• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Stadiumi i Shkodrës, FSHF akuzon Bashkinë: Vendim absurd

by A R
26/10/2015 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas votës negative në unanimitet nga Këshilli Bashkiak i Bashkisë Shkodër, ka edhe një reagim nga ana e zyrtarëve të FSHF-së. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Arben Dervishaj sqaron pretendimet e federatës dhe bën thirrje për këshilltarët shkodranë që të mendojnë për dëmin që i shkaktojnë qytetit të tyre me këtë votë. “Nuk dëmtohet federata, sepse ajo e ka një stadium, ka ‘Elbasan Arena’-n. Është Vllaznia dhe qyteti i Shkodrës që humbet shumë”, është shprehur ndër të tjera anëtari i Komitetit Ekzekutiv. “Nëse nuk miratohet marrëveshja, do të ndërpresim punimet, pasi pa para nuk mund të ndërtohet”.

Si e gjykoni mosmiratimin e marrëveshjes nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës?

Gjykoj që nuk e kanë parë marrëveshjen fare. Këshilli ka pasur një muaj kohë dhe ka marrë një vendim që për mua është absurd. Më duken krejtësisht qesharake arsyet e ngritura. Nuk mund të reagohet ditën e mbledhjes për pretendimet që ka, kur ka pasur kohë të mjaftueshme që të ngrinte të gjithë kërkesat e mundshme. Është një pengesë artificiale që i bëhet qytetit dhe klubit Vllaznia.

Pretendimi i këshilltarëve është që kërkesat e federatës janë të tejkaluara në lidhje me përfitimet nga organizimet e ndryshme…

Unë e kam sqaruar edhe kryetarin e Këshillit Bashkiak dhe këdo këshilltar. Ne kemi kërkuar që të gjitha ato aktivitete që i organizon FSHF (ndeshjet e ekipeve kombëtare të të gjitha niveleve, Superkupa e Shqipërisë, e cila mund të vendoset të luhet në Elbasan ose në Shkodër) janë e drejtë e federatës dhe t’i menaxhojë ajo. Ndeshjet e klubit shkodran nuk mund t’i organizojë federata, sepse stadiumi është i Vllaznisë. Ne po i japim atij klubi një investim prej rreth katër milionë eurosh. UEFA kërkon përfitimet tona, që po investojmë kaq shumë në këtë impiant, ndaj është krejtësisht normale që të kemi këto kërkesa.

Mbi kë bie ky vendim?

Dëmin më të madh nuk e ka federata, por klubi Vllaznia, i cili dënohet që të mos luajë në stadiumin e tij. Madje, nuk arrij ta kuptoj Bashkinë e Shkodrës mbi pretendimet që ngre, pasi është federata që e përcakton se ku duhet të luajë Kombëtarja, apo edhe se ku do të zhvillohet finalja e Superkupës së Shqipërisë. Këshilltarët janë atje për të mirën e Shkodrës dhe jo të federatës, por duhet të dinë se çfarë humbjeje po i shkaktojnë qytetit.

Në lidhje me mirëmbajtjen e stadiumit. Kush duhet t’i përballojë kostot?

Ne propozuam dy opsione për bashkinë. I pari ishte që ta merrte federata në përdorim stadiumin dhe të përballonte edhe kostot e mirëmbajtjes. Gjithashtu, federata do të mirëkuptohej me klubin Vllaznia që të luante ndeshjet e saj pa asnjë pagesë në impiant, siç ndodh me “Elbasan Arena”-n. Ose, varianti i dytë që u propozuam ishte që ta shfrytëzonin ata stadiumin, ta mirëmbanin sipas standardeve europiane dhe sa herë që do të kishte aktivitete të federatës, të zhvilloheshin me këto kushte. Shkodra zgjodhi variantin e dytë. Dërguam një marrëveshje, për të cilën morëm edhe një përgjigje dhe në bazë të saj e riformatuam edhe një herë kontratën.

Çfarë ndryshon me afatet e përfundimit të impiantit?

Fondet tona në UEFA nuk mund të disbursohen pa marrëveshjen me Bashkinë e Shkodrës, ndaj presim një mbledhje sa më të shpejtë të këshillit. Në të kundërt, nëse nuk ka një të tillë (kam marrë një konfirmim nga kryetari i këshillit për një mbledhje urgjente në javën e ardhshme) që javën e ardhshme do të ndërpriten punimet. Pa para, nuk mund të ndërtohet.

PANORAMA SPORT

Next Post

Vendimi gjykatës: Ina Rama kthehet në Gjyqësor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
Braçe paralajmëron: Nëse “Pasqyrë Albania” nuk funksionon, unë i pari do ta thyej

Braçe paralajmëron: Nëse “Pasqyrë Albania” nuk funksionon, unë i pari do ta thyej

September 11, 2026
Gjergj Luca hap nesër kompleksin e tretë “Fish City”, këtë herë në Apoloni të Fierit

Gjergj Luca hap nesër kompleksin e tretë “Fish City”, këtë herë në Apoloni të Fierit

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Parku i Liqenit me syte nga qielli dhe SPAK

Parku i Liqenit me syte nga qielli dhe SPAK

September 11, 2026
“Nuk e pret Amerika”, Ngjela zbulon çfarë fshihet pas vizitës së Berishës në SHBA

“Nuk e pret Amerika”, Ngjela zbulon çfarë fshihet pas vizitës së Berishës në SHBA

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com