• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Stadiumi “Adem Jashari” është ende larg standardeve të UEFA-s

by Java News
24/02/2017 07:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

UEFA e ka dhënë dritën e gjelbër për stadiumin “Adem Jashari”, për të zhvilluar ndeshjet ndërkombëtare. Shtëpia evropiane e futbollit, nuk e sheh problem sigurinë në Mitrovicë, por institucionet e Kosovës duhet të investojnë për ta përgatitur stadiumin, me standardet që kërkohen, në mënyrë që klubet kosovare do të mund të luajnë në arenën ndërkombëtare.

Por, gjendja aktuale e stadiumit të Mitrovicës, as për së afërmi nuk i plotëson kriteret që kërkohen, ku pothuajse çdo gjë është e prishur, si brenda e po ashtu edhe jashtë.

Mungon ndriçimi për rreth stadiumit, tribuna VIP është e demoluar, shiu që ka rënë ka shkaktuar dëme në muret dhe shkallët e stadiumit, madje ka depërtuar edhe në teshatore, e ku dëmet janë të konsiderueshme.

Njëra ndër pikat e dobëta, është edhe pastërtia, ku vërehet në momentin që i ofroheni stadiumit, i cili nuk i ngjan aspak një impianti sportiv.

Sporti në KTV, të hënën ka vizituar nga afër Stadiumin Adem Jashari, që më së paku i ngjan stadiumi.

Për të gjitha këto prishje dhe shkatërrime në stadium, nënkryetari i klubit të Trepçës, Besim Haxhiu, ka fajësuar kompaninë “Kaëa Group”, që sipas tij nuk i ka kryer punët në mënyrë cilësore.

Në fund të qershorit të këtij viti, janë paraparë të zhvillohen ndeshjet e garave evropiane të ekipeve të Kosovës.

Haxhiu është pesimist se në “Adem Jashari” punët do të kryhen brenda kohës së paraparë, në mënyrë që klubet kosovare të luajnë në arenën ndërkombëtare.

Në anën tjetër, drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Ibër Alaj, ka deklaruar për Kohavisionin, se ende nuk dihet se kur do të nisë renovimi i dytë e as shuma që do të investohet, por ai beson se do ta kryejnë me kohë.

Me 1 mars, zyrtarët e UEFA-s do ta vizitojnë “Adem Jasharin” dhe do të japin vërejtjet e tyre, se çka duhet të përmirësohet më së largu deri në fund të muajit qershor.

Alaj premton se nuk do të ndodhë ajo që tashmë ka ndodhur pas investimeve të para.

Në stadiumin që në shikim të parë nga jashtë, i ngjan mbledhjes së mbeturinave, janë investuar rreth 1 milion euro, në kohën kur stadiumi ishte nikoqir i ndeshjeve miqësore të Kosovës, në vitin 2014. (b.an)

Next Post
Sigurimet që nuk paguhen, KLSH: Borxhet vijojnë rritjen në 2015-n, arrijnë në 76 mln euro

VENDIMI+ TABELA/ Fshat dhe qytet, sa do të jetë pensioni minimal pas 1 marsit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

April 12, 2026
Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

April 12, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Presidenti Begaj uron nga Korça: Gëzuar Pashkën, të bëhemi më solidarë me njëri-tjetrin!

April 12, 2026
Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

April 12, 2026
Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

April 12, 2026
Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

April 12, 2026
Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

April 12, 2026
Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

April 12, 2026
Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

April 12, 2026
Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In