• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Stacionet” e Shqipërisë drejt integrimit në BE, objektiv mbetet mbyllja e 3 kapitujve të tjerë deri në shkurt të vitit 2027! Ja hapat dhe fazat

by A. Q
26/08/2026 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dëshira e shqiptarëve për t’u anëtarësuar në BE është e madhe, por procesi i plotësimit dhe vlerësimit të detyrave po ecën me ritme jo të shpejta.

Edhe pse gatishmëria ishte që brenda vitit të mbylleshin disa kapituj, me presidencën irlandeze, sipas burimeve të “A2” brenda mazhorancës qeverisëse, pritet që në dhjetor kapaku t’i vihet vetëm kapitullit 31.

Nëse merret drita jeshile, përmbyllet edhe grupkapitulli i 6, që ka të bëjë me politikën e jashtme të Shqipërisë. Për këtë pjesë, nga Brukseli është pranuar që në krye të herës se Tirana zyrtare nuk ka asnjë problem me këtë sektor.

Ndërsa me “trenin irlandez” rruga drejt Brukselit nuk kishte ritëm, Shqipëria po shpreson që në Presidencën Lituaneze, në 6-mujorin e parë të 2027, të paktën të mbyllë dy kapituj në shkurt. Kurse për kapitullin 19 “Politikat Sociale dhe Punësimi”, si dhe 32 “Kontrolli Financiar”, të mbahet konferenca ndërqeveritare në muajin e dytë të 2027.

Shqipëria mbylli në korrik të këtij viti 3 kapituj nga 33 në total. Pavarësisht kësaj ecurie, kryenegociatorja shqiptare është e sigurt se në 2028 nis shkrimi i Traktatit të Anëtarësimit, vit në të cilin Italia merr presidencën e Unionit.

Përpos tryezave ndërqeveritare dhe plotësimit të kushteve nga ana e Shqipërisë, qeveria po shpreson që edhe modeli i ri i zgjerimit i KE-së ta përshpejtojë integrimin, deri tek bërja kurban e vetos apo komisionerit.

Next Post
“Nuk i përulim kokën askujt”, Erdogan: Turqia nuk tërhiqet përballë kërcënimeve -

Nuk i përulim kokën askujt, Erdogan: Turqia nuk tërhiqet përballë kërcënimeve -

Comments 1

  1. ccc says:
    2 months ago

    Me kete ritem jo ne 2027 po as ne 2030 nuk mbyllen kapitujt, lere pastaj ratifikimin e traktatit te pranimit nga vendet anetare. Si gjithmone BE nuk zhgenjen me zvarritjet e tij.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com