• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Sputnik: Ja pse shqiptarët janë më të fuqishëm se serbët

by Aalison Pearse Stevens
29/07/2016 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” ka analizuar sipas mënyrës se saj lobimin e shqiptarëve në Amerikë dhe arritjen e mbështetjes së Uashingtonit zyrtar për pavarësinë e Kosovës.

Kjo agjenci kritikon Serbinë për mungesë të lobit të fuqishëm në SHBA, duke theksuar se shqiptarët qysh në shekullin e 19-të kanë nisur të mendojnë për këtë formë të përkrahjes.

“Zyrtarët kosovarë në vitin 1999 për herë të parë angazhuan një shtëpi lobuese në Amerikë, dhe sot e asaj dite kanë marrëveshje për përfaqësim, marrëveshje kjo që deri me tash tri herë është ripërtërirë dhe ligjërisht është valide deri në vitin 2017”, shkruan “Sputnik”, transmeton lajmi.net.

Nenad Vasiq, bashkëpunëtor shkencor i Institutit për politikë ndërkombëtare dhe ekonomi dhe autori i trilogjisë për lobim, thotë se kjo çfarë kanë bërë kosovarët është krejtësisht normale dhe nuk ka asgjë të pazakontë.

“Është e njohur se lobimi është legjitim dhe valid si në interesin personal ashtu edhe në atë shtetëror dhe nacional”, thotë Vasiq.

Sipas tij, shembulli më i mirë i lobimit të fuqishëm është rasti i Kosovës, që sipas tij, me ndihmën e lobistëve amerikanë, para se gjithash, ka arritur pavarësinë.

Dhe kjo nuk është e gjitha, pasi që sipas Vasiqit, shqiptarët edhe sot shumë seriozisht i përdorin shtëpitë e lobimit për arritjen e qëllimeve të tyre, transmeton lajmi.net.

“Lobimi është punë e shtrenjtë”, thuhet në analizën e “Sputnikut”, kështu që angazhimi i lobistëve kushtin nga 350 mijë deri në 500 mijë dollarë në vit, plus pagesat e udhëtimeve dhe shpenzimeve të telefonit.

Shqiptarët, thotë Vasiq, shumë herët e kanë kuptuar fuqinë e lobimit, kështu që emra të njohur të lobimit kanë nisur t’i angazhojnë qysh në fund të shekullit 19-të.

“Megjithatë, nga ajo kohë e deri tek kjo e sotme që kanë arritur shumë, janë nisur në fundit të viteve të 80-ta, kur një delegacion i lartë amerikan aso kohë vizitoi Kosovën.

Në atë delegacion ishte Antala Lantosh, më vonë i njohur si lobist shqiptar, i cili në vitin 1990 organizoi konferencën e parë për të drejtat e njeriut në Jugosllavi, me theks të veçantë në Kosovë”, shkruan “Sputnik”.

Kësaj konference, thekson Vasiq, i kishte parapri vizita e senatorëve dhe kongresistëve amerikanë, në mesin e të cilëve ishte edhe Rober Doll, themelues i lobit amerikano-shqiptar, i cili më vonë u bashkuar me presidentin Bill Clinton.

Sa u përket serbëve, “Sputnik” shkruan se lobi atyre nuk ju shkon për dore. “Ashtu si Millosheviqi në vitet 90-ta, njëjtë edhe opsionet demokratike të cilat menaxhuan me Serbinë pas vitit 2000 nuk mësuan çfarë do të thotë lobi i mirë.

Kështu ndodhi që Serbia të jetë i vetmi vend nga ish Jugosllavia që as sot zyrtarisht nuk ka grup lobimi në Amerikë”, shkruan portali rus, cituar nga Express. (b.an)

Next Post

Opozita parlamentare, nuk ka më asnjë sens opozitar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In