• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Stadiumi 974 që do të çmontohet pas turneut/ Planet e Katarit për një kampionat botëror neutral ndaj klimës

by Java News
02/12/2021 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“The Big O” quhej dikur me simpati stadiumi në Montreal, i ndërtuar për Lojërat Olimpike Verore të vitit 1976. Sot në metropolin kanadez atë e quajnë “Big Owe”. Për më shumë se 30 vjet janë derdhur 264 milionë dollarë kanadezë në ndërtimin dhe mirëmbajtjen komplekse të stadiumit me strukturën ekstravagante të çatisë.

Pas lojërave stadiumi përdorej rregullisht nga ekipet e bejsbollit dhe futbollit me qendër në Montreal. Por ata janë larguar prej kohësh nga qyteti, kështu stadiumi pjesën më të madhe të kohës mbetet si elefanti i bardhë (që shkakton vetëm shpenzime). I stërmadh, i përdorur rrallë, i kushtueshëm për t’u mirëmbajtur.

Jo vetëm në Montreal stadiumet pa një funksion të vërtetë gllabërojnë pafundësisht para. Të tillë “elefantë të bardhë” gjenden në shumë nga vendet mikpritëse të lojërave olimpike apo të kampionateve botërore të futbollit, një numër i madh në Afrikën e Jugut, mikpritëse e Kampionatit Botëror 2010. Për kampionatin e parë në kontinentin afrikan ato u ndërtuan në shumë vende, ku nuk qe aspak e nevojshme.

Stadiumi 974 në Katar

Edhe Katari mund të ketë një ditë “elefantë të bardhë”. Në 2022 në këtë shtet të vogël në shkretëtirë do të zhvillohet kampionati botëror i futbollit. Prej vitesh aty ndërtohen stadiume të reja për këtë megaevent. Stadiume, në kantieret e të cilave punojnë në kushte katastrofike punëtorë kryesisht nga Nepali, Pakistani apo Bangladeshi, dhe që pas kampionatit mund të mos kenë më funksion.

Por shteti i Gjirit Persik, i kritikuar fort për shkak të kushteve të punës dhe vdekjeve të shumta në kantieret e stadiumeve, dëshiron të tregojë se mund të bëjë edhe ndryshe dhe prezanton një stadium, i cili mund të çmontohet tërësisht pas turneut dhe përbëhet nga materiale të ricikluara dhe sërish të përdorshme.

“Stadiumi 974”, i emërtuar sipas kodit telefonik ndërkombëtar të Katarit dhe numrit të anijeve, që transportuan një pjesë të madhe të materialit për ndërtimin e stadiumit, do të çmontohet pas Kampionatit Botëror në Katar dhe do të rindërtohet diku tjetër. Kjo është ideja e Katarit, i cili e reklamon stadiumin si “inovacion” në aspektin e të punuarit në përputhje me klimën dhe ambientin.

“Një lëvizje e zgjuar propagandistike”

Stadiumi 974 do të jetë një nga tetë stadiumet, ku do të luhen 64 ndeshjet e Kampionatit Botëror nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor 2022. “Nëse shikoni kritikat për të gjitha stadiumet e mëdha, që janë ndërtuar nëpër botë dhe më pas nuk janë përdorur, atëherë ky është si të thuash i dobishëm”, thotë Zeina Khalil Hajj për DW. Por aktivistët e klimës me fokus Lindjen e Mesme shohin te ky projekt edhe një “lëvizje të zgjuar propagandistike” nga vendi me emetimet më të larta të CO2 për frymë në botë.

“Kjo nuk do të thotë se ata janë ndotësi më i madh në botë. Kjo vetëm do të thotë, se kanë një detyrim dhe luajnë një rol të rëndësishëm”, shpjegon Hajj. “Ata kanë përgjegjësi si komb i pasur. Dhe duhet të japin kontributin e vet. Kjo do të thotë, që duhet ta ndryshojnë sjelljen si konsumatorë. Por ajo që bëjnë në vend të kësaj, është e gjithë kjo makineri propagandistike”

Një kampionat neutral për klimën?

Bodour Al Meer e kundërshton këtë: “Katari është një vend i vogël, me zhvillim të shpejtë dhe përgatitja për kampionatin ka përshpejtuar planet tona kombëtare të zhvillimit”, thotë kryetarja e komitetit organizativ në përputhje me mjedisin. “Vizioni që kemi për vendin tonë, është harmonia mes rritjes ekonomike, zhvillimit social dhe mbrojtjes së mjedisit.”

