• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sqarohet Bylykbashi: Ja çfarë do të thotë “listë e hapur” sipas nesh

by A R
01/10/2020 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas Partisë Demokratike, propozimi i tyre për listat e hapura i jep mundësinë zgjedhësve që të bëjnë në mënyrë të plotë renditjen e kandidatëve që votojnë.

Ish-deputeti Oerd Bylykbashi u shpreh gjatë emisionit “Opinion” këtë të enjte se opozita është për lista të hapura 100%. Sipas propozimit të PD-së lista duhet të jetë në mënyrë alfabetike dhe jo e përcaktuar nga partia.

“Deklarimi publik ka qenë në emër të opozitës që lista duhet të jenë 100 të hapura. Pra hapja duhet të jetë e vërtetë. Ajo që u kalua në Kushtetutë nuk jep listat të hapura. Duhet që në propozimin tonë lista të jetë e hapura 100% që zgjedhësi të ketë mundësi për renditjen e plotë dhe të lirë me votë të kandidatëve. Propozimi jonë thotë që kandidatët të jenë të renditur në mënyrë alfabetike. Nuk ka renditje të përcaktuar nga partia, por është alfabeti”, tha Bylykbashi.

Përfaqësuesi i opozitës në Këshillin Politik, u shpreh se zgjedhësit do të votojnë një emër në fletën e partisë. Kryqi që një zgjedhës vendos për emrin e kandidatit shkon edhe për partinë sipas Bylykbashit. Nëse një zgjedhës vendos dy kryqe në kandidatë të ndryshëm, atëherë vota sipas tij do të llogaritet vetëm për partinë.

“Në këtë rast varet nga fletët e votimit, do të jetë e nevojshme të mjaftoi vetëm kandidatin nëse emrat janë në listë. Në momentin kur zgjedhësi vë kryqin te kandidati vota shkon edhe për partinë. Nëse vendosen dy kryqe për dy kandidatë të ndryshëm, i shkon vetëm partisë”, tha Bylykbashi.

Por si do të bëhet llogaritja e votave që janë fituar nga partia dhe kandidatët?

“Në fund do të ketë një numër votash që do të jenë vetëm të partisë dhe një numër votash i mbledhur nga kandidatë të veçantë. Totali i mbledhur sëbashku jep numrat e votave të partisë. Le të themi që ka fituar pesë mandate, atëherë të gjithë kandidatët do të renditen nga ai me shumë vota, tek ai me më pak vota”, tha Bylykbashi.

Ish-deputeti u shpreh se nuk ka mundësi që të ndodhë që të votohet vetëm për një emër në listë. Kjo pasi për zona të ndryshme zgjedhore do të ketë kandidatë dhe garë.

Bylykbashi u shpreh se lista e votimit do të jetë e ndarë për 12 qarqe.

Next Post
“S’ka mandat të tretë për kryeministër”/ Basha premton ndryshim të Kushtetutës: Të kthejmë Parlamentin me dy dhoma

Premtimet për çeqe dhe bonuse / Basha: Ku do t'i gjeja fondet nëse do të isha kryeministër!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In