• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Stadiumi ri/ Rama: Arena Kombëtare, pikë kyçe e Tiranës, s’ka më biznese mesjetare

by Java News
01/07/2016 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I pranishëm në ambientet e mbetura të stadiumit Qemal Stafa, Kryeministri Edi Rama tha se fasada e stadiumit të vjetër do të ruhet dhe do të jetë pjesë integrale e Arenës Kombëtare. Kreu i qeverisë shtoi se stadiumi, nga një qendër biznesi mesjetare, ku kishin mbizotëruar prej dekadash lavazhet e gjithfarësoj mbeturinash, do të kthehet në një pikë kyçe të kryeqytetit. Arena Kombëtare, shtoi Kryeministri, është njëri ndër investimet që tregojnë se partneriteti publik privat, është rruga e duhur për të sjellë investime të rëndësishme.

“Stadiumi i Bozzios nuk është ky që kemi ne dhe qysh pasi ndaluan punimet për ndërtimin e tij në vitin 1943. Deri në ditët tona stadium ka pësuar një metamorfozë. I vetmi element që I ka shpëtuar është pikërisht kjo pjesëz ballore, ku përsëri ka patur ndërhyrje deformuese që fatmirësisht mund të eliminohen tani. Me këtë ndërhyrje restauruese dhe me ndihmën e këtij ekipi fiorentinësh e restauratorësh, ne do të kemi në fakt projektin që ka patur Gerardo Bozzio.

Jam shumë dakort edhe me sugjerimin e bërë nga arkitekti, është në fakt një nga ato gabimet e së shkuarës që nuk riparohen dhe i takon KKR të marri një vendim që sipas kushteve dhe mundësisë mund të ndërhyjë edhe në rikthimin në identet të pjesës jugore të sheshit i cili tashmë sot është zënë nga një objekt i papërshtatshëm për sheshin.

Hymë në listën e zexzë të UEFA me këtë stadium por fatmirësisht ne ja dolën në bashkëpunim me Federatën dhe Presidentin, që të adoptojmë stadiumin e Elbasanit. Por nuk është vetëm kjo por edhe se çfarë do të fitojë qyteti me këtë stadium të ri. Do jenë 4 hapësira tëq reja. Në dy anët e stadiumit, aty ku janë tribunat dhe një rrugë qorre, do të jenë dy sheshe të reja publike. Përvec kësaj stadium nga një qendër biznesi mesjetare, do të kthehet në një qendër publike dhe private e një jete që do të vazhdojë 7 ditë e 7 netë.

Atyre që u hodhën përpjetë se ne do ta kthenim në një qendër biznesi u them se kjo ka qenë faktikisht një qendër biznesi, por mesjetare, me lavazhe e garazhe e gjithfarë sojesh.

Të gjithë e pamë europianin, por unë pash dhe një gjë tjetër, sesi janë rindërtuar stadiumet e Francës, sesi janë transformuar stadiumet ku luajti kombëtarja, sesi ishin dhe sesi janë bërë para Europianit, kjo falë partneritetit publik privat.

Sot ne nuk nxjerrim asnjë kokërr leku nga buzheti i shtetit. Ndërkohë Federata fut paratë e Federatës, që është rreth 1/6 e stadiumit, ndërkohë që investitori privat, që gjej rastin ta falenderoj, kompania Alstars, sigurisht që do të ketë edhe pjesën e vet të përfitimit nga ky investim.- tha Rama./java/a.k

Next Post

Zbardhet e vërteta e vrasjes së 35-vjeçarit nga i biri në Roskovec

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com