJKKO kostatoi se dosja Bajri nuk ishte në kompetencë të SPAK, por kompetencë e Prokurorisë së Shkodrës, në të cilin grupi kriminal Bajri kishte rekrutuar të paktën një prokuror, Xhevahir Litën. GJKKO, e cila më vonë do shpallte grup kriminal Ilir Beqajn dhe Aurel Zerkën, zhbëri si të tillë grupin kriminal për të akuzuarit Safet Bajri, Ilir Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Emrah Plaku dhe Enver Bajri. Tre vjet më pas, SPAK kopsiti një tjetër dosje për grupin Bajri, këtë herë si organizatë kriminale, bashkë me investitorin strategjik Pëllumb Gjoka.

Ndërkaq, psikozat dhe fiksimet e prokurorit të SPAK, Ols Dado, për raportet emocionale të të burgosurit Erion Veliaj me bashkëshorten, janë reflektuar në vendimin e gjyqtarit të Apelit të GJKKO, Engert Pëllumbi.

Po në këtë vendim, Pëllumbi shkroi se bashkëpunimi i personave nën hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule ka tiparet e grupi të strukturuar kriminal, duke theksuar se ky tipar nuk do të merret në konsideratë pasi në të kundërt do të cenohej parimi i mosrëndimit të pozitës së të pandehurit në caktimin e masës së sigurimit, ku gjykata nuk mund të jetë më e ashpër se sa prokuroria.

Po pse e shkruan kur e di se nuk merret në konsideratë? Pse e shkruan kur nuk je në rolin e gjyqtarit paraprak? Ç’është ky zell për të gjetur grupe kriminale aty ku nuk ka dhe për të zhbërë aty ku ka?

Jo vetëm kaq. Por dhjetëra të dyshuar për akuza të njëjtat si të Velaijt, sot janë me masë sigurie më të butë, arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje.

Një tjetër marrëzi ishte shpallja e gazetarit Elton Qyno grup kriminal, një turpërim i cili u korrektua dhe u zhbë shpejt nga Apeli i GJKKO dhe mandej nga Gjykata Kushtetuese. Solla në vëmendje me evidenca vetëm disa shembuj nga një sagë veprimesh dhe vendimesh të SPAK dhe GJKKO, duke instaluar standarde të dyfishta dhe të shumfishta, një kosto e panevosjme për idividin, shoqërinë dhe vetë vetë drejtësinë e re, e pandëshkuar deri më sot nga ILDK, KLGJ dhr KLP.

Next Post
Dosjet Epstein, emri i Vladimir Putinit përmendet mbi 1 mijë herë

Dosjet Epstein, emri i Vladimir Putinit përmendet mbi 1 mijë herë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

March 21, 2026
Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

March 21, 2026
Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

March 21, 2026
OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

March 21, 2026
Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

March 21, 2026
I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

March 21, 2026
Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët

Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët

March 21, 2026
Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

March 21, 2026
“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

March 21, 2026
Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon një person

Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon një person

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In