• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Stadiumi i boshatisur teksa fliste Berisha, drejtuesit politikë të PS: Stadiumi i ri që shanin deri dje u kthye në gropën ku u mboll foltorja!

by Java News
15/04/2023 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesit Politikë të Partisë Socialiste në qarqe kanë reaguar pas publikimit të pamjeve që tregonin braktisjen që i bënë takimit të Sali Berishës në stadiumin Air Albania, qytetarët dhe demokratët.

Për Damian Gjiknurin, drejtues politik i PS në Elbasan, pamjet e stadiumit të boshatisur tregojnë se ku është katandisur revolucioni “nongrata”.

“Më qartë se kaq nuk ka! Ja ku është katandisur “revolucioni non grata”! Gropa e boshllëkut ka përpirë foltoren.
Nuk ka sot njeri në Shqipëri e jashtë saj që se ka kuptuar se koha e Sali Berishës dhe Ilir Metës ka perënduar.
Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj për të refuzuar përfundimisht kthimin mbrapa. Askush nuk mund ta marrë peng e as ta tërheqë zvarrë Shqipërinë për interesat e veta personale apo zgjidhur hallet me drejtësinë”, shkruan Gjiknuri teksa publikon videon e stadiumit të boshatisur.

Për drejtuesin politik të PS në Fier, Taulant Balla, stadiumi i boshatisur teksa Berisha mbante fjalën e tij, është gropa ku prehet foltorja, lëvizja politike e tij.

“E mbani mend si akuzonte non grata se Air Albania po bëhet me paratë e krimit dhe të drogës dhe premtonte se do ta shembte sa te vinte ne pushtet?! Por kur turpin nuk e njeh dhe gënjeshtrës e shpifjes i ke bërë zbor, vjen një moment që Foltoren që e linde aty ku pështyje, sot falimentoi si mos më keq pa hyrë akoma në përballjen e 14 Majit. Live nga gropa ku prehet Foltorja”, shkruan Balla.

Belinda Balluku, drejtuese e qarkut Dibër shkroi: Ekrane, fanfara, autobuzë edhe kartona që i bëjnë hije liderit të madh që të çon vetëm në rrugën e vulëhumburve. Pamje nga gropa ku u mboll Foltorja.

Drejtuesi politik i qarkut Tiranë Erion Veliaj publikoi në twitter videon e stadiumit të boshatisur nga qytetarët duke shkruar:

S’do ju kete pelqy stadiumi, se s’ka shpjegim tjeter ‍♂️✌️.

Bledi Çuçi, drejtues politik i Qarkut Berat shkruan se “shqiptarët nuk janë budallenj të shkojnë pas dy hijeve të së shkuarës”.

“Kurrë më mbrapa!⛔️Pamjet sot nga gropa ku u mboll Foltorja”, thekson Çuçi.

Sipas Ulsi Manjës, drejtues politik i Lezhës, populli si gjykatës i pagabueshëm i bëri sot gjyqin Sali Berishës, pikërisht në vendin ku ai bënte karshillik, në stadium.

“Eh si ta gjen populli gropën kur do me ta humb farën Sali! Foltorja jote u fundos bash aty ku lindi – në stadium Arena! Populli si gjykatës i pa gabueshëm e kish marrë me kohë vendimin për ty Sali por sot ta lexoi aty ku ti bëre karshillëk – në stadium! E nëse verdiktin e popullit se ke kuptu as sot, ne do të dëgjojmë popullin që na kërkon të vazhdojmë VETËM PËRPARA, KURRË MË MBRAPA!”, shkroi Manja./m.j

https://javanews.al/wp-content/uploads/2023/04/Berisha.mp4
Next Post
Seks në shtëpinë e BBVIP? Zhaklina flet troç: Ja pse i kërkova Kiarës dhe Luizit të kryenin mrrëdhënie

Seks në shtëpinë e BBVIP? Zhaklina flet troç: Ja pse i kërkova Kiarës dhe Luizit të kryenin mrrëdhënie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In