Nga Kreshnik Spahiu
Sali Berisha nuk do arrestohet apo dënohet dot nga prokuroria dhe gjykata për këto tre arsye:
1- Sepse ka kaluar afati 10 vjeçar i parashkrimit penal. Kodi Proçedural Penal nuk lejon proçedimin e një subjekti që ka kryer veprën penale korrupsion aktiv apo pasiv dhe shpërdorim detyre 10 vjet më parë.
2- Sepse Partia Sicialiste e dorëzoi qëllimisht denoncimin në Prokurori pas 9 vjetësh që erdhi në pushtet. DMTH në kufijtë e afateve penale, për ta penguar drejtësinë.
3- Edhe po u ndryshua ligji, s’ka efekt prapaveprues. Ligji i ri s’mund të ketë efekt për vepra penale të kryera 10 vjet më parë.
Ja pse Rama dhe Berisha bëjnë teatër dhe lojë politike duke i hedhur hi syve amerikanëve, ndërkombëtarve por edhe shqiptarve.
Ata të dy kanë marrëveshje për të mos e prekur njëri-tjetrin.