• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Standardet e kredisë për biznesin u lehtësuan në tremujorin e fundit 2021

by Java News
21/01/2022 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bankat raportuan lehtësim të standardeve të kreditimit për bizneset në tremujorin e katërt të vitit 2021.

Sipas Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues që kryhet nga Banka e Shqipërisë, standarde të lehtësuara kreditimi u raportuan si për biznesin vogël dhe të mesëm, ashtu edhe për biznesin e madh.

Standardet u lehtësuan sidomos në kreditë e lëvruara me qëllim mbulimin e nevojave për likuiditet, ndërkohë që në ato për financimin e investimeve standardet mbetën të pandryshuara.

Sipas bankave, kushtet dhe termat e përgjithshëm mbi kreditë e reja disbursuar bizneseve u lehtësuan në tremujorin e fundit të vitit 2021, për herë të parë që prej periudhës para pandemisë. Lehtësimi i tyre u arrit nga marzhet më të ulëta të aplikuara mbi kreditë normale, si edhe nëpërmjet reduktimit të komisioneve dhe kostove të tjera jo-interes. Në gjykimin e bankave, lehtësimi i kushteve dhe termave të kreditimit për bizneset u arrit nga kostot dhe kufizimet më të ulëta nga bilancet e tyre.

Paralelisht, edhe kërkesa për kredi e bizneseve vijoi të jetë e lartë edhe në tremujorin e katërt. Kërkesa për kredi u raportua e lartë, si në terma të qëllimit të përdorimit të kredisë, ashtu edhe në terma të madhësisë së biznesit. Balanca e kërkesës për kredi në këtë tremujor shënoi vlerën më të lartë pozitive, nxitur kryesisht nga kërkesa për kredi nga segmenti i biznesit të madh, si edhe nga kredia për qëllime investimi, të cilat prej tre tremujorësh në radhë kanë regjistruar balanca pozitive në vlera historikisht të larta. Shtimi i kërkesës për kredi nga bizneset në tremujorin e fundit të vitit, sipas gjykimit të bankave, u ndikua nga nevojat më të larta për financimin e inventarëve dhe kapitalit qarkullues, financimin e investimeve, ristrukturimin e kompanive, si dhe rifinancimin e borxheve ekzistuese. Paralelisht, përmirësimi i kushteve të financimit nxitur nga treguesit e besimit të biznesit dhe niveli i përgjithshëm i normave të interesit, ndikuan në shtimin e kërkesës për kredi nga bizneset në këtë tremujor. Faktorët e vetëm që ndikuan në kahun rënës të kërkesës për kredi ishin përdorimi i burimeve të brendshme të financimit dhe kreditë nga bankat e tjera.

Edhe pritshmëritë e bankave për tremujorin e parë të këtij viti janë optimiste, si për sa i takon ofertës, ashtu edhe kërkesës për kredi. Në tremujorin e parë të vitit 2022, standardet e kreditimit për bizneset priten të lehtësohen më tej. Bankat presin të aplikojnë standarde më të lehtësuara kreditimi mbi kreditë e akorduara për qëllime investimi, si dhe për mbulimin e nevojave për likuiditet. Po ashtu, standardet e kreditimit priten të lehtësohen më tej në segmentin e biznesit të madh dhe të mbahen të pandryshuara për biznesin e vogël dhe të mesëm.

Bankat gjykojnë se në tremujorin e parë të vitit 2022, kërkesa për kredi e bizneseve do të jetë sërish e lartë, si nga bizneset e vogla e të mesme, ashtu edhe nga bizneset e mëdha. Edhe në prizmin e qëllimit të përdorimit kërkesa për kredi pritet të jetë e lartë, si për financimin e investimeve, ashtu edhe për mbulimin e nevojave për likuiditet./ monitor

g.kosovari

Next Post
Spartak Braho pëson parainfarkt, shtrohet me urgjencë në spital

Deklarata e fortë e Brahos: Bandat shqiptare mbushin me lekë bankat e Zvicrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

March 3, 2026
Kosova pa kandidat për president/ Vetëm 72 orë nga skadimi i afatit kushtetues, Kurti ende nuk ka bindur opozitën

Kosova pa kandidat për president/ Vetëm 72 orë nga skadimi i afatit kushtetues, Kurti ende nuk ka bindur opozitën

March 3, 2026
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s nga Shkupi: Ambiciet bërthamore të Iranit përbëjnë kërcënim të madh për Evropën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s nga Shkupi: Ambiciet bërthamore të Iranit përbëjnë kërcënim të madh për Evropën

March 3, 2026
“Ktheji në flori, mos i fut lekët në tokë se prishen”, Franc Çopja orientoi “Eskobarin” shqiptar si t’i investojë paratë

“Ktheji në flori, mos i fut lekët në tokë se prishen”, Franc Çopja orientoi “Eskobarin” shqiptar si t’i investojë paratë

March 3, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Arsyet pse frikësohet PD nga debati për imunitetin e Belinda Ballukut

March 3, 2026
“Nuk jemi pjesë e luftës, por do të mbrohemi!”, Katari mohon përfshirjen në sulmet ndaj Iranit

“Nuk jemi pjesë e luftës, por do të mbrohemi!”, Katari mohon përfshirjen në sulmet ndaj Iranit

March 3, 2026
Sondë me kamera për të zbuluar lidhjet e paligjshme, kreu i UKT: Humbjet në rrjet, një ndër arsyet kryesore të mungesës së ujit

Sondë me kamera për të zbuluar lidhjet e paligjshme, kreu i UKT: Humbjet në rrjet, një ndër arsyet kryesore të mungesës së ujit

March 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, diplomati Bimo: Pse Turqia mund të jetë shënjestra e radhës në rivizatimin e hartave

Tensionet në Lindjen e Mesme, diplomati Bimo: Pse Turqia mund të jetë shënjestra e radhës në rivizatimin e hartave

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In