• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sqarimi i autoriteteve: Çfarë do të ndodhë me ata që u kanë skaduar taksat dhe kolaudimi

by A R
08/04/2020 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrolli teknik i automjeteve vazhdon të jetë i mbyllur për shkak të pandemisë të koronavirusit. Por nëse data e kontrollit teknik të automjeteve ka qenë gjatë ditëve kur shërbimi i SGS-së ka qenë i mbyllur për shkak të emergjencave, qytetarët janë të detyruar të qarkullojnë pa bërë kolaudimin dhe nuk do të gjobiten.

“Për kontrollin teknik të mjetit, qytetarët duhet të interesohen te subjekti SGS. Nëse data juaj e kontrollit teknik ka qenë gjatë ditëve kur shërbimi ka qenë i mbyllur (13 Mars e tutje), mund të vijoni me qarkullimin e mjetit derisa të rinisë plotësisht shërbimin SGS e ku do orientoheni për orarin tuaj dhe datën e re të kontrollit teknik. Për sa kohë shërbimi është i mbyllur për kontrollin teknik, nuk do ketë gjobë të kontrollit teknik vjetor”, informoi për kontrollin teknik të mjeteve Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor.

Kontrolli teknik i makinave kryhet nga subjekti privat SGS dhe në faqen zyrtare të kompanisë prej datës 16 mars është njoftuar se për shkak të masave të rrepta të detyrueshme dhe vendimeve të marra nga autoritetet në situatën e përhapjes së COVID-19, qytetarët nuk mund të qarkullojnë me mjete në rrugë, pra nuk mund të vijnë në qendrat e kontrollit.

“Deri në një njoftim të dytë, qendrat e kontrollit teknik do të jenë të mbyllura. Duke dërguar mesazh email në adresën sgsautoalbania@sgs.com, do të merrni një mesazh përgjigje të menjëhershme me informacionet më të përditësuara mbi operimin e qendrave të kontrollit”, sqaron kompania SGS.

Por qytetarët të cilët i drejtohen kompanisë për shërbim, për shkak të përfundimit të afatit të kontrollit vjetor, pas datës të nxjerrjes të njoftimit nga SGS ju komunikohet automatikisht elektronikisht se kontrolli teknik do të vazhdojë të mos operojë deri në një njoftim të dytë.

Si do të paguhet taksat e makinave

Nga ana tjetër më herët Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit rrugor sqaroi për qytetarët se taksat për makinat deri në një njoftim të dytë do të paguhen online, nëpërmjet platformës e-Albania.

Me ndryshimet ligjore se taksat nuk paguhen në afat aplikohet një kamatvonesë (0,06% për ditë vonese), por jo gjobë. “Për të lehtësuar pagesën e qytetarëve, përveç portalit e-albania ku taksa paguhet online, hapëm sportelet me rezervim për NSHRAK dhe Durrës, ndërsa për degët rajonale nuk ka nevojë për rezervim”, sqaroi Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor.

Te të dyja sportelet sipas drejtorisë të Transportit shërbimi nuk ofrohet pa kryer më parë rezervimin online. Ndërsa në rrethe shërbimi ofrohet nga degët rajonale si:Fier, Elbasan, Dibër, Sarandë, Vlorë, Berat, Korçë, Shkodër, Laç dhe Kukës. Në rrethe shërbimi nuk ka nevojë për rezervim. Shërbimi për qytetarët dhe bizneset ofrohet nga e hëna deri të shtunën, në fashën e orareve 07:00 deri në 12:30.

Sipas kësaj drejtorie taksat mund të paguhen dhe përmes bankës duke plotësuar formularin dhe duke marrë faturën e taksës te ne: https://www.dpshtrr.al/covid-19/pagesa-taksave-vjetore

Next Post
FOTO / Provokon prezantuesja shqiptare, “harron” koronavirusin dhe shfaqet thuajse e zhveshur në emision

FOTO / Provokon prezantuesja shqiptare, "harron" koronavirusin dhe shfaqet thuajse e zhveshur në emision

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

March 30, 2026
Kush do t’i bashkohet Sali Berishës? SHBA gati listën e re të “non grata”-ve, përfshihet edhe Shqipëria

Zbulohet dokumenti: PD pagoi 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr Berishës non-gratën

March 30, 2026
Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

March 30, 2026
Vota e diasporës, PS: Të shtyhet afati vetëm për emigrantët që janë refuzuar

Sanksione deri në përjashtimin e subjekteve në zgjedhje, zbardhet drafti për financimin e partive

March 30, 2026
E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In