• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Stabilizim-Asociimi/ Opozita ankohet në Strasburg për 11 majin e SPAK, Balla: Zgjedhjet konkurruese, të vendosur për të hyrë në BE

by B K
18/06/2025 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debatin për zgjedhjet e 11 majit, opozita dhe mazhoranca e zhvendosën në Strasburg në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit. Në emër të qeverisë, ministri i Shtetit, Taulant Balla tha se Shqipëria është më e përgatitur se kurrë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.

Ndalur te zgjedhjet, Balla tha se sipas opinionit të vëzhguesve ndërkombëtar 11 maji ishte konkurrues dhe u menaxhua me profesionalizëm. Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi shigjetoi SPAK, duke thënë se nuk pati asnjë rezultat për të parandaluar krimet zgjedhore.

“Nga 20 shkurti 2025, pak para zgjedhjeve e deri në përfundim, rezultoi që jo vetëm prokurorët e SPAK nuk u panë më në terren për krimet zgjedhore por nuk pati asnjë rezultat për të parandaluar krimet zgjedhore. Nëse rezultatet e këtyre hetimeve i marrim në 2030, nuk ndihmon as në ndikimin as në parandalimin e krimeve zgjedhore. Pyetja ime për Komisionin Europian është, “Na duhen rezultate konkrete apo na duhet të kemi në letër strategji të bukura që qëllimin mund ta kenë pozitiv, por në realitet nuk sjellin asgjë?”-tha Bardhi në fjalën e tij.

Jorida Tabaku tha se Kuvendi nuk ka qenë në gjendje të bëjë një reformë të plotë elektorale dhe se nuk janë zbatuar rekomandimet e OSBE-ODIHR.

“Më vjen keq të them që për 12 vitet e fundit parlamenti nuk ka qënë në gjendje të bëjë një reformë të plotë elektorale dhe ka të bëjë me vullnetin politik”, tha Tabaku.

Përgjigjen e mori nga Taulant Balla, i cili shprehu gatishmërinë për të nisur me punën nga shtatori.

“Ritheksojmë nevojën për të filluar në shtator dhe vijuar me reformën elektorale. Në reformën tjetër duhet të kemi dispozita në kodin elektoral për nënyrën se si zgjidhen anëtarët e Parlamentit Europian”, tha Balla.

Ky takim dy ditor do të ketë në qendër të vëmendjes së diskutimeve integrimin e Shqipërisë në veçanti zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Të Drejtat e njeriut, Shteti ligjor, Ekonomia, Media dhe Pakicat janë 5 pikat që do të diskutohen mes palëve, si pjesë e procësit të integrimit që ka nisur vendi ynë.

Detyra e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri janë shqyrtimi i të gjitha aspekteve të marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë dhe në veçanti, zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Komiteti mblidhet dy herë në vit, një herë në Tiranë dhe një herë në Bruksel ose Strasburg.

Anëtarët e Komitetit (pala shqiptare dhe ajo e BE-së) diskutojnë tematika që kanë të bëjnë me Shtetin Ligjor, Korrupsionin, Përshtatjen e Politikës së Jashtme me atë të BE, si dhe miratojnë rakomandimet. Rekomandimet do të konsiderohen të miratuara nëse marrin mbështetjen e shumicës së anëtarëve të delegacionit të Parlamentit Evropian dhe të delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë, të pranishmëm në takim.

Next Post
Çfarë e bindi Trump të ndryshojë qëndrim ndaj Iranit, ethet e luftës përçajnë MAGA-n

Çfarë e bindi Trump të ndryshojë qëndrim ndaj Iranit, ethet e luftës përçajnë MAGA-n

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com