• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Stacioni Ndërkombëtar për Studimin Hënor do të jetë një shembull i ri për bashkëpunimin hapësinor

by A R
27/04/2021 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë më parë u zhvillua në Nankin të Kinës aktiviteti i promovimit të Stacionit Ndërkombëtar për Studimin Hënor, i organizuar bashkërisht nga Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës dhe Korporata Shtetërore Hapësinore e Rusisë.

Në këtë aktivitet Kina dhe Rusia publikuan deklaratën e përbashkët për bashkëpunimin në ndërtimin e Stacionit Ndërkombëtar për Studimin Hënor.

Ekspertët janë të mendimit që Stacioni Ndërkombëtar për Studimin Hënor do të jetë një tjetër projekt i madh i njerëzimit mbi eksplorimin hapësinor dhe do të nxitë zhvillimin e shpejtë të teknologjisë hapësinore dhe përparimin e përbashkët të njerëzimit.

Në këtë deklaratë shprehen besimi dhe vendosmëria e Kinës dhe Rusisë në bashkëpunimin në fushën e kërkimeve hënore dhe hapësinore. Zv.kryetari i Komitetit të Transportit Hapësinor pranë Federatës Ndërkombëtare të Astronautikës dhe studiues në Institutin e 2-të të Shkencës dhe Teknologjisë Hapësinore të Kinës, Yang Yuguang, është i mendimit që Kina dhe Rusia plotësojnë njëra-tjetrën në eksplorimin hënor.

“Veçantia kryesore e Rusisë është që ajo ka histori shumë të gjatë dhe përvojë shumë të pasur në eksplorimet në Hënë. Rusia ka epërsi të rëndësishme në shumë teknologji përkatëse. P. sh. në fluturimet hapësinore me astronautë, Rusia ka përvojën e qëndrimit më të gjatë të njeriut në hapësirë. Ndërsa për sa i përket Kinës, ne kemi arritje dhe përvojë në eksplorimin në anën e pasme të Hënës. Kjo është një bazë shumë e rëndësishme për bashkëpunimin tonë. Në të ardhmen, mund të presim që të dy vendet të plotësojnë njëri-tjetrin dhe të nxisin bashkëpunimin e gjithanshëm,” tha Yang Yuguang.

Në deklaratë është vënë në dukje qartë që stacioni ndërkombëtar për studimin shkencor të Hënës do të jetë i hapur për të gjitha vendet, organizatat dhe partnerët ndërkombëtarë që dëshirojnë të marrin pjesë në planifikimin, projektimin, kërkim-zhvillimin, zbatimin dhe menaxhimin e këtij stacioni. Të gjitha format e bashkëpunimit mirëpriten në të gjitha fazat e projektit dhe në të gjitha nivelet e misioneve përkatëse. Yang Yuguang-u u shpreh që ky do të jetë një shembull i ri i bashkëpunimit hapësinor të njerëzimit.

“Tani projekti më i madh i bashkëpunimit ndërkombëtar të njerëzimit në fushën e kërkimeve kozmike është Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar, i cili drejtohet nga ShBA-ja e Rusia dhe ku marrin pjesë 16 vende në projektet përkatëse shkencore. Në të ardhmen, Kina dhe Rusia do të drejtojnë ndërtimin e Stacionit Ndërkombëtar për Studimin Hënor dhe mirëpresin pjesëmarrjen e vendeve të tjera. Mund të merret me mend që, pas Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, ky do të jetë një tjetër projekt ndërkombëtar i eksplorimeve hapësinore me pjesëmarrjen e shumë vendeve, që do të vazhdojë t’i sjellë përfitime mbarë njerëzimit,” vuri në dukje Yang.

Në korrik 2020, Kina dhe Rusia vendosën zhvillimin e bashkëpunimit lidhur me Stacionin Ndërkombëtar për Studimin Hënor. Në mars 2021, të dy vendet nënshkruan memorandumin për ndërtimin e përbashkët të Stacionit Ndërkombëtar për Studimin Hënor, duke nisur bashkëpunimin lidhur me këtë stacion ndërkombëtar. Sipas planit të të dy vendeve, në të ardhmen do të publikohet harta e rrugës për zbatimin e këtij projekti dhe do të përcaktohet procesi i pjesëmarrjes së vendeve të tjera ose organizatave ndërkombëtare.

Next Post
Marrëveshja për territorin e Kosovës/ Kurti e përjashton Edi Ramën por sërish e ngacmon

Pse Albin Kurti është i vetmi lider sot, që nuk e uron dot kryeministrin e Shqipërisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

March 17, 2026
Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

March 17, 2026
Niazi Jaho: Masat e sigurisë, një hap i vonuar, por i nevojshëm nga Gjykata e Lartë

Niazi Jaho: Masat e sigurisë, një hap i vonuar, por i nevojshëm nga Gjykata e Lartë

March 17, 2026
“Nuk e dimë nëse është i gjallë lideri suprem”, çfarë deklaroi Trump në javën e tretë të luftës

Corriere della Sera: Vietnami i Donald Trump!

March 17, 2026
Miratimi i rezolutës për Iranin, Hasani: Shqipëria në krah të aleatëve në mbrojtje të sigurisë

Miratimi i rezolutës për Iranin, Hasani: Shqipëria në krah të aleatëve në mbrojtje të sigurisë

March 17, 2026
Zbulohet rrjeti i fshehtë i përgjimeve ruse në Vjenë, antenat që shqetësojnë Perëndimin

Zbulohet rrjeti i fshehtë i përgjimeve ruse në Vjenë, antenat që shqetësojnë Perëndimin

March 17, 2026
“Territorialja”/ Balla: Presim përgjigje deri në darkë. Boçi: Mos jepni ultimatume, jemi parti autonome

Pr/rezoluta kundër Iranit, Balla kritikon PD-në: S’dolët dot nga interesi i vogël për një protestë pa krye

March 17, 2026
“Do të nisesha me biçikletë nga Gjermania”, Ervin Skela: Ëndërr të jem trajner i kombëtares

“Do të nisesha me biçikletë nga Gjermania”, Ervin Skela: Ëndërr të jem trajner i kombëtares

March 17, 2026

Europrospects: Rasti i Veliajt dhe reforma në drejtësi, provë për besueshmërinë e BE-së për shtetin e së drejtës

March 17, 2026
VIDEO / Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin sponsorizues të terrorizmit. Dënohen edhe Hezbollah e Garda Revolucionare

VIDEO / Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin sponsorizues të terrorizmit. Dënohen edhe Hezbollah e Garda Revolucionare

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In