Në këtë kontekst Katari dhe FIFA shpallën kampionatin e parë botëror neutral ndaj klimës në histori. Dokumenti përkatës përmban reduktimin e emetimeve, stadiume me efikasitet energjetik dhe rrugë të shkurtra transporti. Në dokument theksohet gjithashtu se “emetimet e mbetura pashmangshmërisht duhet të kompensohen”.

“Greenwashing” – kompensim në vend të shmangies

Të gjitha synime per t’u përshëndetur”, thotë Phillip Sommer nga Deutsche Umwelthilfe (Organizata Ndihma Gjermane për Mjedisin). Por të kompensosh “emetimet e pashmangshme” duke mbjellë një milion pemë, siç ka premtuar Katari, në vend që të përdorë energjinë e diellit ose të erës për ftohjen e shtatë prej tetë stadiumeve (stadiumi 974 nuk ftohet) dhe furnizimin me rrymë elektrike, nuk mund të quhet “mbrojtje mjedisi.” “Është një lloj greenwashing vetëm për të kompensuar”, thotë Sommer për DW.

Ftohja e stadiumeve kërkon shumë energji, prandaj turneu është shtyrë pesë muaj për të shmangur vapën përvëluese të verës. Megjithatë pritet që Katari në nëntor dhe dhjetor të vazhdojë përdorimin e ajrit të kondicionuar nga lëndët djegëse fosile në stadiumet e hapura, si dhe në qendra tregtare, tregje dhe përgjatë trotuareve me kalimtarë.

“Ata duhet të kalojnë tërësisht në energjitë e ripërtëritshme. E gjithë rryma dhe ajri i kondicionuar duhet të mundësohen nga energjitë e ripërtëritshme”, thotë Sommer. “Dhe nëse ndërtojnë sisteme të reja energjetike me këtë rast, sigurisht që ato mund të shfrytëzohen më vonë për popullsinë atje.”/ DW

g.kosovari

Next Post
AstraZeneca aplikon për leje urgjente në BE / EMA: Vaksina e tretë mund të lejohet…

Mpiksja e gjakut pas vaksinimit me AstraZeneca, shkencëtarët zbulojnë shkakun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi: Shqipëria nuk e ka sot emrin tek shtetet themeluese të Bordit të Paqes prej Ramës! Nuk iku në Davos se…

Bardhi: Shqipëria nuk e ka sot emrin tek shtetet themeluese të Bordit të Paqes prej Ramës! Nuk iku në Davos se…

January 22, 2026
21 janari/ Balla-Berishës: Pa u zbardhur përgjegjësia jote, PS nuk do të tërhiqet kurrë

21 janari/ Balla-Berishës: Pa u zbardhur përgjegjësia jote, PS nuk do të tërhiqet kurrë

January 22, 2026
Kuvendi miraton me 110 vota pro ratifikimin e marrëveshjes së Bordit të Paqes/ PD voton “me kokën poshtë dhe dorën lart”

Kuvendi miraton me 110 vota pro ratifikimin e marrëveshjes së Bordit të Paqes/ PD voton “me kokën poshtë dhe dorën lart”

January 22, 2026
“Siguria ushqimore, prioritet kombëtar”/ Ministri Salla prezanton Drejtoreshën e re të Përgjithshme të AKU

“Siguria ushqimore, prioritet kombëtar”/ Ministri Salla prezanton Drejtoreshën e re të Përgjithshme të AKU

January 22, 2026
Kontrollet në banesa e biznese, Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e Arbër Veliajt

Apeli prish vendimin/ GJKKO i dënoi me 23 vite burg dy kokat e grupit për vjedhje të 15 mln € përmes Call Center-ave

January 22, 2026
Rast shokues/ Fëmija humb syrin pasi u puth nga një i afërm me herpes, mjekët japin alarmin

Rast shokues/ Fëmija humb syrin pasi u puth nga një i afërm me herpes, mjekët japin alarmin

January 22, 2026
Tensione në Parlament, replika mes Berishës dhe deputetes Mila: Do pendohesh për atë kokë që lëviz

Tensione në Parlament, replika mes Berishës dhe deputetes Mila: Do pendohesh për atë kokë që lëviz

January 22, 2026
Morën apartamente me qira për prostitucion në Tiranë, arrestohen 3 kolumbiane, procedohen 2 shqiptare

Morën apartamente me qira për prostitucion në Tiranë, arrestohen 3 kolumbiane, procedohen 2 shqiptare

January 22, 2026
Mbyllet seanca për Ballukun në GJK / Qeveria dhe Kuvendi: Ka imunitet deputeti; SPAK: S’ka konflikt kompetencash!

Mbyllet seanca për Ballukun në GJK / Qeveria dhe Kuvendi: Ka imunitet deputeti; SPAK: S’ka konflikt kompetencash!

January 22, 2026
Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump

Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In