Arlind Ajeti një ditë më parë konfirmoi marrëveshjen me St.Gallenin, përmes një postimi në Facebook, mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i klubit zviceran.
Ata kanë mohuar të kenë nënshkruar me mbrojtësin kosovar të Kombëtares shqiptare.
“Arlind Ajeti nuk ka nënshkruar kontratë me ne. Klubi dhe Ajeti e njohin njëri tjetrin, prandaj Ajeti nuk është lojtar i moshës dhe pozitës që na intereson”, ka deklaruar Daniel Last, zëdhënës i St.Gallenit për Tagblatt.ch.










