• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Stafeta në qeverinë Rama, çfarë thanë të ikurit dhe ministrat e sapozgjedhur

by A R
30/08/2017 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të pakta kanë qenë deklaratat që pasuan prezantimin e kabinetit të ri “Rama 2” pas së dielës që lamë pas. Megjithatë ka patur një sërë reagimesh nga ata që pritet të largohen pas dekretimit të qeverisë së re, por edhe të zgjedhurit.

Në përfundim të Asamblesë Kombetare ku edhe u komunikua kabineti i ri, interesi kryesor i gazetarëve u fokusua tek ata që largohen dhe që me gjasë pretendonin të merrnin sërish ndonjë dikaster.

Megjithatë, një pjesë e mirë e ministrave aktualë kanë preferuar heshtjen duke vijuar punën. I tillë është rasti i ministres Mimi Kodheli, e cila nuk ka komentuar largimin e saj nga Mbrojtja, por në rrjetet sociale vijon të njoftojë punën e FA-ve sa i përket luftës me zjarret.

Në përfundim të asamblesë, ministrat që mbetën pjesë e kabinetit edhe për mandatin e ardhshëm duket se iu shmangën komenteve për ri-emërim. Arben Ahmetaj iu drejtua gazetarëve vetëm me fjalët: Më lini të kaloj se do të më rrëzoni. Kjo referuar vështirësisë në të ecur pas aksidentit të disa javëve më parë.

Ndërkohë, ambasadori amerikan Donald Lu, ka nisur një sërë letrash në adresat e ministrave që pritet të lënë detyrën ku i falenderon për bashkëpunimin gjatë ushtrimit të detyrës.

Ja përmbledhja e reagimeve të këtyre ditëve pas prezantimit të “Rama 2”, kreut të Kuvendit dhe atij të Grupit Parlamentar të PS:


Të emëruarit

 Ditmir Bushati, ministër i Punëve të Jashtme: Është vlerësim për mua dhe besoj një thirrje për përgjegjshmëri më të madhe në ushtrimin e detyrës.

Pandeli Majko, ministër i Shtetit për Shqiptarët Jashtë Kufijve: Jam duke folur në telefon. Ooo jam i lumtur shumë (qesh) më lini të vazhdoj. Do flasim herë tjetër.

Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar: Do kemi mundësi të flasim!

Niko Peleshi, ministër i Bujqësisë: Sfidë e re, dimension i ri, agroenergji, ftesë e hapur për këdo që beson njelloj si unë te potenciali i fshatit dhe partneriteti urban-rural. O sot, o kurrë #bujqesiashqiptare #siguriaushqimore

Senida Mesi, Zv.Kryeministër, përmes një postimi në rrjetin social, së pari ka falënderuar ministrin e Jashtëm të zgjedhur sërish deputet në Shkodër, Ditmir Bushatin, por edhe vetë kreun e qeverisë, për besimin që i ka dhënë për postin e ri në kabinetin qeveritar. Ajo ka pohuar se tashmë është koha për të punuar. Ndëkaq, numri dy i qeverisë ka zgjedhur ndër të tjera të ndajë pjesë nga fjalimi madhështor i Gjergj Kastriotit në prag të vdekjes, teksa thekson për ata që duan të dinë më shumë.

Damian Gjiknuri, ministër i Energjitikës dhe Infrastrukturës: Asnjë koment!

Të larguarit dhe pretendentët

Saimir Tahiri, ish-ministër i Punëve të Brendshme: Suksese kolegëve! Rrugë e gjatë përpara.

Eglantina Gjermeni, ish-ministër i Zhvillimit Urban: Nuk jam e zhgënjyer jam e nderuar që kam qënë ministre. I uroj sukses ministrave të rinj.

Milena Harito, ish-ministër Shteti për Inovacionin: Privilegj i jashtëzakonshëm që pata nderin të vë eksperiencën time 20 vjeçare në Francë në shërbim të vendit. Shumë suksese qeverisë “Rama 2” në sfidat drejt.

/JAVANEWS/

Next Post
Trump nxjerr dhëmbët: Irani po “luan me zjarrin”

Trump: Të dialogosh me Korenë e Veriut nuk është zgjidhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj letër nga qelia: Turp që merresh me internime, nuk jam financues i protestave

Veliaj letër nga qelia: Turp që merresh me internime, nuk jam financues i protestave

November 4, 2026
Protesta para Kryeministrisë, studentët përplasen me Policinë! Efektivët hedhin gaz lotsjellës, shoqërojnë në Komisariat disa prej tyre

Protesta para Kryeministrisë, studentët përplasen me Policinë! Efektivët hedhin gaz lotsjellës, shoqërojnë në Komisariat disa prej tyre

November 4, 2026
Premier League/ Manchester City nën akuzë, kryeministri britanik reagon: Mos nxirrni konkluzione të përshpejtuara!

“Tani kemi një mundësi”- Kryeministri britanik Burnham reagon për zgjedhjet në SHBA: Çmimet e larta të jetesës ndikuan në rezultat!

November 4, 2026
Aksident dramatik në rrugën e vjetër Fier-Vlorë, përplasen mes tyre dy automjete! Një nga makinat godet këmbësorin, niset drejt spitalit i plagosur

Aksident dramatik në rrugën e vjetër Fier-Vlorë, përplasen mes tyre dy automjete! Një nga makinat godet këmbësorin, niset drejt spitalit i plagosur

November 4, 2026
“Një tjetër arritje e metodave bashkëkohore”- Ndërhyrja e suksesshme kirurgjikale te Trauma, Rama vlerëson ekipin mjekësor: Teknikë e avancuar

“Një tjetër arritje e metodave bashkëkohore”- Ndërhyrja e suksesshme kirurgjikale te Trauma, Rama vlerëson ekipin mjekësor: Teknikë e avancuar

November 4, 2026
“Dëgjoja djalin që thërriste ‘o ba’ dhe s’e ndihmoja dot!”- Banori rrëfen tmerrin nga shpërthimi në Elbasan: Më ra dera në kokë! Ku të vete tani…?

“Dëgjoja djalin që thërriste ‘o ba’ dhe s’e ndihmoja dot!”- Banori rrëfen tmerrin nga shpërthimi në Elbasan: Më ra dera në kokë! Ku të vete tani…?

November 4, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

“Uragani” blu i demokratëve i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme! Pse tani e quajnë “rosë e çalë”…

November 4, 2026
“Ditët më të vështira të jetës sime”- Portieri Owono thyen heshtjen pas ndërhyrjes vdekjeprurëse ndaj Miguel: Dhimbje të thellë për humbjen e tij!

“Ditët më të vështira të jetës sime”- Portieri Owono thyen heshtjen pas ndërhyrjes vdekjeprurëse ndaj Miguel: Dhimbje të thellë për humbjen e tij!

November 4, 2026
“Nuk e prisnim të ikte kaq shpejt”/ Miku i avokatit Saimir Vishaj rrëfen momentet e fundit: Ishte dobësuar shumë dhe…

“Nuk e prisnim të ikte kaq shpejt”/ Miku i avokatit Saimir Vishaj rrëfen momentet e fundit: Ishte dobësuar shumë dhe…

November 4, 2026
“Rusia po kërkon shumë”, Vance bën thirrje për bisedime direkte Moskë-Kiev

Pas disfatës në zgjedhjet e SHBA-ve, zv/presidenti Vance zbulon arsyen e humbjes: Shkak ishte lufta në Iran…!

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In