Media ruse, Sputnik, ka raportuar se ministri i Jashtëm, Sergey Lavrov, është shtruar në spital në Bali të Indonezisë, aty ku do të kryesojë delegacionin e Rusisë në samitin e radhës së G20-s.
Megjithatë, nuk zgjati shumë minuta dhe Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka reaguar menjëherë duke rrëzuar kto pretendime si të pavërteta.
“Jam këtu në Indonezi me Sergey Lavrov. Po lexojmë lajmet dhe nuk po iu besojmë syve, teksa po raportohet se është shtruar në spital. Natyrisht, ky është një lajm i rremë i klasit të lartë”, tha ajo.
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, është një prej personave më të afërt dhe më të besuar të liderit të Kremlinit, Vladimir Putin.
/a.r