• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sqarimet e SPAK për mosprekjen e Berishës fyejnë qëndrimet zyrtare të SHBA

by Mero Baze
25/11/2022 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Drejtuesi aktual i SPAK Arben Kraja është përpjekur të mbaj një distancë nga ato që ai i quan ndërhyrje të ndërkombëtare në axhendën e hetimit të SPAK, në funksion të justifikimit të mos-hetimit të Sali Berishës. Në intervistën e tij të sotme zoti Kraja vë theksin tek pavarësia e prokurorëve në objektin e punës së tyre dhe në të njëjtin kontekst thotë se nuk ka marrë udhëzime nga ndërkombëtarët për hetime.  Këtu ka vend për dy sqarime.

E para SPAK nuk mund të marrë udhëzime as nga të huajt as nga shqiptarët pasi e dimë që është institucion i pavarur, por ai është një institucion hetimi i ngritur në kuadrin e Reformës në Drejtësi për të cilën është modifikuar Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe i është lejuar SHBA dhe Bashkimit Evropian të jenë mbikëqyrës dhe aprovues të disa hallkave të drejtësisë. Për këtë arsye qëndrimet dhe rekomandimet e SHBA dhe BE ndaj Reformës në Drejtësi dhe axhendës së hetimeve nuk janë ndërhyrje por detyrim i tyre. SHBA ka deklaruar se Reforma në Drejtësi në Shqipëri është interes kombëtar i SHBA.

E dyta që lidhet me pikën e parë është se autoritetet më të larta zyrtare në SHBA, përfshi zyrtarë special të SHBA që merren me Shqipërinë sic është zoti Escobar, i kanë kërkuar drejtpërdrejt drejtësisë shqiptare të hetoj Sali Berishën si person i shpallur nga SHBA “Person a non grata” për korrupsion madhor, bashkë me familjarët, si minues i demokracisë dhe shantazhues i sistemit të drejtësisë. Ky është përcaktim zyrtar në dizajnimin e Sekretarit të Shtetit për Sali Berishën dhe familjen e tij të korruptuar. SPAK i cili ndërmerr hetime dhe nga indice nga shtypi i ditës, nuk e ka parë të udhës të konsideroj indice dizajnimin e Sali Berishës Liri Berishës Argita Berishës dhe Shkëlzen Berishës si të korruptuar për shkak të përdorimit të pushtetit dhe së paku ti nënshtroheshin hetimit pasuror sic është bërë me Ylli Ndroqin apo me ish kryeprokurorin Adriatik Llala, që janë shpallur “a non grata”.

Pra nuk ka nevojë që SHBA apo BE të ndërhyj në prokurori dhe nuk e kanë në kulturën e tyre ndërhyrjen. Ato e kanë bërë publik Berishën dhe familjen e tij si objekt hetimi dhe kanë kërkuar zyrtarisht që ai të hetohet. Fyerja që përpiqen ti bëjnë eksponent të hetimit në Shqipëri, institucionit të dizajnimit “ a non grata” me arsyetimin banal që “duan fakte”, është dhe më e rënd , pasi hetimi niset për të gjetur fakte dhe nuk priten fakte, që të nis hetimi.
Akoma më e rënd është situata kur një tjetër shtet perëndimor me reputacion të paqortueshëm në drejtësi siç është Britania e Madhe e ka shpallur Sali Berishën peson “a non grata” për lidhjet e tij kriminale në politikë, në një letër të detajuar me akuza për të dhe rreth 14 bashkëpunëtorë të tij kriminelë.

Përsëri nuk ka asnjë proces hetimit të nisur ndaj tij. Nuk po flas marrje të pandehur apo të shpallur fajtor por nisje hetimi. Dy shtetet më të mëdha dhe më serioze të botës, dy drejtësitë më të certifikuara të botës si të paanshme, e kanë shpallur atë hajdut dhe njeri me lidhje kriminale. Nuk di se çfarë indice për hetim kërkon më drejtësia shqiptare. Bëhet fjalë për një nejri që ka vrarë në mes të bulevardit, është vetlavdëruar që ka vrarë dhe akoma e sot e kësaj dite, asnjë prokuror nuk e ka marrë në pyetje për informacion dhe ta pyes : “Ore pse vrave?”. Dhe akoma më keq nuk e di pse vazhdojnë të fyejnë dhe poshëtrojnë perëndimin më keq se sa Sali Berisha, duke përdorur retorikën e tij të “fakteve” që duhet tua sjell dikush. A hua se këta që ne kemi në krye të hetimit, i kemi drejtor arkivash e jo prokurorë.

Perëndimi nuk shpërndan udhëzime për hetime. Perëndimi e ka hetuar dhe ndëshkuar Sali Berishën SHBA ka kërkuar zyrtarisht të respektohet standardi i saj i hetimit ndaj Sai Berishës. SPAK nuk e ka bërë. Të tjerat janë justifikime të dobëta. Berisha i ka më të mira se sa vet SPAKU, justifikimet për mos prekjen e tij.

Next Post
“Premtimet e Berishës dhe Metës, qesharake”/ Hila: A ia arriti qëllimit protesta!

Pakti Berisha-Meta nuk ‘ngjit’, inatin ia ‘nxjerrin’ SHBA-BE, Ramës e Bashës

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Mero Baze, ke bërë një zbërthim të saktë e llogjik të gjithë punës së kamufluar të SPAK të drejtuar nga skuthi hipokrit dhe i koruptuar Arben Kraja.
    Nderkohë, nuk mund të lë pa thënë që, këtu është edhe “loja” me dy standarte e ambasadores SHBA zonja Juri Kim, e cila, tjetër thotë, dhe tjetër bën, duke e transformuar SPAK-un, në një zyrë thjesht evidencuese, dhe jo hetuese e zbuluese, të veprimtarisë kriminale.
    Janë këthyer thjesht në zyrtare autokrate, duke u këthyer në burokrate hipokritë.
    Nuk është ky SPAK që dëshiron populli shqiptar, i cili është një dështim zhgënjyes në opinionin publik.
    Pa denuar Sali Berishen, shpirti i popullit shqiptar nuk gjen qetesi.
    Nuk e kuptojmë këtë lojë dyfytyrëshe dha të pacipë të SPAK-ut të drejtuar e kontrolluar nga zonja Juri Kim.
    Zonja Kim, keni deshtuar plotesisht me SPAK-un.
    Nuk ju nderon.
    Pritshmeritë tona, ishin të mëdha për figurën tuaj.
    Ju dolët një zhgënjim për ne shqiptaret.
    Qënkeni një Fatkeqesi për shqiptaret ju zonja Kim.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In