• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’pres asnjë ftesë nga Basha”, Patozi nis përgatitjen e zgjedhjeve: Bashkëpunojmë me këdo që kërkon hapjen e listave

by Ardit Rada
26/06/2020 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka folur sëfundmi për situatën politike në vend dhe përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme.

Lidhur me marrëveshjen që është arritur për Reformën Zgjedhore ai u shpreh se opozita nuk pranoi që të hapte listat, një kërkesë kjo e mijëra qytetarëve, dhe tregoi dhe njëherë tjetër se ka frikë nga vota lirë.

Patozi refuzoi që të fliste lidhur me ndryshimet që po ndodhin në PD, ndërsa shtoi se nuk pret asnjë ftesë nga Lulzim Basha, as për koalicion me të. Ai la të kuptohej se më parë mendon koalicionin me Edi Ramën, sesa atë me Lulzim Bashën, i cili sipas tij ka bërë çmos për moshapjen e listave.

“Unë mendoj që jo vetëm nuk garantohet vota e lirë, por nuk garantojnë asgjë të mirë për të ardhmen e Shqipërisë, dhe dakordësimi është një turp që duhet ta mbajnë ata që e kanë gatuar. Përmes marrëveshjes që kanë nënshkruar, kanë ruajtur status quon e tyre, pa ndryshimin e sistemit politik dhe hapjen e listave, nuk mund të ketë Reformë.

Qytetarët duhet të kenë rolin e tyre në demokraci, Shqipërinë e kanë marrë sot peng vetëm tre persona, që e detyrojnë popullin të votojë vetëm për ta, lista e hapur është më minimalja që mund të bëhet. PD dhe Lulzim Basha nuk ka thënë asnjë fjalë për listat e hapura, dhe Edi Rama ka thënë që mua për vete nuk më pëlqen, por që ne nuk e shmangim debatin, kjo është historia.

Shumë gjëra në këtë vend janë vendosur për 5 minuta, siç ishin ndryshimet Kushtetuese të 2008, dhe ka mbetur peng vendi në 12 vite, i një gabimi që është bërë që prej asaj kohe. Unë i përkas Bindjes Demokratike, dhe nuk është etike që unë të flas për një çështje që u takon demokratëve. Ju thoni nëse do bëhet dasmë, dhe na sjellin ftesë a do shkojmë a jo.

Në radhë të parë duhet që të bëhet dasma, unë as nuk dua ftesë dhe as nuk pres ftesë. Nuk kam se çfarë pres nga Lulzim Basha, jam gati të humbasë muaj të tërë me një qytetar, sesa me një njeri që është për ruajtjen e status-quos. Ne jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë me çdo formacion, qoftë edhe të shoqërisë civile, që janë për hapjen e listave”, u shpreh Patozi në Fax Web.

/e.rr

 

Next Post
Saharaja ‘pushton’ Amerikën, autoritetet: Situata është serioze, duhet të mbani maskë

Saharaja ‘pushton’ Amerikën, autoritetet: Situata është serioze, duhet të mbani maskë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

March 30, 2026
Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

March 30, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Kurti zbardh takimin me Macron: Integrimi, siguria dhe mbrojtja në fokus të bisedimeve

March 30, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

March 30, 2026
Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

March 30, 2026
Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

March 30, 2026
“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

March 30, 2026
Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 30, 2026
Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In