• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Shtëpia e lindjes që u shndërrua në “klinikën e vdekjes”/ Nga influenca ruse në Shqipëri, tek 35 këshilltarët sovjetikë që ristrukturuan Sigurimin e Shtetit pas 1949-ës

by Java News
25/06/2022 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana është një ndër destinacionet që edhe pse pak të njohura nga të huajt në pjesën më të rëndësishme të saj, njihet për muzetë që ofron. Muzeu Historik Kombëtar, Muzeu Arkeologjik, Bunk Art 1 dhe Bunk Art2 ishin disa prej ndalesave tona por një ndër atraksionet më të rëndësishme për çdo vizitor vendas e të huaj, që na rrëfen e na njeh me të kaluarën e errët të sistemit komunist është dhe muzeu “Shtëpia e Gjetheve”, që ndodhet në qendër të kryeqytetit.

Një koleksion i rrallë objektesh, dëshmish që ruan gjurmët e transformimit të Shqipërisë, përgjatë viteve të sistemit komunist, kohës së ndërtimit të marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore për të ardhur deri në ditët sot.

Ndërtuar prej vitit 1931, kjo është ajo që ruan sot “Shtëpia e gjetheve.  Dikur një shtëpi e lindjes ku vetë mbretëresha Geraldinë solli në jetë djalin e saj, Leka Zogu për t’u shndërruar më vonë  në një “klinikë të vdekjes pasi vitet e regjimit komunist e shndërruan atë në një shtëpi torturash, vuajtjesh dhe përgjimesh.

Me nismën e mjekut të shquar shqiptar nga Pogradeci, Jani Basho për të ndërtuar një rrjet spitalor pas ardhjes së tij nga Austria, kjo godinë, në kohën e monarkisë fillimisht ka pasur funksionin e një klinike obstetrike.

Drejtoresha e muzeut “Shtëpia e Gjetheve”, Etleva Demollari, na njeh më shumë me historinë që ky muze mbart.

E ndarë në 9 sektorë dhe 31 dhoma “Shtëpia e Gjetheve”, mban detaje të historisë së Shqipërisë nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore e në vazhdim përgjatë periudhës  së regjimit të  diktaturës komuniste.

Nga rreth 2000 objekte dhe pajisje të ekspozuara nga periudha e bashkëpunimit të Shqipërisë me Bashkimin sovjetik, 68% prej tyre janë pajisje përgjimi që vijojnë të ruhen ende në këtë muze.

Por, cila ishte influenca e ish-Bashkimit Sovjetik në vitet ‘47 pas triumfit në Luftën e Dytë Botërore, (vendosës i komunizmit në Europë), në Shqipëri dhe si u ristrukturua institucioni i Sigurimit të Shtetit përmes ndikimit që patën këshilltarët sovjetikë deri ne vitet 1961 kur Tirana zyrtare shkëputi marrëdhëniet diplomatike me aleatin e saj më të madh deri në atë kohë (BS), Rusinë.

Një udhëtim në kohë dhe një rend kronologjik i të gjithë këtyre ngjarjeve  na vjen e ndërtuar dhe zbulohet duke kaluar në korridoret e këtij muzeu që përmbushin dhe funksionin ndërlidhës ndërmjet dhomave të këtij ambienti historik.

Në vitin 2020 “Shtëpia e Gjetheve”, është vlerësuar me çmimin “Muzeu” të Këshillit të Evropës./shqiptarja.com

Next Post
Sjell fitime marramendëse/ Nga Shqipëria në Kolumbi e SHBA, si funksionon trafiku i paligjshëm i ngjalave: Prangosen 49 persona

Sjell fitime marramendëse/ Nga Shqipëria në Kolumbi e SHBA, si funksionon trafiku i paligjshëm i ngjalave: Prangosen 49 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje e ashpër në det/ Kuba vret 4 persona në motoskafin amerikan: Kishin synime terroriste

Përplasje e ashpër në det/ Kuba vret 4 persona në motoskafin amerikan: Kishin synime terroriste

February 26, 2026
E drejta e informimit, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

Ambasadori i OSBE: 70% e rrjeteve kriminale në Shqipëri rekrutojnë të miturit përmes rrjeteve sociale

February 26, 2026

Cilin politikan simpatizojnë më shumë shqiptarët?

February 26, 2026
Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

February 26, 2026
Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

February 26, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Nga protesta te qeverisja: A mjaftojnë pesë propozime për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza?

February 26, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

Humbi gjyqin në Dubai, ekstradohet sot Durim Bami. Katër akuzat e SPAK që e presin

February 26, 2026
Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

February 26, 2026
Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

February 26, 2026
Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In