• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sqarimi i KMSH: Ekrani u vendos në qendër, që besimtarët të ndiqnin faljen

by A R
02/09/2017 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë thotë se ndihet i prekur nga lajmet mbi mbulimin e shtatores së Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skënderbut gjatë ceremonisë se faljes së Namazit.

Agron Hoxha, drejtori për Marrëdhëniet me Publikun dhe Median, bisedoi shkurtimisht në telefon me gazetën “Illyria” në SHBA dhe radion “Kosova” në Kosovë.

-Përse ka debat me tone të ashpra për mosshfaqjen apo mbulimin e shtatores së Gjergj Kastriot Skënderbeut gjatë faljes së namazit? Çfarë komenti keni ju lutem?

-Agron Hoxha: “Askush nuk ka pasur qëllim mbulimin e monumentit! Tribunën e faljes ne e vendosim pranë xhamisë së Et’hem Beut. Dëgjoni”?

-Po, po dëgjoj. Vazhdoni!

-Agron Hoxha: “Në një farë mënyre ajo falje i referohet një ceremonie që bëhet në xhami. Pjesëmarrja është shumë e madhe dhe mbushet i gjithë sheshi. Pjesa më e madhe nuk e shohin dot, sepse ajo nuk duket aty, prandaj dhe vendosim një ekran për transmetim me kamera”.

-Ka qenë një veprim për arsye teknike, po thoni?

-Agron Hoxha: “Dëgjoni, edhe tribuna që u bë për hapjen e sheshit nga bashkia, në disa kënde nuk dukej “Skënderbeu”. Plus, ka pasur një ekran 5-6 metra më lart se sa e vendosëm ne. Pra, ashtu siç e kishte vendosur edhe vetë bashkia”.

-Pa paragjykuar, pamjet tregojnë hera-herës mbulimin e shtatores, ndaj një shpjegim duhet.

-Agron Hoxha: “Po, madje, unë ju dërgoj edhe fotografitë e “Skënderbeut”. Pjesa më e madhe e sheshit ishte qartësisht e dukshme. Ne vetëm vendosëm një ekran në një pikë qendrore që të shihej në të gjitha anët”. /b.d

Next Post
Grabitje me armë në Tiranë, merret xhiro ditore e karburantit te ‘Myslym Shyri’

Maskat grabisin me armë karburantin në Vlorë, marrin xhiron ditore dhe largohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com