Stamboll, bombë rajonit të policisë dhe të shtëna ndaj konsullatës amerikane
Në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, ka shpërthyer dhuna. Një bombë në një rajon policie dhe të shtëna me armë jashtë konsullatës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë shkaktuar të paktën 7 persona të plagosur, 3 prej të cilëve janë policë.
Në sulmin ndaj konsullatës amerikane nuk ka të plagosur. Ata që sulmuan konsullatën u larguan kur policia iu kundërpërgjigj me zjarr, por njëri prej tyre është arrestuar.
Ndërkohë, agjencia e lajmeve Dogan thotë se dy nga personat që sulmuan rajonin e policisë në distriktin Sultanbejli janë vrarë.
Sulmet vijnë pas tensioneve që kanë shpërthyer mes Turqisë dhe rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).









