• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Stadiumi i Shqipërisë / Ja pse kushton 50 milionë euro

by Java News
31/10/2015 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka qenë konsorciumi “MANICA Architecture” me “Progetto CMR”, si dhe arkitektët ekskluzivë të ekipit Italian “Serenissima Construction” që kanë fituar konkursin ndërkombëtar të projektimit dhe zbatimit të Stadiumit Kombëtar të Shqipërisë në Tiranë.

Stadiumi i ri parashikohet të ketë 22 mijë vende.

“MANICA Architecture” ka ofruar ekspertizën e saj në disa prej stadiumeve më të njohura jo vetëm në evropë por edhe në kontinentin e largët të Amerikës apo edhe në Kinën e largët. Disa prej veprave të tyre kanë të bëjnë pikërisht me stadiumin e “Los Angeles”, “VTB Arena Park”, “Workers Stadium”, “Camp Nou”, “Inter Milan Stadium”, “San Paolo Stadium”, “Wembley Stadium”, etj.

Sipas kategorizimit të UEFA-s, Stadiumi Kombëtar i Shqipërisë  i përket kategorisë 4, që përkon me atë më të lartën.

Stadiumi i ri do të zëvendësojë atë ekzistues”Qemal Stafa”, i ndërtuar fillimisht në vitin 1946 dhe i rinovuar më pas në vitin 1974. Sheshi i ndërtimit në të cilin do të ndërtohet stadiumi i ri përbëhet nga plot ​​36,000 m2. Kompleksi i ri do të përbëhet nga një sipërfaqe totale ndërtimi prej 43,000 m2 ku përfshihen 25,000 m2 të dedikuara për funksionet e stadiumit, 10,000 m2 për zyra dhe 8,000 m2 për qëllime komerciale. Ky stadium është parashikuar të jetë 22.000 vendësh dhe me të gjitha tribunat e mbuluara. Një risi dhe mbase elementi që e identifikon këtë stadium nga të tjerët në europë do të jetë kulla e lartë në anën veriore të stadiumit, që do të shfrytëzohet si restorant dhe studio televizive.

I projektuar si një strukturë e integruar dhe i klasifikuar në Kategorinë 4 sipas përcaktimeve të UEFA-s mbi stadiumet, ky kompleks i ri do të shndërrohet edhe në një element apo qendër të re sociale të Tiranës, teksa do të shfrytëzohet dhe përdoret si një godinë publike dhe në përdorim gjatë të gjithë vitit. Stadiumi Kombëtar i Shqipërisë është parashikuar të jetë gati në vitin 2018 dhe është vlerësuar se kushton rreth 50 milionë euro. (telesport)

Next Post

Basha: Dita e qametit ka ardhur, nuk kemi datë për nisjen e protestave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Polonia përgatit “ligjin para luftës”, masa të reja për ushtrinë dhe NATO-n pas mësimeve nga Ukraina

Polonia përgatit “ligjin para luftës”, masa të reja për ushtrinë dhe NATO-n pas mësimeve nga Ukraina

October 3, 2026
Kurti-Hamza mbyllin takimin pas gati 3 orësh, zbardhet kushti i PDK-së për presidentin

Kurti-Hamza mbyllin takimin pas gati 3 orësh, zbardhet kushti i PDK-së për presidentin

October 3, 2026
Nga skandali në SHISH, protesta, te kriza e opozitës, Ben Andoni: Jemi në një periudhë dekadence cinike dhe përbuzëse

Nga skandali në SHISH, protesta, te kriza e opozitës, Ben Andoni: Jemi në një periudhë dekadence cinike dhe përbuzëse

October 3, 2026
Dështimi i ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës në SHBA, e dënuara mbetet gjallë pas dy dozave, dorëhiqet kreu i burgjeve!

Dështimi i ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës në SHBA, e dënuara mbetet gjallë pas dy dozave, dorëhiqet kreu i burgjeve!

October 3, 2026
Trajneri i Finlandës shpjegon fitoren e pazakontë përballë Shqipërisë: Nuk fajësoj askënd

Trajneri i Finlandës shpjegon fitoren e pazakontë përballë Shqipërisë: Nuk fajësoj askënd

October 3, 2026
Ja notat e lojtarëve të Shqipërisë pas humbjes, kush dështoi dhe kush shkëlqeu ndaj Finlandës?

Ja notat e lojtarëve të Shqipërisë pas humbjes, kush dështoi dhe kush shkëlqeu ndaj Finlandës?

October 3, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

October 3, 2026
Trump rikthen premtimin për 5 mijë dollarë për çdo amerikan, ja çfarë do të ndodhë nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e nëntorit

Trump rikthen premtimin për 5 mijë dollarë për çdo amerikan, ja çfarë do të ndodhë nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e nëntorit

October 3, 2026
Berisha publikon pamjet nga Korça, qytetarët i kthehen ashpër: Pse nuk të ftoi ambasadori amerikan në pritje?

Berisha publikon pamjet nga Korça, qytetarët i kthehen ashpër: Pse nuk të ftoi ambasadori amerikan në pritje?

October 3, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com