• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Stabilizim-Asociimi në Strasburg/ Përfaqësuesja e KE mesazh: SPAK është institucioni më i besueshëm në vend, ruani pavarësinë e tij!

by B K
18/06/2025 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Sigrid Brettel përfaqësuesja e Komisionit Europian në mbledhjen e Komisionit të Stabilizim-Asociimit në Strasburg ka theksuar në fjalën e saj rëndësin e Reformës në Drejtësi. Nga ana tjetër ai ka thënë se SPAK është institucioni më i besueshëm në Shqipëri duhet të ruhet pavarësia e tij.

“Kemi 4 grupkapituj të hapur dhe jemi në prag të 5-tit, jemi në një moment të paprecedent jo vetëm nga pala e Shqipërisë, por edhe nga BE. Ecuria për sundimin e ligjit ka qenë kyçe për ta bërë këtë gjë e në veçanti, është vijimësia e reformës në drejtësi si dhe rezultatet e mira të SPAK. Shqipëria nuk duhet të lërë mënjanë nevojën që ka për të vijuar reformat në sundimin e ligjit, për të përmbushur të gjitha ato standarde krahasuese dhe tranzitore dhe këtu puna e Kuvendit është kyçe. Në shtator dhe tetor me legjislaturën e re presim të ketë një sërë paketash legjislative duke përfshirë këtu për punën antikorrupsion, konfliktin e interesit, median, drejtësinë, paketën ligjore për anëtarët jo magjistratë të KLGJ-së dhe KLP-së. Ju e dini se çfarë pritet prej jush. Presim që këto gjëra të trajtohen me legjislaturën e re. Reforma në drejtësi të jetë një proces i pakthyeshëm, arritjet të ruhen, por të konsolidohen, të ruhet pavarësia e SPAK.SPAK është institucioni më i besuar në vend, dhe dua të theksoj rolin kyç që ka luajtur ky institucion për negociatat. Një tjetër çështje me rëndësi është lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës. Fokusi këtu duhet të jetë në fuqizimin e zinxhirit të sundimit të ligjit dhe zbatimit duke nisur nga BKH-ja, specializimet e ndryshme, por edhe integriteti dhe kapacitetet e policisë. Liria e medias, mbrojtja e gazetarëve duhet të fuqizohen, pavarësia e transmetuesit publik, pluralizëm dhe transparenca e financimit të mediave.Misioni i ODIHR na dha një panoramë për zgjedhjet. Aspekti pozitiv i zgjedhjeve ishte vota e diasporës, por edhe bashkëpunimi midis SPAK, KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Për përdorimin e administratës dhe burimeve shtetërore nga partia në pushtet, janë gjëra që janë shprehur në raportin e ODIHR, Komisioni po e ndjek nga afër këtë gjë dhe i shikojmë këto mangësi nga afër dhe po ndjekim gjithashtu rinumërimin në Tiranë dhe Fier.Inkurajojmë autoritetet shqiptare që rekomandimet e ODIHR duhet të merren patjetër parasysh. Afatet janë ambicioze por të arritshme me punë dhe vullnet nga të gjitha palët.”-tha Brettel

Next Post
Për kosovarët injorantë, që mbështesin Iranin….

Për kosovarët injorantë, që mbështesin Iranin....

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania nis kthimin e të dënuarve shqiptarë, 13 të burgosur riatdhesohen dhe 15 vrasës presin transferimin

Britania nis kthimin e të dënuarve shqiptarë, 13 të burgosur riatdhesohen dhe 15 vrasës presin transferimin

August 23, 2026
Rama ultimatum drejtuesve: Nuk arritët objektivat, jepni dorëheqjen!

Rama ultimatum drejtuesve: Nuk arritët objektivat, jepni dorëheqjen!

August 23, 2026
Alarmi për 2027! El Nino mund të jetë më i fuqishmi i regjistruar, meteorologët paralajmërojnë vitin më të nxehtë në histori

Alarmi për 2027! El Nino mund të jetë më i fuqishmi i regjistruar, meteorologët paralajmërojnë vitin më të nxehtë në histori

August 23, 2026
Evropianët po mbajnë gjithnjë e më shumë para cash në shtëpi, frikë nga lufta dhe sulmet kibernetike

Evropianët po mbajnë gjithnjë e më shumë para cash në shtëpi, frikë nga lufta dhe sulmet kibernetike

August 23, 2026
Beteja e Ali Këlcyrës për njohjen e bektashinjve si komunitet fetar më vete në vitin 1923

Beteja e Ali Këlcyrës për njohjen e bektashinjve si komunitet fetar më vete në vitin 1923

August 23, 2026
Vrasja e turistit portugez, 13 persona dalin sot para Gjykatës së Sarandës! Policia blindon tre qytete…

Vrasja e turistit/ Dëshmia e turkes që u kap për përkrahje të autorit: S’kisha dijeni që Sokrat Vata ishte në makinë

August 23, 2026
Irani sfidon Trumpin për sanksionet e reja: Do të dështojnë!

Irani sfidon Trumpin për sanksionet e reja: Do të dështojnë!

August 23, 2026
Franca dhe Gjermania forcojnë mbështetjen për Ukrainën! Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Franca dhe Gjermania forcojnë mbështetjen për Ukrainën! Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

August 23, 2026
VIDEO/ 5 orë në pritje jashtë rezidencës në Pogradec, i moshuari: Dua ta përqafoj njëherë Ramën!

VIDEO/ 5 orë në pritje jashtë rezidencës në Pogradec, i moshuari: Dua ta përqafoj njëherë Ramën!

August 23, 2026
Takimi i socialistëve në Pogradec, zbardhen porositë e Ramës për lokalet 2027: Dua emra të pastër

Takimi i socialistëve në Pogradec, zbardhen porositë e Ramës për lokalet 2027: Dua emra të pastër

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com